VIDEO/ “Shqipëria një korridor zhvillimi nga veriu në jug”, Rama: Nuk jemi më një cep i largët, por vend që reformat i ka praktikë

10 Dhjetor 2025, 12:12Politika TEMA
VIDEO/ “Shqipëria një korridor zhvillimi nga veriu në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te integrimi në Bashkimin Europian, ku tha se ‘Shqipëria nuk shihet më nga qoshja, por qëndron me vetëbesim, pasi realiteti ka ndryshuar’.

Po ashtu ai u ndal te përparimet që vendi ynë ka bërë, duke kujtuar hapjen e grup kapitujve, ku ndër të tjera tha se reformat nuk janë premtime, por praktika.

“Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja por duke qëndruar me vetëbesim ambicioz dhe largpamës. Realiteti ka ndryshuar Shqipëria nuk shihet si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin, kur reformat nuk janë premtime por praktika ku shndërrimet janë fakte të përditshme.

Ne kemi hapur të gjithë kapitujt me BE në një kohë rekord, e kemi dyfishuar buxhetin tonë, ndërkohë që deficiti është në nivelet më të ulëta të mundshëm. Kemi dhe një sektor në rritje të turizmit, gjithashtu dhe një sektor i cili ku po rinovojmë infrastrukturën tonë na portet deri tek hekurudhat ku po shtyjmë transformimi digjital me një shpejtësi marramendëse. Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin ndërkohë që pagat po rriten dhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë.

Kjo po ndodh hap pas hapi mes punës dhe besimit. Po ndërtojmë një ekonomi që matet me vlera përmes produktivitetit dhe inovacionit. Investimet e huaja direkt në vitin 2024 arritën 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe është akoma në rritje.

Sot Shqipëria është pikërisht ky destinacion, një vend me stabilitet me qartësi. Në po e kthejmë vendin tonë në një korridor zhvillimi nga veriu në jug”, tha Rama.

6 Komente

  1. E
    E VERTETA

    Veriut i ke bere kaken ,po lere.Me mire eshte per ty te hedhesh 260 milione euro ne qukes -qafe plloce se te investosh ne veri.Te njejtat qe bente edhe xhaxhi , asnje ndryshim.Ate fund do kesh edhe zotrote se po ndjek pike per pike veprat e tij.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujdes nje reforme edhe per mushkonjat gjitheandej

      Bravo Rama, por reforma me e mire eshte organizimi i koordinuar yti per derdhjen njeheresh te ujrave te zeza te paperpunuara ne detin Adriatik. Te lumte se po i helmon peshqit ne det dhe shqiptaret e turistet e huaj pak e nga pak!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Next level

        Zhvillimi i Shqipërisë varet nga rritja natyrore pozitive, nga rritja e prodhimit të brendshëm bruto, nga hapja e zonave industriale, modernizimi i bujqësisë, kontrolli dhe administrimi i pasurive, kontrolli me risurset strategjike energjitike, infrastruktura moderne publike, aftësia teknologjike, niveli i shkollimit dhe asistencës mjekësore, aftësitë vetmrojtëse, infrastruktura rajonale dhe kontinentale. Të gjithë këto parametra janë alarmante. Politikat e korruptuara të qeverisë kanë vazhduar të pasurojnë një grup oligarkësh , mafiozësh, koorporatash dhe interesash jo shqiptare. Kanë thelluar humnerën e borxhit. Kanë vazhduar të shtyjnë shqiptarët drejt spastrimit etnik dhe mungesës së lindjeve. Kanë thelluar diferencat klasore, ku mizerja përfaqson pjesën dërrmuese të popullsisë. Kanë sjellë ringjalljen e VoriEpirit. Kanë sjellë vazhdimin e kanibalizimit të sektorëve strategjikë, pronës publike dhe bazave ushtarake. Kanë shfarosur rafinerinë, kontrollin mbi naftën,.mineralet, pyjet. Bujqësia mesjetë,.Flota zero. Ushtria zero. Hekurudha zero. Mekanika zero. Industria zero. Naftën e zhvasin të tjerët. Dhe rritja jonë në këto 30 vjet nuk varet nga rritja e aftësive tona prodhuese, infrastruktura industriale , eksporti, rritja dhe kualifikimi i krahut të punës , zhvillimi teknologjik, por nga Borxhi. Të tjerët presin letra dhe ne me to blejmë mizerjen tonë më absolute

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama-ky turp dhe tragjedi historike

          Ky i cmendur, ben sikur nuk jeton ne ate vend ku jetojne shqiptaret: Qe qindra milione euro te marra nga varferia shqiptare, ky maskara i ka shperdoruar si para korrupsioni dhe projekte te deshtuara.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taraboshi

            E po si nuk gjeten komentuesit nje gje te mire qe eshte bere e po behet ne Shqiperi por vjellin vetem vrere. E megjithe ate vendi do zhvillohet e perparoje jashte dashakeqesise te shqipove tru peshk

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjakova

              Ky kari nga trutë që prostituon me vrimë bythe dhe që ka gjithçka jashtë kontrollit, jeton në një realitet deliranti, hajduti, prostitute mendje laraskë dhe drogaxhiu. Peng dhe buçe e të tjerëve. Njësoj si motëqiri i Viçidolit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje