"E harruat luftën ndaj Sorosit more faqezinj" - Spaho i drejton gishtin Berishës për Avokatin e Popullit: U shite për interesa të ngushta 

10 Dhjetor 2025, 16:33Politika TEMA

Edmond Spaho, ish-deputet i PD dhe një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës për vite me radhë, ka “shënjestruar” direkt liderin demokrat për atë që ai e quan shitje të Avokatit të Popullit për ineresa të ngushta, duke qenë se deputetët demokratë kanë votuar Endrit Shabanin.

Shabani cilësohet nga demokratët si një nga “njerëzit e Sorosit” në Shqipëri, ndaj dhe Edmond Spaho i quan “faqezinj” ata që kanë vendosur të mbështesin kandidaturën e tij për Avokat të Popullit.

“Opozita ka 50 deputete ne Parlament. Nga keta 35 kane firmosur per Endri Shabanin. Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja u rropaten dhe mezi mblodhen firmat e nevojshme. Por mos i vini faj deputeteve.

Te gjithe kane firmosur me urdher te Flamur Nokes. Dhe kur them Flamur Nokes e them per delikatese, pasi ai deri qehaja e ka kapacitetin. Tani “terhiqen” dhe thone nuk eshte kandidati yne. Po i kujt eshte”, shkruan ish-deputeti.

Ai thotë se edhe Flamur Noka ka firmosur në rresht me të tjerët, sepse sipas tij, direktivat i ka dhënë Sali Berisha dhe ai është vetëm “qehaja”. Edmond Spaho prej kohësh kërkon largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD dhe atë thekson dhe këtë herë.

“PD po shkon poshte e me poshte. Jo se antaresia nuk eshte ne nivelin qe kerkon koha, por se udheheqesit jane pa moral, pa integritet, te shitur per interesat e tyre te ngushta”, shkruan ai, duke paralajmëruar se loja e vërtetë do të shihet kur të votohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

5 Komente

  1. E
    Eri

    Ah ti je shquar shume dikur per frymen kundershtuese ndaj Saliut... Po edhe ti dele ke qene, cfare thoshte i pari beje. Tani qe re nga kali, po te del zeri.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Po kjo ishte loje mor Mondi. Po te sulmojme edhe Sorosin, kush do na mbeshtes ne zvarritjen drejt pushtetit, tani qe edhe Trmpi na vuri hune me ato non gratat?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        E paskan zene pordhet e nongrates kete tipin legen,

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keshtu e ka jeta

          Keto gjera i ka te jesh ne opozite ,se po te ishte Sala ne pushtet,edhe pse nuk u zgjodhen depudet Mondi dhe te tjere jo vetem nuk do ngrinin zerin kunder Sales por do shtyheshin ne radhe kush do i hante mune i pari.

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            Mondi keto jane pordhe syfyri.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje