Nga Ylli Manjani
Gjykata Belge i dha dërrmën përfundimare çështjes një njohur si "Toyta Yaris". Ajo tha se ato para që u kapën në Shqipëri nuk janë Belge dhe se nuk provohet të jenë me origjinë kriminale.
Ndërkohë, në Shqipërinë tonë të zellshme ndaj të huajve ka ndodhur:
1. U kapën dhe u konfiskuan paratë e padeklaruara në kufi.
2. U hetua gjërë e gjatë nga SPAK dhe GJKKO për origjinën e atyre parave dhe nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
3. U dënuan nga gjykata e Tiranës dy kushërinjtë Vladi për mosdeklarim të parave.
Në çdo vend normal ky duhet të ishte fundi llogjik i ndjekjes penale.
Mirpo ka llogjikë, ka edhe ligj, por ka edhe SPAK.
Hë hë hëëëëë!!
SPAK pas 4 vitesh thotë se ka zbuluar në SKY ECC se paska patur korrupsion, ndikim të paligjshëm, përhapje sekreti e një dreq me gjëra të tilla për këtë çështje.
Ja ta zëmë se të dhënat e sky ecc janë prova të ligjshme e të rregullta, këta të korruptuarit çfarë arritën?! Të humbin paratë dhe të dënojnë dy kushërinjë?!
Uau, po ky paska qenë "korrupsion i mirë"?! Se shtetit e drejtësisë penale nuk i ka ardhur asnjë dëm, përveç se të mira dmth...
Dmth në këtë absurditet llogjik e ligjore gjendet sot kjo çështje.
Në këtë absurditet, ku kriminalizohen njerëz për fjalë dhe jo për pasoja kriminale, noton me "sukses" ndërkombëtar madje, ndjekja penale e shqiptarit kundër shqiptarit, kolegut kundër kolegut, drejtësisë kundër njeriut!
Toyota yaris nuk është çështje e vetme, ku njerëzit kriminalizohen pa pasojë penale. Kriminalizohen me e për fjalë krejt të palidhur me një pasojë penale. Kriminalizohesh për fjalë në sms; për korrupsion pa para e favor;për armëmbajtje pa leje pa armë; për trafik droge pa asnjë gram drogë të kapur. Lriminalizohesh mendje edhe për mendim e ide që mund të kesh patur ndonjëherë në të shkuarën që nha koha e Ismail Qemalit...
Por është padyshim me e veçanta është "Toyota Yaris" sepse kriminalizohen njerëz për korrupsion kur produkti është i ligjshëm dhe në favor të shtetit. Një prokuror, një opgj, një avokat një bisnesmen etj janë në burg ose në ndjekje penale vetëm pse kanë korruptuar njëri tjetrin dhe i kanë bërë mirë shtetit!!!
Madje gjykata e apelit në mënyrë edhe më absurde thotë që këta të gjithë "grup të strukturuar" që kanë ndikuar... Po për çfarë kanë ndikuar këta? Për çfarë na qenkan dhënë edhe para për të dënuar të afërmit dhe për të humbur përjetësisht 3.5 milion eurot?!
Këta janë korruptuar që shteti të zbatonte ligjin. Perlë (a)logjike!
Po ky "grup i strukturuar" u dashka lavdëruar, ndoshta edhe shpërblyer, dhe jo dënuar!!
Absurde deri në grykë llogjika e ndjekjes penale, e cila tashmë quhet përndjekje antiligj e antikonventë.
E përsëris: shteti i dënoi fajtorët dhe konfiskoi paratë. Çështja këtu ka mbaruar.
Çdo çështje tjetër futet tek koncepti i abuzimit me ligjin.
Siç e dini ka ligj, por ka edhe spak.
P.S. Duhet mbyllur me ligj, njëherë e mirë ky shteg absurd i ndjekjes penale pa pasojë kriminale.
Yllka gjysmen e pare te 2025 duke thene neper studio TV se Rama eshte Qelbur,...e gjysmen e dyte te ketij 2025 duke lepire gjithandej ate qe vete e quante Qelbesire!
Ylli eshte kalores i mbrojtjes se " politikaneve te ndershem ". Si duket sot i mbaroi hartimet per Belen , dhe filloi me nje tjeter. Ndoshta ka ngelur pa pune , dhe po kerkon ndonje " pronar partie" , ti beje pershtypje me shkrimet e tij , qe te siguroje ndonje qoshe te ngrohte !!!!
Epo u be kohe e gjate pa pune o shok,duhet me kap ndonje gje (ndonje vend pune ) dhe Ylli se ato te shkreta mbarohen duke shpenzuar perdite pa fituar asgje !!!
Ylli kur te dalin pislleqet e spakut do lemeriten njerzit sa njerez Kan marr ne qaf keta plerat, vetem pse keta mendojne dhe nuk hetojne,se hetimin e Kan 0. Do zoti merr rruge kjo pune se ketu do behet nami
Nuk kuptova gje prej gjeje. ndoshta jam pak i trashe nga trute!
Edhe unë si @'gjinkalla' meazallah në kuptova gjë! Edhe pse e lexova dy herë. Paska pas të dënuar, por në raport me ligjin jo fajtorë, përkundrazi shteti ka fituar 3,5 mln. $!!...
Dikur, dikur, në kohë të xhaxhit Enver, një gjyjates, I.P (në Berat) liroi direkt nga salla e gjygjit, një person, sepse kishte vendosur një zgarë hekuri, në dritaren e ballkonit, me hekura të marrë në ndermarrjen e vet. Arësyetimi ? Shtepia ku u vu zgara, është pronë shteti, nuk është private, pra hekuri (malli) nuk ka nderruar pronar. Vetëm se ka nderruar pozicion. E njejtë si të thuash nga xhepi i majtë kaloi në xhepin e djathtë. Pronësia nuk ka nderruar. Nuk ka vjedhje. Pronar përseri është shteti.
Kjo ceshtje fillon me deklaraten e Bashes, te ciles kjo mender prokurori, duhej ti gjente burimin. Partite shqiptare jane mafioze e pjesmarrese ne cdo afere banditeske, por prokuroŕia s'ka bythe te merret me to.
Manjani eshte perlotur fort kur i thane se nuk e ke emrin ne listen per deputet nga opozita ne 11 maj, e qe atehere "nga inati i Saliut, ka shkuar e rri poshte krevatit te Ramiut !
Sali Bajga çfar ska bēr e si bēj asgjė , Lefteri tē paktēn i bēri 4 vjet burg . Por Sali Bajga as njē dit. Hajt tna i ruj dum dumani.
Po ky drejtuesi i ri o Yllo si e ka syrin?A ka ndermend te beje dhe ky grusht shteti,me cadra pistolet,thika me helm e stilolapsa antitank,apo i harrove keto?Ju lumte xhanem sa tallni trapin me kte popull,mengjes,drek,dark e naten per shpelarje!