Nga mbështetja te tërheqja: PD kërkon largimin e Endri Shabanit nga gara për Avokatin e Popullit

11 Dhjetor 2025, 10:32Politika TEMA
Nga mbështetja te tërheqja: PD kërkon largimin e Endri Shabanit

Partia Demokratike ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës votimin për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit. Kjo kërkesë arysetohet me paraqitjen e shkresës për tërheqjen e firmave që opozita ka dhënë për 6 kandidatët.

Tërheqja e firmave është bërë një ditë pasi u shpallën kandidaturat. Ata kërkojnë heqjen nga lista të emrit të Endrit Shabanit, i cili ka plotësuar numrin e firmave të nevojshme të marra nga opozita, ndërsa shprehen se të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Berisha në foltore tha se PD respektoi vendimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se një deptuet ka të drejtën për të firmosur vetëm për një kandidat. Tërheqja e firmave kundërshtohet nga PS me argumentin se është ka kaluar afati.

"E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja e kohës jeni. Ju ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e AP, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, që për kandidatët për AP do ketë deputeti të drejtë vetëm për 1 firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe organizimin e procedurës së emërimit.

Ai është kryetar komisioni. Tjetër punë se e keqa banale e shtron në hic. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë.

Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat. E vazhdoni se e dini që lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë", tha Sali Berisha. 

1 Komente

  1. B
    Bufi eshte frikacak

    Ky i semure psiqik e ka kaluar fazen e qesharakut. ...... Gjynah i abandonuar nga familja femijet.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje