Belind Këlliçi flet për mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

10 Dhjetor 2025, 21:28Politika TEMA
Belind Këlliçi flet për mesazhet e publikuara në media:

Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet e publikuara në media në lidhje me disa mesazhe të publikuara në media mes tij dhe ish-zyrtarit të qeverisë, Ervis Berberi. Ai mohoi të ketë njohje me të, por theksoi se kjo është një fushatë linçimi ndaj tij, të cilën do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Kam pasur reagim zyrtar për këtë çështje, artikuj të sponsorizuar ndaj meje. Po ndjek rrugën ligjore për këtë rast. U bënë disa muaj që lexoni biseda të mia me Ervis Berberin. Nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë. Zero”, u shpreh deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Këlliçi u përgjigj edhe për mesazhet e publikuara në media me shokun e tij të fëmijërisë, ëpr të cilën tha se ato datonin 5 vite e gjysmë më parë kur ai nuk kishte asnjë funksion publik.

“Para 5 viteve e gjysmë kur nuk kam pasur asnjë funksion kur kam qenë i arrestuar. Kam qenë duke protestuar dhe jam shoqëruar forcërisht në komisariat dhe më është bërë një batutë që merr një protestues për të luajtur me letra. Kjo është absurde e qesharake. Ishte një komunikim në kohë pandemie dhe mes shokësh kemi kontaktuar për të luajtur”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se gjithë aktivitetin e tij politik e ka përqendruar te kauzat dhe protestat, duke sakrifikuar evente shoqërore e familjare.

“Kohën time ia kam dedikuar kauzave dhe protestave dhje kam humbur evente e aktivitete familjare e shoqërore se kam qenë në protestë. Ky është një banalitet i atyre që e kanë inskenuar dhe që janë sponsorizuar në fushatë linçimi e baltosje ndaj meje”, nënvizoi ai.

Deputeti bëri të ditur se ka nisur procedurat ligjore, duke paditur për shpifje personin që sipas tij ka shpërndarë mesazhet e manipuluara. Ai kërkoi gjithashtu që “çdo mesazh të bëhet transparent dhe publik”. 

5 Komente

  1. H
    Hasi Bizbiqi

    I baltosuri nuk baltoset

    Përgjigjjuni
    1. R
      R

      Krric,nuk ke nevoj per baltosje,je i dhjer dhe i permjer deri ne mes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vēmēndshmēri e tepērt

        Kēlliçi dhe Adriana Kalaja janē ftohur me PD-nē pas zgjedhjeve tē 11 Majit, pasi Kalaja nuk u bē as deputete dhe as avokate populli, ndērsa z.Kēlliçi nuk ishte sērish kandidat pēr zgjedhjet e 9 nēntorit (pēr bashkin Tiran) nēse do mbaheshin ( pēr selin blu).

        Përgjigjjuni
        1. S
          Socialisti

          Po leviz si shume bythen e zeze A ore evgjit thone mire lebrit pushke evgjiti dhe e shkrepe ne hi si evgjiti aqe e ke bishtin ti Fillove zakonin qe sa te dha kos Saliu ngjyeve dhe bythen tani fillove ta lepish Do vej fisi ne fis nuk behet rigoni lis Ti kerkove shume po shyqyre qe nuk e hodhe poshte defin Shkurt EVGJIT

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nexhati

            Nuk të baltos dot njeri ty more Kërriç , pasi nuk të ka ngelur pjesë e shtatit e pa baltosur nga veprimtaria jote , prandaj mos u mërzit se nuk ke vend për të të baltosur kush , je mjaftueshëm pis

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje