Ish-deputeti Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në çështjen Abo kundër Turqisë, duke e përdorur këtë rast si shembull paralelizmi për gjendjen e drejtësisë në Shqipëri. Në një postim, ish-anëtari i Komisionit të Ligjeve argumenton se rasti tregon se çfarë ndodh kur sistemi gjyqësor nuk synon të korrigjojë shkeljet, por të justifikojë apo të mbrojë gabimet e veta.
Ndreca thekson se vendimi i Strasburgut “është pasqyrë brutale e degradimit institucional”, dhe se ngre pyetje të drejtpërdrejta mbi mënyrën si funksionon sot drejtësia shqiptare, sidomos në raport me të drejtat themelore dhe korrigjimin e shkeljeve procedurale.
Postimi i plotë:
Vendimi i GJEDNJ-së në çështjen Abo kundër Turqisë është më shumë se një rast individual. Është një pasqyrë brutale e asaj çfarë ndodh kur sistemi i drejtësisë, në vend që të korrigjojë shkeljet, mobilizohet për t’i justifikuar ato.
GJEDNJ tha qartë:
shkelja proceduriale (mungesa e avokatit) nuk është “teknike”,
rigjykimi nuk është favor, por detyrim,
gjykatat e larta nuk janë për të mbrojtur gabimet e gjykatave të ulëta, por për t’i korrigjuar ato.
Në Turqi, gjykatat e ulëta e zbrazën vendimin e Strasburgut nga përmbajtja.
Gjykata Kushtetuese duhej ta korrigjonte. Nuk e bëri.
Pasojë: GJEDNJ u detyrua ta dënonte sërish shtetin për rezistencë gjyqësore, për formalizëm dhe për shkatërrim të sigurisë juridike.
Tani pyetja nuk është më vetëm për Turqinë.
Pyetja është për ne. Për Shqipërinë.
A është sot sistemi ynë i drejtësisë i aftë të korrigjojë realisht shkeljet proceduriale dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut?
A është shndërruar në një sistem korporativ, që kërkon mekanizma jo për të ndrequr padrejtësinë, por për ta minimizuar rëndësinë e shkeljeve të vetë sistemit gjyqësorë?
Për të relativizuar të drejtën për mbrojtje efektive?
Për të mbrojtur vendimet e prokurorëve dhe gjykatave të ulëta me iluzionin se “po bëhet drejtësi”?
A është kjo drejtësi evropiane?
A është kjo drejtësia që kërkuam kur u bë reforma?
A janë sot këta gjyqtarë dhe prokurorë patriotë të ligjit, apo shkatërruesit më të rrezikshëm të shtetit të së drejtës dhe besimit publik, një besim që rikuperohet shumë më vështirë se sa shkatërrohet?
Një drejtësi që nuk korrigjon gabimet e saj, nuk është drejtësi është simulim i saj, është korporatë gjyqësore.
P.s. Po ju citoj pjesën konkludive të vendimit Strasburgut dhe më poshtë gjeni linkun e vendimit të plotë.
GJEDNJ në këtë rast shprehet: “Për sistemin gjyqësor turk, ky vendim nxjerr në pah domosdoshmërinë e një ndryshimi në mentalitetin ndaj vendimeve të GJEDNJ-së. Në vend që këto vendime të anashkalohen përmes aktivizmit gjyqësor apo të zbrazen nga përmbajtja e tyre përmes interpretimeve formaliste, duhet të adoptohet një praktikë e sinqertë, e orientuar drejt të drejtave dhe në përputhje me frymën e Konventës. Në të kundërt, Turqia do të vazhdojë të humbasë reputacionin e saj në lidhje me shtetin e së drejtës.
Megjithëse beteja njëzetvjeçare e Davut Abo-s tregon se sa e mundimshme mund të jetë rruga drejt drejtësisë, ky vendim përfaqëson një pikë referimi të rëndësishme që mban gjallë besimin se, në fund, ligji do ta gjejë rrugën e vet.”
Bravo elokuenti Plarent.Llagar i patër je.Pika që stë bie ty fhe shokëve të tu që merni guximin dhe vazhfoni të na çani paguren.Thyeni ore qfën dhe hani parstë tone pa u kruajtur.
Kur u bo edhe ky katunari me dhonẽ direktiva, boi shurrēn shtetit.
Ky pordhac hajdut nuk durohet fare.Fajin e ka Rama qe u katandis ta mbrojne njerez si ky legen qe vodhi tenderin e uniformave te policise dhe tani jep leksione kunder drejtesise.
Bravo more kthellash i Mirdites , ka ardhur koha qe hajduti me i madh i 13 viteve te pushtetit te Edi Rames te jape leksione drejtesise......!!!!!!!!!! Kesaj i thone fundi i botes.
Bravo more kthellash i Mirdites , ka ardhur koha qe hajduti me i madh i 13 viteve te pushtetit te Edi Rames te jape leksione drejtesise......!!!!!!!!!! Kesaj i thone fundi i botes.
Plarent Ndreca, mandati i fundit si deputet, turpi i Mirdites dhe Lezhes dhe armik i popullit shqiptar
Eshte kenaqesi te degjoshe kur Plarent flet per ligjet..
Nëse komenti juaj është ironi, atëherë komentet janë 100% kundër këtij bastardi, modeli më i shëmtuar dhe pa nder i administratorit publik. Por ç'ti bësh, ky vënd dhe ky popull vazhdon t'i vlerësoj të zgjedhurit e tij nga fjalët dhe jo nga veprat.
Epo te te japin leksione Hajdutet qe duhet te ishin prapa hekurave , kjo eshte Arrogance dhe Guxim i tepruar.Kjo sepse krimi i organizuar te cilit i sherbejne Palaco si ky nuk pyet as per drejtesi dhe as per SPAK.
O hajdut qe ale diploma Kristali pa shit mbasi u mbull o ten echo
Jo vetem por ky ka pjesetar te familjes ne burg per trafiqe si pjesetar grupi kriminal
Akoma i lire ky hajjdut me cizme? Cfare ben Altin Dumani?
Fisnik Plarent!
Si u be me ato akuzat per vjedhje? Apo meqe nuk eshte me ne politike u harrua.
Sido qe te jete mendimi i disa komentusve ketu, Pleoranti ka shume te drejte. megjithate kesaj drejtesija me keto njerez qe ka e keto gjygje qe shikojme cdokush kupton se jemi shume larg emancipimit e ndergjegjesimit te prokuroreve, gjygjtareve avokateve e drejtuesve te institucioneve te drejtesis. shumica e tyne jane Gjin Gjona, edhe shume komentus kuptohet se jane njerezit e tyne ose ato vete. Fajin ketu vertete e ka Rama e PS qe ka shumicen e deputeteve e nuk merr masa urgjente me rregullu ligjet. Po me Sqep si Manja apo edhe te tjere veshtira tia dali dhe ai, e mire ti bahet se kush te vije mbas ti do jete ma i qarte cfare duhet rregullu ne institucionet e drejtesis. Ylli Manjani ndoshta ju duket disave qe ju preken interesat si i pa afte por ai eshte ma i qarti nder te gjithe cfare duhet ba me drejtesin e njerezit qe punojne ne ato organe.