“Mbi 200 mijë dosje të prapambetura”, avokati: Kostoja reale e reformës, mbi qytetarët

9 Dhjetor 2025, 22:01Politika TEMA
“Mbi 200 mijë dosje të prapambetura”, avokati: Kostoja

Avokati Gentian Rumano tha për Real Story se reforma në drejtësi ka tronditur sistemin dhe mbi 200 mijë dosje janë të prapambetura. Ai theksoi se largimi i gjyqtarëve dhe ritmet e ngadalësuara kanë krijuar shqetësime për ata që kishin gjyqet.

Rumano shtoi se gjyqtarët e rinj kërkojnë kohën e nevojshme për të marrë eksperiencën e duhur dhe nuk gjykojnë vetëm mbi ligjin, por edhe mbi bindjen e tyre të brendshme.

“Mbi 200 mijë dosje janë zvarritur për shkak të reformës në drejtësi, e cila tronditi sistemin dhe solli dy probleme kryesore: largoi gjyqtarët dhe shkaktoi tronditje për ata që kishin dosjet në duar dhe gjyqet. Me ritme më të ngadalta, afate të zgjatura dhe frikën se sistemi mund t’i largojë nga puna për shkaqe të pavarura prej tyre, performanca në punë nuk është e njëjtë.”

Avokati paralajmëroi se qytetarët po vuajnë pasojat e këtyre mangësive.

“Nuk dihet nëse subjektet që hartuan ligjin e kishin parashikuar këtë situatë. Sot, qytetarët vijojnë ta vuajnë këtë gjendje. Gjithashtu, gjyqtari nuk gjykon vetëm në bazë të ligjit, por edhe mbi bindjen e tij të brendshme, ndërsa gjyqtarët e rinj ende kërkojnë kohën e nevojshme për të marrë eksperiencën e duhur.” 

2 Komente

  1. P
    Populli

    Drejtesia e re eshte integruar e para ne Europe me rrogat e larta qe marrin nuk ka rendesi mijrat e dosjeve se ne radhe te pare duan rroga sa 30 pensione mesatare

    Përgjigjjuni
    1. G
      Geni shqiptar i infektuar me 'korrupsion'

      Drejtesia eshte turpi me i madh i shqiptareve! Ajo na mori frymen e Zotit, dhe erzin para Botes. Ajo po na vjedh perdite me rrogat maramendese qe Kuvendet tona te deshtuara i japun prej 10 vitesh prokuroreve e gjykatesve me injorate dhe me te korruptuar ne planetin Toke. Ka ardhur koha per protesta popullore masive per te ristartuar me paqe sitemin tone politik. Nje kushtetute e re na duhet, e cila do te rinovonte 100% personelin e sitemit te drejtesise dhe administrates publike. Asnje nga deputetet e ish deputetet nuk duhet te lejohen te merren me politike. Ky rifillim i madh eshte gati i pamundur, prandaj o shqiptare do vuajme me tej ne e brezat pas nesh, derisa nje tjeter sistem politiko-ekonomik si ne vendet nordike te mbizoteroje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje