Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, avokati: ‘Preken’ edhe shqiptarë, ka të arrestuar me shkelje ligjore

18 Qershor 2025, 14:43Sociale TEMA
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, avokati:

Avokati Petër Lumaj, foli për vendimin e administratës së Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA. Avokati shqiptar në SHBA theksoi se nga vendimi preken edhe shqiptarë të cilët kanë precedentë kriminalë.  

Ai theksoi gjithashtu se ka raste të shqiptarëve të arrestuar.

“Po, pa përmendur emra. Ka të arrestuar, njerëz në Florida, dy në Michigan por që kanë shkelje ligjore", u shpreh ai.

“Dhe shqiptarët një pjesë që kanë rekorde kriminale do të përfshihen se ligji i imigracionit s’ka lidhje me një grup etnik apo fetar, por për ata që kanë shkelur ligjin.

Mënyra e ekzekutimit të këtij ligji fillon me grupin e parë që mund të jenë kërcënues për SHBA, që mund të kenë lidhje me terrorizmin, grupi tjetër do të jenë ata që janë të akuzuar për krime të rënda, i treti ata që ka dhënë urdhër gjykata e imigracioni që të kthehen.

Shqiptarët në përgjithësi janë në grupin e katërt, që kanë mënyrë jo ligjore në SHBA, por nuk përfshihen në këto kategori. Është një pjesë e vogël e shqiptarëve që mund të kenë efekt negativ në depërtimin e tyre”, u shpreh avokati në një intervistë për Report TV.

Duke u ndalur te arrestimi i kandidatit demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, Brad Lander, i arrestuar nga agjentët e imigracionit, avokati tha se ishte i parapërgatitur nga kandidati.

“Është i parapërgatitur nga vetë kandidati. Ishte kandidat për kryetar bashkie në Nju Jork. E bëri qëllimisht që media të fokusohet. Ka qenë 5 ditë aty duke pritur agjentët të ndërhyjnë dhe ishin mediat”, u shpreh ai.

 

3 Komente

  1. J
    JD

    Perer Lumaj, eshte nje kokerr legeni qe shkon pas bythes se Trapit. Peter (Pjeter) Lumaj eshte arratisur nga Shqiperia ne 1991 shkoi ne Jugosllavi. Pra eshte vete emigrant i paligjshem, ashtu si qindra nga keta qe po deportojne. Gjoja po deportojne kriminele! Kriminelet nuk shkojne te punojne ne ndertim, ashtu neper fast foods. I vene etiketen kriminel kujdo qe kapin. I kane grisur apo djegur ID njerzve. Po marrin ne pune naziste te grupit nazist PB ose KKKlani i ri. Ky Pjetri i Lumajve harroi qe vete iku si emigrant i paligjshem nga Shqiperia, biles theu ligjin dhe ne baze te ligjit qe ishte, ka kryer krim. Te tille si ky ka me qindra nga emigrantet qe po deportojne, ne mos me mijera. Njerez te tille me dhjete fytyra si Pjeter Lumaj aka Peter, jane thjeshte legena qe kaluan lumin dhe shajne kalin. Zoti eshte i madh. Do tu hape hakun.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Pritet gjakosje e kolotripidha-s se tourkalvanoi-ve..... allah uakbar

      Përgjigjjuni
      1. F
        FCK888

        Po komente bythe, ne cdo vend te botes te arrestojne e te debojne nese je i paligjshem. Nuk ka me "Amerika eshte bere nga emigrante", se per ate pune edhe Greqia eshte bere nga emigrante, edhe perendimi eshte i rindertuar nga Amerika. Kto jane muhabete koti. Sot ke sisteme sociale, ke lloj lloj barash qe duhet te mbaj persiper taksapaguesi, ke njerez me te rrezikshem qe vijne te pakontrolluar. Shkurt Amerika po ZBATON ligjet e saja. Ska mo rrumpalle. U cane robt duke kalu kufirin, gjith kta kurvat shqiptare me dy lek duke lind femije andej, boll me.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje