Yllli Manjani: Hey bre, kur u mblodhën që në 9.30? Janë shqetësuar nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur u përgjua një gjyqtar!

9 Dhjetor 2025, 10:09Politika TEMA
Yllli Manjani: Hey bre, kur u mblodhën që në 9.30? Janë

Ylli Manjani ka reaguar pas një deklarate që në orët e para të mëngjesit të shoqatës kombëtare të gjyqtarëve firmosur nga kryetari Engert Pëllumbi, ku i kërkohet kryeministrit Edi Rama të mos ndërhyjë dhe të mos i bëjë presion sistemit të drejtësisë.

“Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, shkruhet në deklaratën e gjyqtarëve.

Ylli Manjani duke vënë në diskutim këtë mbledhje në orët e para të mëngjesit shkruan se gjithë sistemi politik u ngrit në këmbë kundër gjykatave, por asnjë shoqatë ‘nuk pipëtiu’.

“Kur u përgjua haptazi për intimidim të gjykatës kushtetuese nga një prokuror i SPAK s’kishte ndërhyrje hiç, ndaj dhe shoqata nuk reagoi” ironizon Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Heu, qenka mbledh shoqata e gjyqtarëve që në sabah sot.

Kur u mblodhën mor aman?! Ora 9:30. Kur u mblodhën? Ç'thanë? Cila ishte axhenda? Kush e thirri?!

Po këto gjyqtarët që shqyrtojnë çështjen "Balluku" janë anëtarë?! Ç'mendojnë ata?!

Shumë herët për tou përgjigjur këtyre pyetjeve.

Nejse, po kur u ngrit i gjithë sistemi politik në këmbë kundër gjykatësve, asnjëra nga këto shoqata nuk pipëtinë.  As kur u bënë ligjet e vettingut absurd si dhe, të përgjimit të jetës private nga prokurorët, hiç reagim.

Le pastaj kur i degjeneronin në media gjykatësit... Hiç, po hiç fare.

Kur u përgjuan haptazi për intimidim gjykatës të Gjykatës Kushtetuese nga një prokuror i SPAK skishte ndërhyrje hiç, ndaj dhe kjo shoqata nuk reagoi.

Shoqata nuk reagon as kur prokurorët vijnë me duar në xhepa në gjyq dhe gjykatësit kanë frikë të japin drejtësi.

Asnjë reagim të nxitur mga gjykatës që intimidohen nga prokurorë!!!

Ngaqë janë të pavarur prandaj...

Madje janë të pavarur edhe nga drejtësia e ligji.  Asnjë reagim i shoqatës për çështje të keqfunksionimin të drejtësisë, të numrit të madh të çështjeve në gjykim, të ligjeve gropa-gropa që marrin në qafë njerëz. Hiç, asnjë!

Edhe për gjykatësin e vrarë mezi reaguan se nuk mblidheshin dot, siç u mblodhën sot në sabah...

Tani, Kryeministri ndoshta nuk bën mirë që flet në media, por pyetja ime për shoqatën është:

Kush ndikon/intimidon gjykatësin sot, dikush që bën gam gam në media, apo ai që i përgjon edhe zorrët e barkut deri te kushërinjtë e tretë?!

Cila "palë" është më e rrezikshme ajo që flet se ska takat të të bëjë gjë, apo ajo që hesht e të bën gjëmën?!

Njësoj vlen llogjika, ndonëse më ulëritëse duhet të ishte fjala, edhe për shefin e opozitës i cili nuk flet, por fyen e shpif kundër gjykatësve.

Kush bën dëm, ai që flet apo ai që vepron?!

Ja këto pyetje kisha. Pak herët, por i detyruar nga reagimi i shoqatës në sabah.

33 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Nje hartim i gjate , me shume fjale dhe ironi , por qe mban mesazhin e qarte " Te bejme cdo gje per te mbrojtur Ballukun". Po surprizohem , sa e forte qenka kjo Bela !!! I ka vene ne rresht te gjithe !!! Ore e harruan dhe Lalin e shkrete , merren vetem me Belen !!! .....po me siguri fajin e ka Saliu !!!!

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Liku shum aktiv je por dhe shum fend ke, se po te ishin Pordh do ishte ma mire se qelb ma pak! Ky me mbiamen Pellumbi kenka nje Sorre nga ata Cilikoket qe po ti vriste gjuetari merrte 10 pik. Hajt ma se edhe ketyne pllumave qe prindet u vun emra te kohes trute i kane me skleroze te rand. Ku te merrnin edukaten, nga Shpellaret ashtu del.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        I nderuar , ne vend te moralit me sharje qe me ben mua , pse nuk jep nje kundershtim me argumenta per ato qe kam thene. Ose mendim ne pergjithesi per artikullin. A nuk mendon se do kishte me shume vlere per ata qe lexojne !!!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Liku, se mos ke dhënë argumente zotrote, qe te flasin njerezit per argumente. Ti kodra mbas bregut ja ke futur. Manjani e tha troç - nje deklaratë ne media e kryeministrit nuk eshte intimidim. Ai ate ka ne dorë, te beje deklaratë. Çfare kerkon shoqata, t'i mbylle gojën kryeministrit? Këtu nuk ka rendesi se kush është Edi Rama si person. Flasim per kryeministrin. Manjani thotë - ku ishin keta te shoqatës kur ne fakt intimidohej gjyqtari nepermjet pergjimit? Pse nuk folën? Pse nuk folën kur Saliu kercenonte prokurorinë. Ndersa ti? Bela, Bela, mish me thela. Bela, Mirela, apo Spartak Ngjela, ç'rendesi ka? Këtu flasim per procedures dhe rregulla juridike. Ta denojë Belën siç denuan Kadri Hazbiun, thua ti. A është fajtorë? Poooo, është fajtorë. Ka thene Liku. Epo punë e madhe se u shkelën dy ligje. Per dy ligje beheni ju? Thote Liku. Jo ti jo. Liku thotë. Dashke dhe debat ti, a thua se ti demek bën debat. Gjykatesit kane shkelur procedural me të dy kembet per Erion Veliajn, por nuk çan bythë njeri. Dhe këtu perseri nuk rendesi se kush është Veliaj. Është nje i pandehur qe akoma nuk ka dalë ne gjyq. Por anetaret e Frontit te Saliut e kanë shpallur fajtor, dhe kaq mjafton. Kush pjerdh per ligjet. Ne jemi gjykates. E bejmë vetë ligjin. Por Liku do debat. Pikë e zezë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !!!!!!!!

            Ej , shyqyr qe doli dikush qe nuk thote vetem sharje me liber shtepie , por ka edhe mendim. Te vleresoj per kete ! Sa per ato qe thua : Pse kryeministri para arrestimit te Lalit thoshte : "... nuk nderhyj dhe komentoj vendimet e gjykatave ....". Pas arrestimit te Lalit , po sidomos pas ceshtjes Bela , flet vetem kunder gjykatave. Pse ????? Sa per mua e kam thene shume here : " Saliu , Lali , Bela , Meta....e te tjere te gjykohen nga Spak sipas ligjeve , dhe nese vertetohen akuzat te pergjigjen !!

            Përgjigjjuni
          2. MILLONAI

            LIKU MOR BQ PO CFARE LIDHJ KA BELA ME POSHTERSIT E MALOKEVE TE SPAKU OSE ME ATE SAKATIN PELLUMBI QE FUTI NE BURG VELIAJN ME NJE LETER ANONIME DHE SALEHU QE KA VRARE KA PRERE DHE KA GRABITUR DHE JU SHKERDHEN NENEAT MOTRAT GRATE ÇDO MENGJEZ E CDO MBASDITE KETYRE KURVAVAVE QE QUHEN GJYQTARE ME NIVELIN QE KANE SE NE NJE VEND TJETER AS PER PASTRUES SALLASH GJYQI NUK DO I PAGUENTE NJERI NUK U NDJEHET ZERI I GOJES. PSE TI ZARI I SALEHUT TE SHKELESH KUSHTETUTEN TE MOS DISH TE LEXOSH KODIN PENAL DHE TA PERDORESH SIPAS QEJFIT ESHTE DREJTESI. SHYQYR QE SI RRACA JOTE KA PAK OSE ASPAK NE SHQIPERI

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !!!!!!!!

              I nderuar je shume i stresuar !! Qetesohu se nuk je ti nen akuze nga Spak. Por mesa kuptoj nga mllefi yt , e sigurt qe do jesh me profesion patronazhist , me tas ne dore qe furnizohesh me qumeshtin qe Lali mjel nga pushteti i Bashkise , por edhe me qumeshtin qe Bela mjel nga tenderat !!! Te kuptoj qe je i frikesuar se mos te nderpritet qumeshti !!! Le ta leme Spak dhe gjykaten te pa ndikuar nga askush , qe te vendose se cdo beje me Saliun , Lalin , dhe Belen e te tjere sepse sic thote edhe shefi yt : "....pergjegjesia eshte individuale ..."

