Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njëkohësisht deputeti i PS Ulsi Manja ka sqaruar të gjithë procedurat e procesit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Manja thotë se opozita nuk zbatoi vendimin e komisionit dhe se tërheqja e firmave është jashtë afateve proceduriale.
“Unë e kutpoj se gjithcka që u tha deri tani është qëndrim dhe arysetim politik. Kjo nuk do të thotë se arsyetimet poltiike mbund të mbivendoset mi ato ligjore dhe proceduriale. Unë jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së AP sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, i cili ka pasur këtë bazë ligjore, kushtetutën. Kemi shpoallur fati n20 ditor që është shprehja einteresit, pas 20 ditesh kemi marrë 26 kandidatura, pastaj i kemi veifikuar. Më 12 dhe 13 nëntor komisioni i ka dëgjuar të 26 kandidatët. Mqë 17 nëntor komisioni ka miratuar listën me 26 kandidatë që sipas vlerësimin plotëosnin kushtet për të qenë kandidat.
Kem i thënë që deri më 2 dhjetor kandiatët të mbledhin firmat. Është e vërtetë vendimi që një deputet mbështet vetëm 1 kandidat. Ua thashë por nuk më dëgjuat. Dhatë 316 firma. Nëse do kishit zbatuar atë që u thashë unë, iu do të kishit sjellë në kuvend 1 kandidat e gjysmë. Pse i dhatë 316 firma? U detyroi kush me zor? Jo. Se ka një pretendim se ne i kemi dhënë përpara data 17 nëntor. Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, nuk bën hetime. Në letra të gjithë firmat janë dhënë brenda afateve. Është e vërtetë që në senacën e datës 9 dhjetor kur ne miratuam këtë raport me 6 kandidatët për AP, ju keni sjellë një kërkesë ku thoni që tërhiqni mbështetjen për të gjithë kandidatët. Komisioni tha, firmat i keni tërhequr përtej afatit 2 dhjeor të vendosur nga komisioni. Kjo tërheqje nuk ka efekte juridike sepse bie ndesh me ligjin që sanksionon parimin e sigurisë juridike.
Nëse ju firmosni në mgjes dhe tërhiqeni në darkë, shteti shkon në kaos juridik. E tundën rruglloren e kuvendit e bëtë copa. Mos e ngatërroni kekun me byrekun. Thoni sot se duhet konsesus politik. Jua dhamë konsensusin, ju dhamë listën mbështesni kë të doni. Ju thoni jemi tërhequr se jemi bërë pishman se nuk votojmë lepurin e Surrelit. Un nuk e njoh lepurin e Surrelit dhe as Ujkun e Cërrikut. Ju AP e keni kthyer në vend pune. Këto të 6 që janë në garë, rrespekt sepse i dhanë mundësinë këtij kuvendi, në turpin e vet, ti japin Shqipërisë një AP legjitim”, tha Ulsi Manja.
Propozoj per avokat populli Ylli Manjanin !!!! Ka kohe qe publikon shkrime per mbrojtjen e te drejtave te shtreses me te diskriminuar dhe me te vuajtur sot ne Shqiperi : " politikaneve te ndershem te perndjekur nga Spak...." Keshtu qe do jete rreze shprese per "popullin". !!!!!