PD rekord të zi në Gjirokastër, 13 për qind në Bashki

18 Maj 2025, 19:03Politika TEMA

PD rekord të zi në Gjirokastër, 13 për qind në Bashki

 

Mbyllet procesi i numërimit të votave të diasporës për Qarkun e Gjirokastrës, duke i dhënë Partisë Socialiste besimin maksimal dhe një rezultat historik, ndërsa Partisë Demokratike një rezultat fatal në Bashkinë e Gjirokastrës me 13.8 për qind — një rekord i panjohur më parë.

Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro, falënderoi votuesit e Qarkut duke theksuar: “I madh besimi, por akoma më e madhe përgjegjësia e secilit prej nesh në këtë mandat, për të kthyer në vepra, investime e shërbime për çdo banor, në fshat apo në qytet, e për çdo shqiptar, votën besimplotë e të palëkundur për Partinë Socialiste.”

Në Qarkun e Gjirokastrës, socialistët morën 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Lini një Përgjigje