‘Diella fenomen botëror', konkurroi Angelina Jolie, Rama: Ministrja e Prokurimeve Publike nuk do të veprojë e pavarur

11 Dhjetor 2025, 13:31Politika TEMA
‘Diella fenomen botëror', konkurroi Angelina Jolie, Rama:

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.

Ai e krahasoi me aktoren Angelina Jolie, kjo për shkak të bujës që bëri ndërkombëtarisht, por u ndal edhe tek reagimet skeptike në lidhje me ministren e parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale në botë.

“Faktikisht, sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun. Të gjithë e keni dëgjuar, edhe të gjithë e kanë dëgjuar Diellën, sepse Diella është bërë një fenomen botëror dhe është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në gjithë botën, ka arritur të konkurrojë në një moment në kohë Angelina Jolie dhe nga ana tjetër, me siguri keni dëgjuar edhe të gjithë skeptikët lidhur me hyrjen e Diellës në këtë proces. Skeptikët sipas të cilëve, algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit", u shpreh kryeministri Rama.

4 Komente

  1. E
    Emigranti

    Po gomarlleqet e tua jane fame boterore ,asnje nuk dyshon per kete i korruptuar

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !-':;,?!

      Problemi eshte se Angelina Jolie ka trurin e vet qe e komandon vete. Truri i Dielles kontrollohet nga instruksione programimi. Nese duam qe nje tender ta fitoje X-i , shkruajme disa instruksione dhe e komandojme Diellen qe pavaresisht nga dokumentacioni , fitues i tenderit del X-i. Atehere Diella del para popullit dhe komunikon vendimin " transparent " : " Fitues i tenderit eshte X-i "....!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. h
      hajduti i Ali Babes

      Kjo besohet se Diella nuk do te veproje e pavarur, por..,.Do te ndihmohet e kontrollohet nga te 40 hajdutet e Ali Babes Nuk keni pare gje akoma ne Shqiperi!!!!!.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pse bre Mero e prish?

        Posto komentet o Mero shoku Rames. Per plehrat qe na mbytet i kemi komentet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje