Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, do të shpërndahen medalje nderi për 22 personalitete të kombit shqiptar, që kanë shërbyer në fusha të ndryshme.
Fjalën hapëse e mbajti kryeministri Edi Rama, që në fjalën e tij tha medaljet mbajnë emrin e heroit tonë kombëtar, që përcaktoi njëherë e mirë orientimin evropian të Shqipërisë.
Sipas Ramës, Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar. Kreu i qeverisë nderoi me medalje familjen e Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut, personalitete që i vlerësoi për kontributin që kanë dhënë për atdheun.
“Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut, për të nderuar ata njerëz, që vërtetë kanë merita për përparimin e kombit. Urdhri i Skënderbeut u themelua më 1925 dhe ky urdhër ishte masë graniti, që u hodh në themelet e Shqipërisë së asaj kohe, ku nderimi e bën meritën të përjetshme. Urdhri i Skënderbeu i mbijetoi kohërave të shumta të vështira, që nga mbretëria, tek diktatura e deri tek pluralizmi tepër problematik. Në pluralizëm, edhe të vdekurit morën dekorata, që ishin zhveshur nga çdo kuptim. Kështu, medaljet humbën rëndësinë e tyre. Ne ndërmorëm një reformë të thellë për medaljet, për të vendosur Republikën në kontakt me simotrat e saj evropiane dhe duke u mbështetur në praktikat e Europës. Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. Sot dy medalje do të marrin Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Republika u shpreh mirënjohje të ndjerëve. Medalja tregon se respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj kombit dhe jo mbi bazë të pasurisë. Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar”, deklaroi Rama.
Shtet qe dekoron hajdutin me te madh te Shqiptareve te pronave te tyre Artan Lame.....! Turp historik te dekorosh hajdutin Artan Lame.
Shtet qe dekoron hajdutin me te madh te Shqiptareve te pronave te tyre Artan Lame.....! Turp historik te dekorosh hajdutin Artan Lame.
Shtet qe dekoron hajdutin me te madh te Shqiptareve te pronave te tyre Artan Lame.....! Turp historik te dekorosh hajdutin Artan Lame.
Shtet qe dekoron hajdutin me te madh te Shqiptareve te pronave te tyre Artan Lame.....! Turp historik te dekorosh hajdutin Artan Lame.
Respekte.I meritojne,Likja nuk la njeri pa dekorata
Kush është ky Filip Rrumbullaku mor naltmadhëri se nuk dimë asgjë se ç'ka bërë për kombin shqiptar.
Per qindra mijera qytetare qe jane viktima dhe deshmitare te gjalle te rushfetxhiut me te madh qe ka pase Shqiperia qe nga themelimi i Shtetit Shqiptar e deri me sot, ky dekorim i Lames eshte nje fyerje,nje perbuzje dhe nje karshillak qe u ben KM. Ashtu si ne diktaturen komuniste nderoheshin kriminelet komuniste me titullin me te larte "Hero i Popullit" per krimet qe kishin bere kunder popullit ,ashtu edhe ne diktaturen e korrupsionit te Rilindjes nderohen e levdohen e marrin Urdherin e Skenderbeut figura emblematike te korrupsionit si A.Lame qe kane marre ne forme rushfeti ose mitmarrje po te perdorim termat e Kodit Penal mbi tre miliard euro qytetareve per sherbime dhe te drejta qe u takonin ne baze te ligjit. Jo vetem rushfetet por edhe gjuha fyese , denigruese dhe cinike ndaj qytetareve e ben ate te padenje per ate urdher. Akoma edhe sot jane mijera qytetare qe nuk jane shlyer kredite dhe fajdet qe kane marre per tu dhene ushtrise se seksereve te Lames. Per zyrtare te larte te korruptuar nuk duhet Urdheri i Skenderbeut por Urdheri i SPAK per hetimin e sekuestrimin e atyre parave kudo qe ndodhen.