Mustafa Nano: Berisha dhe Rama janë njësoj. Thjesht Rama është më i gdhendur

9 Dhjetor 2025, 12:01Politika TEMA
Mustafa Nano: Berisha dhe Rama janë njësoj. Thjesht Rama

Mustafa Nano u ndal te liderët e dy partive më të mëdha politike. I pyetur në lidhje me angazhimin e tyre në lëvizjet e para demokratike, Nano analizoi ku ndryshojnë Rama dhe Berisha.

"Berisha unë e kuptoj është ai personazhi... Nuk e di, Balzaku dhe Floberi kanë bërë romane që karakterizojnë personazhe që vijnë nga hiçi, nga terri dhe kërkojnë të afirmohen në qendrën e kombit. 

Kishte nevojë dhe për shkak të nevojës iu qurravit fëmijëve të Enver Hoxhës. Ka foto me ta, ishte doktori i Bllokut, i kuptoj këto gjëra. Kjo nuk do të thotë që ka qenë komunist. Nuk e di nëse ka qenë me të vërtetë komunist. Unë e shoh atë si karakter të prishur, nuk e shoh si komunist. E shoh si personalitet të zhgarravitur, të shkërmoqur. Nuk e shoh politikisht. Për mua nuk është fenomen politik.

Rama nuk e ka dashur komunizmin. Mesa ka dëshmuar ai ka qenë antikomunist. Kur vjen nga një origjinë që është e kuqe, po e përdor në zhargon, ti ke kompleksin për të bindur edhe ata të krahut tjetër që ti je shkëputur nga familja. Prandaj Rama doli me tezën “t’i varim komunistët”.

Rama është më qytetar, ky është avantazhi që bën diferencën. Është njeri që kur ka pushtet nuk e shtyp opozitën me dhunë, nuk vret njerëz. Madje kjo mbahet si një nga elementët që e dallojnë. Rama është tipi i shqiptarit që nuk para pëlqen të qeverisë. Do të sundojë.

Janë njësoj me Berishën. Kanë një tahma të shpërpjestimuar për ta fituar pushtetin, për ta mbajtur pushtetin, janë njësoj. E vetmja diferencë që bën Rama është se është djalë më i gdhendur, edhe në portret, edhe në komunikim", tha ai për MCN.

13 Komente

  1. x
    xhaket e vjeter

    Vazhdon te na hapesh barkun mustafa, supa e hidhur e rames. qe nuk guxon ta vjellesh.Katarsin nuk e ben dot, si skrapali dhe familje komunistesh, prandaj mberdhe kacaviden e elektricistit dhe gjej veten.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Kerma ne burg

      Xhaketes. Saliu i ka hapur edhe bythen e jo vetem barkun, po perseri nuk jeton dot pa' te, yyyytttt race kurvash!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Shpesh here fizionomine e fituesit, e percakton humbesi, sepse duhet tu pergjigjesh rregullave te lojes qe impon humbesi, por eshte e papranueshme te njehsojsh nje artist, me nje shpellar

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muci si Noka

        Rama si Berrisha haaaaa llogjike prej Muçi 1 - Mosha jo e njejte. 2- Vendlindja jo e njejte. 3 - Kultura jo e njejte . 4 - Perberja familjare jo e njejte. 5 - Menyra e te folurit jo e njejte . 6- Rrethi shoqerore jo i njejte . 7 - Politike vetja jo e njejte . 8 - E shkuara jo e njejte. Se çfare shikone Muci te njejten eshte ne mendjen e Mucit.....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka të drejtë

          Rama dhe Berisha janë njëlloj në dëshirën e tyre për pushtet. Por pastaj ndryshojnë në shumë gjëra. Këtë po thotë Mustafai.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Muç Nano , njeri I vogel ne krahasime , po kur te emeroi Rama ambasador ishte I mire , kur te hoqi se nuk merje vesh nga politika u be njesoj me berishen ? Je shume I vogel ne krahasimin qe ben , Rama - dita me diell , sala - nata me shkrepetima e zymte .

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cufe

              Berisha dhe Muc Nano jane njesoj thjesht jane te dy te pa gdhendur...................... Rama vertet ka te meta dhe gabime sa te duash por ta krahasosh me ty Muci dhe Salehun eshte si dita me naten

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marseli.

                SA THJESHT I BARAZON KETO FIGURA MORE MUCI.ATA SKAN PERPUTHJE NE AS NJE LLOI..PO KA ME ORIGJIN TE KUQE SE TY.JOJO.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lanabregsi

                  Muc,ti e di me mire se une qe nuk jan njesoj, por e thua per tu dukur medemek I pa anshem.Saliu e ktheu Shqiperin ne nje hale te madhe,shemtir gjithandej,kurse Edi Rama I dha ate pamje qe e vizitojn 12 milion turist ne vit.Ka dhe shume gjera te tjera,por mjafton vetem kaq per te Mos bere ate krahasim qe bere zotrote.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dajti

                    Much Mos ha mut kot,nuk krahasohet haleja(Saliu)me pamjen qe ka sot Tirana dhe gjithe Shqiperia,EDI. RAMA.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Edhe nje tjeter dallim: Pallosha nje monster ne vjedhje.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xxx

                        Ta cojme në Skrapar Ramën që të gdhendet pak...hahaha o muc

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bari Falliu

                          Krahasim shume i cale, o Mustafa. Pa qene simpatizant i asnjerit prej tyre, them se, megjithese te dy kane mungesa e te meta te theksuara, (por jo krime, te tilla rendojne vetem nbi xha Saliun), dallimi ndermjet tyre eshte si nata me diten. Nuk e di pse ka rene kaq shume niveli i shkrimeve te tua kohet e fundit. Si eshte puna: e dhe vete doreheqjen si ambasador, apo te hoqi Ramushi?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje