“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

9 Dhjetor 2025, 19:13Politika TEMA
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është

Ibsen Elezi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, ka dhënë një panoramë kritike për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh se PD po shkon drejt tkurrjes dhe se, sipas tij, formacioni opozitar është kthyer në “pronë personale të Sali Berishës”.

Elezi theksoi se zëri kritik brenda partisë është thuajse i heshtur, përveç ish-deputetit Ervin Salianji, ndërsa shtoi se mungesa e garës së brendshme dhe degradimi organizativ e bëjnë PD-në jokonkurruese në përballjen politike me kryeministrin Rama.

“PD po shkon drejt tkurrjes. Partia është kthyer në pronë personale të Berishës. Në PD rebel vetëm Salianji, ndërsa të tjerëve s’u dëgjohet zëri. Pas përballjes që kam bërë më Berishën, ka qenë që unë të ndërtojë një frymë që Berisha mundet me votë.

Në politikë dhe në demokraci Berisha mundet duke krijuar një figurë ballë për ballë. Salianjë nuk ka një kartë normale. Salianji është një person që është kooptuar, Berisha e ka bërë anëtarët të kryesisë pa asnjë lloj rregulli. PD ka degraduar dhe nuk është kompetitive që të hyjë në një betejë politike dhe të garojë kundër Ramës”, tha ai.

2 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !!!!!!!.

    O Mero , o yll i gazetarise !!! O pishtar i pashuar i mbrojtjes se fjales se lire dhe anti censures !!! Zhbllokoji komentet e mia ! Aman zhbllokoji se te jap fjalen do ndryshoj ! Do postoj vetem komente me sharje me liber shtepie kunder Saliut , ashtu sic te pelqen ty dhe 98% e komentuesve te Temes !!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Para Lashi

      Pa karte morale Salianji?!?! Pa karte morale eshte salija o Patate Kukesi! Shoket e salise jane : magjun peka, sudja, rustem gjata, sali lusha, fahri balliu, motrat vokshi, Ligji 7501, tritani, genci! Hajde patate Kukesi ketu!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje