Gazetari Roland Qafoku dhe deputeti demokrat Gjin Gjoni debatuan mbi lëvizjen e Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike.
“Ne po fillojmë riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike”, tha Gjoni, para se të ndërpritej nga Qafoku, i cili iu kthye: “Kë? Këtë të Salianjit?”.
Gjoni iu përgjigj: “Salianji është jashtë. Është anëtar i Kryesisë dhe mund të vijë në Kryesi për të diskutuar, siç diskutoj edhe unë”.
“Kishte më shumë njerëz në Durrës sesa këtu, te Foltorja, zoti Gjoni”, tha Qafoku në studion e “Off the Record” në A2CNN.
Gjoni theksoi se “patjetër që kërkohet një riorganizim, hapje e PD-së”.
“Duhet një sërë masash dhe analize, pavarësisht farsës zgjedhore. Duhet analizë dhe reflektim. OSBE- ODIHR ka dhënë atë definicion që është shkrirë partia me shtetin, që kemi vjedhje të votës, që kemi pjesëmarrje të krimit të organizuar, që kemi 4500 aktivitete në fushatë elektorale të Partisë Socialiste dhe kemi shtatë rezoluta nga partitë më të mëdha botërore.
Nuk ka ndodhur kurrë të trajtohet çështja e Shqipërisë njëlloj me çështjen e Ukrainës. Tani, të jemi realistë”, tha Gjoni.
Qafoku ndërhyri duke i thënë se duhet dhe një analizë brenda PD-së: “Problemi është se fjala analizë do të thotë që ju të nxirrni ndonjë gjë për vete se nuk quhet analizë. Pastaj quhet raporti i OSBE/ODIHR-it.
Deri tani s’kemi dëgjuar ne për analizë. Zgjedhjet janë bërë në 11 maj zoti Gjoni. Analizën duhet ta kishit bërë. Këtu ka dështuar qeverisja, por këtu ka dështuar edhe opozita. Ju nuk jeni më alternativë”.
Xhin Xhoni eshte kandidat i Saliut per President te Republikes. Ej, shqiptare qe votoni per Saliun, keni sy apo jo, keni tru apo jo, keni dinjitet apo jo??? Populli thote jo! Po ju si thoni? Jashteqitja e kombit eshte mbledhur ngushte rreth Saliut.
O Roland, po ti mban mend shume; te kujtohet kur Gjin Gjonit i dha 1 vit leje barre "presidenti" Ilir Meta dhe shkoi e ndenji ne Gjermani?! Te kujtohet qe Gjin Gjoni dha doreheqje si jurist dhe u largua me vrap nga vetingu? Te kujtohet qe Gjin Gjoni nuk eshte jurist por veteriner dhe per tre muaj Saliu e gradoi si universiteti Kristal? Do me , Roland? të kujtohet gruaja e Gjin Gjoni ka pushtuar Aeroprtin e Rinasit me tregetinë? Do me ? Po si ka mundesi Roland Qafoku qe bisedoni me njerez te tille duke i quajtur publik kur ata jane hadute, kriminela te popullit dhe si ka mundesi qe nga kigjzbatues kthehen ne ligj venes kjo garde kriminale?! Keshtu do mbahet shteti ligjor ne Shqiperi?! Shkoni para kryeministrise dhe merrni nga nje karrike se keshtu e kerkon demokracia si po ben karkaleci politik Adriatik Lapaj. Me duket se e ka harruar Lirak Bejkon qe e perveloi dhe vdeiq ne çader Saliu.