Dita e forcave ajrore/ Flotë moderne helikopterësh në Farkë, bazë e NATO-s në Kuçovë

24 Prill 2025, 16:30Sociale TEMA

Dita e forcave ajrore/ Flotë moderne helikopterësh në Farkë,

Në 24 prill të vitit 1951 u themeluan Forcat Ajrore të Shqipërisë. Në këto 74 vite Forca Ajrore ka kaluar në faza të ndryshme transformuese.

Forca Ajrore ka si mision sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO.

Në Shqipëri janë dy baza aktive, ajo e Kuçovës që është tashmë edhe bazë taktike e NATO -s, si dhe ajo e Farkës.

Nënkolonel Ervin Buzi shërben prej vitesh si pilot në bazën e Farkës. Dhe se fundmi mban detyrën e komandantit të kësaj baze.

“Baza ajrore e Farkës është e fikusuar te krahërrotulluesit, ose helikopteret. Në Kuçove ka piste për uljen e avioneve, ndërsa në jemi te fokusuar per helikoptere.  Helikopteri ka anën humane, dua te sjell ne vemendje nje shprehje. Nese doni nje tufe me lule prisni një avion, nëse doni të shpëtoni një jete prisni nje helikopter.”

Forca Ajrore ka në përdorim helikopterë të llojeve të ndryshëm, që marrin pjesë në operacione të shumta. Krenaria e Forcës Ajrore është helikopteri Black Hawk, prodhim amerikan.

“Eshtë studiuar që të ketë taktikat e ushtrisë amerikane, lëviz skuadren me 11 veta në bord, përveç 4 veta ekuipazh. Ju jeni mësuar që në boten civile janë stjuartet, por ne kemi operatoret e bordit, njeri majtas dhe tjetri djathtas. Ketu vendoset armatimi. Per ta shpjeguar pak se shqiptaret kane kuriozitet a eshte sulmi. Cili eshte operacioni me i veshtire qe ka bere black hawk? Kemi qene ne faze trajnimi stervitje, si mision real ka qene transporti i personelit mjekësor.”

Sa i sigurt është helikopteri kur ngrihet në ajër dhe nga një gabim i vogël mund të mos ketë më kthim pas? Kjo pyetje e ka shoqëruar gjithnjë pilotin 43 vjeçar.

” Teknkologjia e ndihmon pilotin për vendimarrje, por baza është piloti bashkë me ekuipazhin.”

I konsideruar si një ndër profesionet e vështira, përgatitja e n jë piloti i kushton çdo shteti kosto më të lartë.

“Eksperienca e pilotit ka nje kosto shume te madhe sepse jeta e njeriut nuk ka çmim”

Ëndrra për të fluturuar për nën kolonel Ervin Buzi ka qenë e hershme. Është përballur shpesh me momente të vështira, por një prej tyre thotë se s’do ta harrojë kurrë.

“Eshte fluturimi i pare vetëm. Që t’i krijon besimin.”

Si pjesë e forcave ajrore, detyra kryesore e tij dhe ekipit është të shkojnë sa më parë atje ku ka nevojë për ndihmë.

“Shkon në një terren sfidues, me kushte meteorologjike sfiduese dhe shpëton një njeri, është një nga kenaqësite më të medha që kemi nga puna.”

Teksa bën prej më shumë se dy dekadash punën që ndoshta shumë të tjerë e kanë ëndërr, nën kolonel Ervin Buzi në përvjetorin e 74 të Forcës Ajrore ka këtë mesazh për të rinjtë.

“Ejani në forcat ajrore dhe çojeni përpara më mire se ne këtë punë.”

6 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare sali

    Jua tregon Doktor Mortja Forcen ajrore!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qeveritare pa ndjenja Kombetare..

      "Bazat" Ajrore Shqipetare kane edhe "Karroca" Dore..per "Aksjon" qe nuk i kane Shtetet e tjera....TURPE..dhe vetem Turpe per te gjitha Qeverite "Demokratike" qe shkaterruan Ushtrine Shqipetare..Tallin Mendere Greket dhe Serbet.....pse jo??

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari i mirë Shvejk!

        TURP!! Është turp total që AL nuk ka avion me krahë fix. Qoftë transporti (ndonjë C130, apo C27 apo A400). Qoftë edhe avionë zjarrfikës. Por edhe ushtarak patrullimi helikë. Me këtë GDP që kemi dhe parashikimet janë të gjitha mundësitë të kishim max një skuadrilje F16... Pa dallim ministrat e mbrojtjes së këtyre 30 vjetëve kanë qenë ose janë të paftë por edhe hajduta!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          gerrrko arrixhinji servi gjakdhjeri terbohen nga keto lajme ...nga Kucova eshte gerrrqia arrixhinje gjakdhjere vetem 10 min larg.....e ngrejn zgupthi kur te duan....

          Përgjigjjuni
          1. t
            tr

            Pensionistet u lumturuan. Hallall pensionin.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dikur

              Në një rradhë me festën e aviacionit mund të kujtojmë edhe festën e armës së tankeve, të artilerisë, të flotës ushtarake detare, të cilat në këto vite janë "forcuar" dhe "zhvilluar" aq shumë. Hahaha..... E gjitha kjo historia e armëve dhe teknikës ushtarake që shteti ynë kishte dikur më kujton një film vizatimor për fëmijë "Ujku dhe demi " Ujku I thoshte demit "pa brirë ti je mbret . Pa brire je pasha . Pa brirë është dhe moda " Me fjalë të tjera s'të duhen armët sepse ngjan I shëmtuar dhe demode. Tallje më të madhe nuk ka .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje