March Ghoryeb: Si i nxorëm shqiptarët nga Izraeli

17 Qershor 2025, 15:30Sociale TEMA
March Ghoryeb: Si i nxorëm shqiptarët nga Izraeli

Qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimi të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. 

Ishte ministri i punëve të Jashtme Igli Hasani ai i cili tregoi detajet e këtij operacioni ku është përfshirë edhe konsulli i Shqipërisë në Liban March Ghoryeb.

“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, u shpreh Ghorayeb në një intervistë për TCH.

Ghoryeb konsulli i Shqipërisë atje njëherazi këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Lindjen e Mesme, tregon detaje nga nxjerrja e 5 shqiptarëve nga Izraeli.

“Mbi të gjitha dua të falënderoj ambasadoren tonë në Izrael Meri Kumbe për punën e saj të vështirë nën bomba duke marrë këta shtatash shqiptarë të cilët donin të largoheshin. Bashkëpunuam për nxjerrjen e tyre me shtetin e Egjiptit me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera ndër vite të cilat janë vetëm forcuar.

Egjipti kurrë nuk ka thënë jo sa herë kemi patur nevojë për ndihmë siç ishte edhe ky rast më i fundit. Kemi koordinuar me JID shërbimin inteligjent të Egjiptit dhe dua ti falënderoj ata bashkë me kryeministrin dhe presidentin.

Mbi të gjitha falënderimet shkojnë  për kryeministrin Rama i cili ka ndërtuar këtë marrëdhënie të fortë me Egjiptin dhe vendet e rajonit këtu. Të evokuarve i uroj çdo të mirë e plot bekime”, tha konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.

 

4 Komente

  1. W
    What

    Pse nuk ka ambasede Shqiptare ne Israel??

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje mergimtar

      What,lexoje shkrimi,qe e thote me emer e mbiemer ambsadoren tone ne Izrael.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Kaq e veshtire wenka te nisesh me makine nga Tel aa Vivi permes Sinait dhe nga Kairo te maresh nje avion? Ne me Egjiptin pervec kohes se Naserit gjithnje mire e kemi pasur.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Ky eshte nje rezultat i jashtezakonshem i Qeverise se Rilindjes!Mendoni gjithe ato Postblloqe te rrezikshme qe kane kaluar!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje