A do të jetë Endri Shabani Avokati i ri i Popullit?
Gjasat janë po, nëse analizojmë zhvillimet pro zotit Shabani brenda grupit parlamentar të PS.
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga votimi në parlament i 6 kandidatëve të kualifikuar e certifikuar nga Komisioni Ligjeve, PS nuk e ka një udhëzim zyrtare për kë duhet të shkojë vota e deputetëve socialistë.
Megjithatë nga burime brenda grupit parlamentar të PS, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se ka nisur një lobim underground për ta orientuar votën e deputetëve të PS drejt Endri Shabanit, në kushtet kur avokati i popullit zgjidhet me 84 vota në një votim të fshehtë.
Endri Shabani bashkë me Adriana Kalanë, Aranita Brahajn, Besim Ndregjonin, Skënder Halucin dhe Tartar Bazajn vetëm më votat e anëtarëve socialistë në komisionin i ligjeve i shkuan kuvendit për votim.
Një ditë më parë kandidatja Jona Hysaj nuk u kualifikua pasi kishte marrë vetëm 27 nga 28 firmat e duhura.
Mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve nuk e njohu tërheqjen e firmave mbështetëse të kandidatëve për avokat të popullit nga PD pavarësisht ngulmimit të demokratëve në këtë komision.
“Harruat të thoni se grupi PD ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Kthehemi në pikën zero asnjë nuk plotëson kushtet. Ndërprite mbledhjen dhe pyet Niko Peleshin”, shprehet Gent Starzimiri.
“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma”, shprehet Arjan Ndoja.
Nuk mungoi në këtë komision ironia mes kolegësh të demokratit Saimir Korreshi dhe socialistes Zegjine Çaushi.
Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.
Çaushi: Mua merak?
Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.
Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.
Kujtojmë që ditën e sotme Sali Berisha bëri me dije se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.
“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, edhe pse partia e tij, kishte mbledhur 35 firma për Endri Shabanin.
Endri behet avokat populli po kush te behen cyryku ndregjoni apo kalaja haluci a hysa.
Po ce lini akoma kete plak te poshter te flase mo aman. Ku eshte drejtesia, pse nuk e mer per te gjitha qe ka bere, apo do e lere sa te vdese, e pastaj do te thote, se ne do ta mernim po ja qe fati i keq qe ai vdiq. E me e forta eshte se duan qe rrogen e tyre qe e kane mbi 6000 euro tani e duan mbi 9000 euro. keta e dine se eurot jane gure lumi. Bile mendoj qe meqe nuk po e kryejne mire punen e tyre rroga ti ulet.
Tropojani Skender Haluca????? A jeni ne terezi ju apo ju ka ikur truri??? Po Skender Haluca eshte llumi i llumrave. Gjate gjithe kohes ka punuar per krimin. Njeri me i poshter nuk behet. Hajde ju dhjefsha trute me keto propozime.
Endri Hasani i mireshkolluar njeri civil po do zgjidhni halucen dhe ndregjonin spiun udb apo kalaja e dalldisura antiamerikane.
Po po Endri Hasani o Hason!
Ska marr vesh gje Zegjineja shkrete qe e ky Korreshi e ka patur fjalen tjeter kund. Zegjineja ka ngrene hajdar pa kuptuar gje, shkurte eshte q*ire kot.
Mos ja vini re ketij te shkretit, e ka fjalen per gruan e vet qe e quajne Zegjine!
Po ky Shabani sikur ishte kunder sistemit... Kjo fakton serisht ate qe njerezit perceptojne dhe dine ne heshtje: keta shkerdhata nuk jane rastesi por te katapultuar. Edhe financimet per shkollimin ne mjaft raste e kane nga organizata te caktuara. Vijne dhe bejne parimorin dhe opozitarin e sistemit disa kohe dhe me pas struken ne sqetullen e qelbur te pushtetareve. E kuptueshme nese do te besh politike meqe kjo e fundit nuk ka moral...por e perbuzeshme pasi nuk i sherben njerezve.
Flasim për shtet dhe vazhdojmë e zgjedhim sharlatanë, laskarë, zvarranikë dhe prostituta të 100 sahanëve
Endrin te votojn 100% dakort. I shkolluar person pa historira dhe i distancuar nga te dyja partitë. Ishalla del AP Endri do jet fitore e madhe per popullin.