              Përgjigjjuni
            2. N
              Naivi

              Me sa kuptoj une “ injoranti” problemi qendron qe sipas Rames eshte shkelur “territori” I pushtetit ekzekutiv nga ai gjyqsor. Per kete eshte ankuar me te drejte e tij ne kushtetuese. Une ketu nuk shoh asnje presion ( te pakten ne dukje). Eshte korrekt veprimi I tij dhe nuk e di ku u “cenuan” dhe u “intimiduan”gjyqtaret e nderuar. Nga ana tjeter ka gjyqtare qe jane share rende nga kreu I opozites dhe gek me goje se kane bere po keta gjyqtare te nderuar te shoqates se gjyqtareve. Mos valle ajo gjyqtarja Irena nuk ben pjese ne kete shoqaten e ketyre gjyqtareve te nderuar apo s’ ka gje se s’ju a mban menderja, ose jane “ plotesisht te pavarur nga opozita”. Ky eshte thelbi I artikullit te Manjanit , me sa kuptoj une “ injoranti “ ne keto pune

              Përgjigjjuni
        2. M
          Munika

          Bravo Manjani. Kjo kaste pushtash, qe kerkon pushtet te pamerituar, duhet groposur sa me pare, derisa per turpin e tyre, kryemafiozi non grata, me dhjetra dosje akuzash, vazhdon te jete I lire.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            Shkrimi i Manjanit ka tone të forta dhe prek disa plagë reale të sistemit të drejtësisë, por është shumë më tepër një reagim emocional dhe politik sesa një analizë e balancuar juridike. Pa prova konkrete dhe pa trajtuar thelbin e çështjes, argumentet e tij humbasin forcë dhe duken më shumë si sulm ndaj shoqatës sesa si mbrojtje e parimeve të pavarësisë së gjyqësorit.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vëzhguesi

              Çfarë janë këtë gjyqtarë leshi që u ka hyrë vetja në qejf pasi Rama i ka lënë të shijnë me ato rroga stratosferike duke mos bërë asnjë punë dhe duke dënuar njerëz kot më kot. Po ky gjyqtari që shkruan Manjani, mos vallë është ai gjyqtari rakitik që të dënon pa parë dosjen fare, por konfirmon akuzat e prokurorisë.

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                Good job Ylli Manjani. Flet për shurrashët që bëjnë shurrën në brekë nga Salihu dhe bëjnë trimin me Ramën.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hallexhiu

                  O ylli u lodha duke te thene qe nuk te degjon njeri vlla,se ke pare si jane bere shoq e gjyqtareve si shoqat perversesh flokengjyerish lepires te prokuroreve ,neper gjyqet tona flet vetem prokurori si ne kohen e enverit bile me keq .po me sa kuptoj un z ylli edhe rama eshte pal me keta per fat te keq ndihemi te zhgenjyer se si ka mundesi qe ky vetem kur kan hall njerzit e tij behet keq kurse per hallexhinjt ci qi ropt

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yytt

                    Dorezo apartamentin ne Sarande te dhene nga Balilet o kriminel i korruptuar...!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pthu

                      Yytt, eshte shpifes e spiun si i ati qe ne kohen e komunizmit denonte miletin per agjitacion e propagande!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Të flasim hapur

                        Keta si puna e Yttt, kane marrë njerez me qafë ne kohën e Enverit. Spiunë si fis.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spërrrrrr

                          A ka ndonji në shqipëri që s'ka qenë spiun?Ti a e ke patë babin a gjyshin spiun?

                          Përgjigjjuni
                      2. l
                        llazi usa

                        Ky eshte grushti i shtetit, Rama te ket kujdes me policine se gjyqetaret po e nxjerin koken, kane filluar me Sajmir Tahirin

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sapa

                          I djeg zemra per drejtesine ketij!Thone qe kur ishte minister i drejtesise ka bere shume te mira ne favor te saj!Eshte i ndershem ky prandaj bertet nate dite!

                          Përgjigjjuni
                          1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                            Pse, demek te djeg ty? Çfare te djeg per drejtesinë? Bytha? Prandaj pi nxirrje tym nga mbrapa ti, si uzinat e koksit?

