Avokati Leonard Karaj tha në një intervistë televizive në Vizion Plus se asgjë nuk ndodh brenda PD, pasi kjo parti është SHPK personale e Sali Berishës.
Sipas tij, lëvizjet e vogla brenda partisë duhen mbështetur, por nuk ka shpresë për ndryshim.
"PD është SHPK e zotit Berisha. Në atë parti nuk janë bërë kurrë zgjedhje...Nuk garoi Berisha në 2013-ën. Opozita qëndron aty dhe pret ditën e zgjedhjeve. Opozita është aty vetëm për zgjedhje. Si është e mundur që aty nuk ndryshojnë njerëzit, kur në 14 vite kanë 11 humbje rresht? Në 2011 ke pasur Mulin, Albanën dhe Sali Berishën, dhe ke prapë të njëjtët njerëz. Dalin dhe thonë “na vodhi Rama”, po mirë mo, në 2011 Rama i vodhi? Çdo lëvizje brenda PD duhet parë me buon sens, dhe a ka mundësi ta mbështesësh." - u shpreh ai.
Celesi i fillimit te rrenimit te PD , eshte aleanca e ndyre Rama Meta ne 2013.Nje aleance qe tregon me se miri moralin e politikes shqiptare.Per karrigen e pushtetit njerezit jane te gatshem te bejne gjithcka , te mbyllin syte edhe ndaj ngjarjeve te dhimbshme. Sot te gjithe flasin per Saliun dhe 21 Janarin , dhe kane te drejte sepse ishte krim i rende dhe Saliu mban pergjegjesi. Por shume pak kujtojne se ka edhe nje moral te shkelur per ate ngjarje. Sepse ngjarja pati pretekst videon dhe bllokun e Ilirit. Por per cudi ne 2013 nje video tjeter pame ku personazh ishte perseri Meta por kete here pa bllok , i qeshur duke shternguar duart me shefin e " kokepalareve" sic i quajti ai protestuesit. Por mesa duket video e dyte ia vlejti. Berisha u fik por ende mban peng shpk e PD , Meta gezoi ca vite por sot eshte ne burg , Rama eshte mbret. Spak me gjasa do ta vere Saliun para drejtesise per 21 Janarin , po per moralin e shkelur do mbahet ndonjehere pergjegjesi ???..... e sigurisht ligje per moralin nuk ka......!!!!