Në seancën e sotme plenare, deputeti socialist Blendi Klosi artikuloi një qëndrim të prerë të mazhorancës lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Duke e cilësuar debatin si “një nga diskutimet më absurde” të zhvilluara në Kuvend, Klosi theksoi se filozofia politike e PS-së, e trashëguar nga Fatos Nano, “dorëzojmë pushtet për të bërë shtet”, mbetet themeli mbi të cilin mazhoranca orienton vendimmarrjen e saj. Ai nënvizoi se, pasi PS ka marrë një vendim politik për të mos e mbështetur kandidaturën në fjalë, “historia merr fund”.
“Diskutimi për avokatin e popullit, në fakt përfaqëson mënyrën se si jemi të ndërtuar, si funksionojmë dhe si ndahemi. Janë dy mënyra se si ne funksionojmë. Një nga diskutimet më absurde që ka bërë ky parlament. Dy filozofi, avokati i popullit është i ndërtuar mbi një ligj që ne maxhoranca socialiste e ka votuar në ’99.
Sipas filozofisë sonë të shprehur qartë nga lideri themelues Fatos Nano ne dorëzojmë pushtet për të bërë shtet. Një pjesë e asaj që quhet pushtet të jepet për të ndërtuar shtet. Kjo është fiolozofia jonë mbi të cilën funksionojmë. Nga momenti mbështetjes kjo histori merr fund. Ne kemi marrë vendim politik për mos të mbështetur me votë”, tha Blendi Klosi.
Hahahaaaaaaaa......ju jepni pushtetin???? Mos u beni qesharake.....ju nuk jepni nje avokat pa asnje competence....
Hahahaaaaaaaa......ju jepni pushtetin???? Mos u beni qesharake.....ju nuk jepni nje avokat pa asnje competence....