Gara për Avokatin e Popullit, Ndregjoni: PS dhe PD po bëjnë lojë të fshehtë

9 Dhjetor 2025, 16:57Politika TEMA
Gara për Avokatin e Popullit, Ndregjoni: PS dhe PD po bëjnë

Besim Ndregjoni, një prej emrave që bën pjesë në listën, e cila do t’i çohet Kuvendit për votim për Avokat i Popullit akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS se po bëjnë një lojë të turpshme.

Ndregjoni, drejtues i Unionit të Ish të Përndjekurve Politikë, i bëri thirrje kreut të PD, Sali Berisha që të vendosë nëse është ose jo me antikomunistët.

Sipas Ndregjonit, PD dhe PS po bëjnë një lojë të fshehtë, për të vendosur Endri Shabanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Ndregjoni i bëri deklaratat nga Malësia e Madhe gjatë një aktiviteti me ish të përndjekurit politikë, pak orë përpara se komisioni I ligjeve të miratonte listën e kandidatëve që do ti dërgohen seancës plenare për votim.

"I drejtohem PD dhe PS t ju vijë turp që pas 30 vitesh kandidon një anti komunist për avokat populli dhe ju bëni lojën e kim filmit të viteve 50' kur dënoheshin shqiptarët anti komunist. Sot dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj anti komunistëve dhe bëjnë lojëra të ndyra dhe që avokatin e popullit mos t ia japin shtresës anti komuniste.

Nuk kemi nevojë për poste, për tituj. I bëj thirrje doktor Berishës, sot është dita për të treguar veten, je me anti komunizmin apo je me komunizmin dhe bën propogandë anti komuniste?

Deputetët e PD kanë dhënë firmat për Endri Shabanin pa pikë përgjegjësie. Në korrik 2025, parlamenti më ka hequr të drejtën për tu votuar si kandidat për avokat populli. I plotësoj të gjitha kriteret dhe nuk shkeli asnjë ligj.

Në 2011 kur u zgjodh kandidati i PS Igli Totozani, PD nuk ka shfaqur asnjë rezervë dhe ka thënë do ta votojmë. Tani PS që është në pushtet kërkon të bëjë marrëveshje, do zgjedhim avokatin që duam ne dhe jo atë që propozoni ju. Ky është skandal. Avokati duhet ti shërbejë ligjeve për të drejtat e njeriut. Shqipëria nuk ka dënuar krimet e regjimit komunist", tha ai.

7 Komente

  1. B
    B

    Ti nuk je antikomunist o Ndregjonmarkagjon,por pasardhes I bashkepuntorve te fashisteve dhe nazisteve.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Epo spiunet e sigurimit te shtetit nuk duhen te kene asnje post ne drejtesine e re.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Eliminojeni fare këtë institucion të pavlerë. Lekët e buxhetit t'i shkojnë jetimoreve ose strehimit të jetimëve.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjygjetari i pa kualifikuar

          Ky institucion eshte I pavlere nuk ka asnje efekt tek njerezit asnje kopetence e as se pyet kush.Pse te harxhon fonde marramendese per kete strukture per kete strukture qulli ku rrogat i kane marramendese sa 20 pensione minimal.Mjere populli qe dhe nuk e di se cfare behet

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Melyshi

            Ndregjoni nje spin i rregjur i sigurimit s'ka lene pisllek pa bere keto 35 vjet di i " persekutuar " Nje jajdut serial bashke me Kurt Kolen , ka shitur bursa studimi , vende pune etj.................. Besim Bajga nga Dibra je nje pleh .... .. .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              Ndregjoni nje spin i rregjur i sigurimit s'ka lene pisllek pa bere keto 35 vjet di i " persekutuar " Nje jajdut serial bashke me Kurt Kolen , ka shitur bursa studimi , vende pune etj.................. Besim Bajga nga Dibra je nje pleh .... .. .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Ndregjoni nje spin i rregjur i sigurimit s'ka lene pisllek pa bere keto 35 vjet di i " persekutuar " Nje jajdut serial bashke me Kurt Kolen , ka shitur bursa studimi , vende pune etj.................. Besim Bajga nga Dibra je nje pleh .... .. .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje