Dita e refugjatëve, Gonzato: Shqipëria partner i rëndësishëm! Ministri Hoxha: Punojmë të ndërtojmë sistem azili në përputhje me BE

20 Qershor 2025, 18:34Sociale TEMA
Dita e refugjatëve, Gonzato: Shqipëria partner i

Në ditën botërore të refugjatëve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e Shqipërisë ndër vite në ndihmën e dhënë për menaxhimin e flukseve, duke marrë shembujt strehimin e hebrenjve, shqiptarëve të Kosovës dhe afganëve pak vite më parë.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thekson se refugjatët dhe kërkuesit e azilit të trajtohen me dinjitet, drejtësi e respekt.

“Punojmë pa ndërprerje për të ndërtuar një sistem azili më të fortë, më transparent dhe më efikas – në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të së drejtës ndërkombëtare. Bashkëpunimi me UNHCR-në, BE-në, organizatat vendore e ndërkombëtare, si dhe me komunitetet lokale dhe shoqërinë civile, është çelësi për një qasje gjithëpërfshirëse dhe për një integrim të suksesshëm. Solidariteti nuk është vetëm një parim moral, është një angazhim konkret për të mbrojtur dinjitetin njerëzor!”, nënvizoi Hoxha.

3 Komente

  1. L
    Liqeni

    Rrofte azili!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Kush e nxjer ne foþo kete felliqesiren!!!???

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        Ervin gjakdhjeri gerrko arrixhinji servi antishqiptari Hoxha nuk ka pse punon qe te ndertoj nje asil politikik si ne EU sepse per kete duhet te ishim te zhqilluar si EU.......keto kokrra sti ha njeri .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje