Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në emisionin Intervista e Ditës në DritareTV u shpreh se dosja e Ilir Metës është e mbushur me hamendësime dhe i mungojnë provat materiale që lidhin ish-presidentin me korrupsionin apo pastrimin e parave.
Ai u ndal specifikisht te një ndër akuzat më të përfolura: ajo për një shumë prej 200 mijë eurosh.
Cakrani e cilësoi këtë akuzë si 'qesharake' dhe të pabazuar. Avokati argumentoi se kjo shumë është e papërfillshme për një figurë që ka mbajtur postet më të larta të shtetit dhe ka pasur të ardhura të ligjshme ndër vite.
Ai tha se prokuroria po përpiqet të kriminalizojë veprime normale ose të keqinterpretojë mesazhe telefonike pa pasur transaksione bankare apo prova të tjera mbështetëse.
Sipas avokatit, SPAK nuk ka arritur të gjejë asnjë dokument zyrtar, qoftë Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM), kontratë koncesionare apo procedurë tenderimi, ku të jetë firma e Ilir Metës.
“Zero pasuri të fshehura, zero firma në afera korruptive”, deklaroi Cakrani.
Ai shpjegoi se të ardhurat e Metës ndër vite, vetëm nga pagat si zyrtar i lartë, e justifikojnë plotësisht pasurinë e tij dhe se pretendimet për lobime të paligjshme apo pastrim parash janë thjesht fluska mediatike të ushqyera nga kundërshtarët politikë.
Cakrani tha se mbrojtja ka kërkuar vazhdimisht që prokuroria të vendosë në dispozicion listën e plotë të provave, por deri më tani është përballur vetëm me një mal fashikujsh pa një lidhje kauzale të qartë me veprat penale për të cilat akuzohet Meta.
Pres vetem nje koment nga Ylli Manjani , kaloresi i luftes se perditshme ndaj padrejtesive te gjykatave ndaj politikaneve " te ndershem " !!!!
Ore Cakrani ! Ti mendon se po na genjen ne?? Nuk ka afera korruptive? Nuk ka pasuri por akuzohet vetem per 200.000 euro??? Qenke nje Car ti qe se paske shokun. Po Agushi kaq ka mesuar nga jeta se si ti shperndaje parate neper miq e shoke,njerez te besuar qe merren me biznese te ndryshme,ndertime etj etj. 200.000 Euro per Agushin jane thjesht nje dhurate nga nje person per Krishtlindje ti na xan trapin dhe kujton se ne jemi budallenj?? Ik o Kujtim Loqja ik.
Per kaq pak?! Ky vend eshte cmendur qe akoma nuk I var per gjuhe keta perbindsha qe I nxorren themelin ketij vendi.
Mire ben pse ku ta cojne ta lejne te livadhisi maleve,po ti kishte letrat e qarta si gjithe njerezit do ishte rehat tani,do rrinte ne terezi te vet per 7 pale qejfe.
O Avokat cakrani o hunderr,.po Gimi me tha mua 700 mije euro nga ana ime.
O gomar me bisht te rjepur cakrani po 200 mije Euro jane kafe per like hajnin por edhe kaq shqiptaret e ndershem nuk I shikojne as ne ender o debil.Kush te quan avokat ti ore matuf. Po ti vetem per te ushqyer derat ne stalle je o bla bla bla o derdimen cobani.