Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

11 Dhjetor 2025, 08:30Politika TEMA
Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i

Një pakt i mundshëm mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Avokatin e Popullit, ka ndezur debate të forta në Top Story.

Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte ai që pretendoi se ekziston një pakt i tillë mes dy partive, ndërsa tha se kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka propozuar edhe për amnisti penale.

Nisur nga ky diskutim, Flamur Noka reagoi duke i dërguar një mesazh në studio Dukës, duke thënë se ai nuk ka votuar për Shabanin, madje u ka kërkuar kolegëve të mos e votojnë.

MurriziKryetari i grupit parlamentar propozon. Ta kthejmë në amnisti penale, edhe subjektet që kanë gjobë t’i falin. Është ndonjë debil funksional që e ka bërë këtë? Po bën paqe fiskale, apo amnisti penale?

KapriE kemi përmendur dhe Bankersin në Parlament

MurriziShumë vonë e keni thënë

Duka: Lutet Flamur Noka për një sms: Nuk kam firmos, i kam kërku kolegë të mos firmosin. Ervin Salianji ka lobuar të firmoset Shabani.

MuçaMe gjithë respektin për Nokën, para një muaji e diçka, citoj flamur Nokën “çdo kandidaturë që mban firmat e deputetëve të PD, është dinjitoze për avokatin e popullit”. Para një muaji ka deklaruar këtë. Kjo ishte për të qenë korrekt, mund të ketë ndërruar mendje.

Lini një Përgjigje