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            TARRAS LALA

                            Vazhdo e ha mut me gavet se e bllokove o IDJOT

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Miku i madh SHaBAni

                              Quhet "shoqeria e gjukates e te Argitadrejtesi "

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Ceremi

                                Shoqate e gjygjtareve?????.Jane shkaterruesit e gjygjesorit drejtesise kete e dine mire ata qe kane pune me ta Tani duan rroga nga taksapaguesit duke mos u sherbyer por duke I perdhunuar

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .

                                  As kur KM Rama me ze e figure i konsideronte gjykatat te degjeneruara, kur bente gjykatesin, prokurorin, kur bente gjyqe publike kur interesonte e per ke i interesonte, kur ushqente propaganden kunder sistemit te drejtesine me qellim largimin e vemendjes nga keqqeverisja. Askush nuk reagoi. Qellimi? Drejtesia e Re nen hyqmin politik. Dobia per qytetaret? Asnje permiresim, kaos. Presioni ndaj Spakut per ruajtur bythen e vet eshte i vetmi refren.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Likja

                                    Po heret ne mengjes i ka telefonuar Argita per te reaguar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Luli

                                      Kur Saliu shan Spakun organizate kriminale nuk reagon shoqata kur spaku zvarrit proceset e 21 janarit , Gerdeci, vjedhjen e floririt ne Krabe, vrasjet e 97 eOfendimet dhe presionin e Saliut nuk regon askush. Cudi sa te ndjeshem jane nga Rama gjyqesori

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Preshi i idiotit

                                        Ja do te te marrin doren ty o koqe kandari. Ik ore servil, nje here me Ramen njehere me Berishen, njehere me Meten. Te erdhi keq per gjyqtarin e Kushtetueses Gent Ibrahimi qe ta pergjuan per pazarin qe beri me ty per klientin tend. Ne vend te mbyllesh gojen se te ka mbuluar zullumi flet sikur je i ndershmi dynjase. E harrove korrupsionin e byzylykebve te te denuarve, apo miqesine dhe horlliqe ne hotelin e mikut tend Klement Balili. Rri mos e ngacmo m... se mban ere.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. f
                                          fjala

                                          Ylli Manjani megjithe defiçenca qe ka pasur, sepse e bente politika te tille, ka kohe qe reagon si jurist shqiptar me logjiken dhe detyren ne zbatimin e ligjeve brenda logjikes se drejtesise. vetem e pergezoj per shqetesimin, por ajo qe shikoj negativae sot, jo tek Manjani, por tek qytetare te ashtuquajtur shqiptar , tek juriste te ashtuquajtur juriste, por me ka bere pershtypje dhe prokurori-deputet Ndoji me logjiken e tij pozitive ne parlament, eshte se flasin çapraz njerezit pa shpirt njeriu dhe kacavirren me fjalet e tyre si krimba m... duke share e banalizuar; kjo vjen dhe nga edukata, kultura, trashegiam dhe shkolla qe i ka pare e nuk e kane pare tek Kristali. E pergezoj juristin Manjani !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            ILIR

                                            Spurdhiak qe mundohet te paraqitet i dijshem dhe i rendesoshe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Berti

                                              Keta shurraqet e shoqates kombetare te gjygjtareve si nuk u ngriten nje here kunder Berishes i cili po degjeneron cdo dite, po vertete cdo dite nje gjygjtare te tyre me lloj lloj epitetesh denigruese. O frikacake te mjere !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. m
                                                matjani zogisto ballist

                                                Ky pis mbron qeverine se ajo ja di hajdutlleqet dhe po nuk lehu ne favor te saj, i ndersen ndonje prokuror dhe i vendosin ndonje lale byzylyke nga ati qe ka blere me tenderat e tij.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Feniks

                                                  Ky idioti funksional, Manjani, po kerkon te rehabiltohet me ndonje post ministri apo vend ne Gjykate Kushtetuese, se ka ndezur motorin pro Rama dhe anti opozite prej kohesh. Nuk ka me vemje dhe me idiot funskional, ka kaluar ylberin nga Nano, Rama, Meta perseri rikthim te Rama. E quan leksikun e Rames si te qarat e dikujt qe nuk ka fuqi. O bastart, o lepires akademik , o Manjan!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    N

                                                    Largojeni urgjent kete gjykates shemtir Eugert leshi prej Pellumbi,sic eshte vet po shtremberon dhe drejtesin.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje