Ditë të vështira në qeli, Meta flet nga burgu: Tualeti ka që në 2024 pa dritë, më kanë shpuar bidonat e ujit, ajrosjen ma kanë ndaluar!

14 Prill 2026, 17:47Politika TEMA
Ditë të vështira në qeli, Meta flet nga burgu: Tualeti ka

Ish-Kreu i Shtetit dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë audio nga qelia, duke treguar se po i mohohen të drejtat, disa po i shkelen e të tjera në mënyrë abuzive po tjetërsohen.

Ai është vizituar në qeli nga përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, i cili ka marrë edhe kontakt me drejtuesit e Burgut "Jordan Misja" në Tiranë, duke i ballafaquar me pretendimet e Ilir Metës.

"... ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij.

Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër", thotë Ilir Meta.

Presidenti thotë se ajo që e ka shqetësuar më shumë ka qenë takimi që përfaqësuesi i KSHH ka zhvilluar me shefin e Policisë së Burgut, i cili është shprehur se Ilir Meta del në ajrosje si gjithë të tjerët.

"Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha. Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit", thotë ai.

Letra e plotë publike e Presidentit të Partisë së Lirisë, drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit, drejtueses Erida Skëndaj:

E nderuar Znj. Erida Skëndaj,

Kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Të nderuar anëtarë të Komitetit të Helsinkit!

Jam i detyruar, për arsye se sot në mënyrë tërësisht absurde m’u pengua që këtë letër drejtuar Kryetares së Komitetit të Helsinkit të Shqipërisë, Znj. Skëndaj, t’ja përcillja me firmën time përmes shërbimeve të IEVP-së “Jordan Misja”, pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë, që prisnin për orë të tëra përjashta.

Meqënëse, kjo u pamundësua, atëherë jam i detyruar që ta bëj publike për të gjithë.

E nderuar Znj. Erida Skëndaj!

Në radhë të parë ju falenderoj që pas 18 muajsh dërguat përfaqësuesin tuaj, Z. Zylyftar Bregu të Komitetit të Helsinkit, të më vizitonte në qelinë time, këtu te IEVP “Jordan Misja”.

Së dyti, ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij.

Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër.

Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.

Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha.

Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit.

Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.

Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”, që në 2 korrik 2025.

A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi?

Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar?

Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.

Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare.

Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij.

Nëse i pandehuri intimidon prokurorët apo dëshmitarët, të cilët në rastin tim nuk ekzistojnë, askush nuk i ndalon prokurorët të ngrejnë akuza të reja ndaj të pandehurit, përfshirë edhe rastin tim.

Për më tepër, që për shkak të funksioneve më të larta që kam mbajtur në Republikën e Shqipërisë si President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, por edhe si President i Partisë së Lirisë sot, kam detyrimin të jap llogari para qytetarëve shqiptarë për çdo akuzë apo trillim kundër personit tim.

Nuk mund të jetë cënim i hetimit, Znj. Kryetare, të kërkosh publikisht që të pyetet personi konkret shqiptaro-amerikan, që prokurorët nuk kanë dashur ta bëjnë deri tani, për katër vite me rradhë.

Edhe vetë gjyqtarja, Znj. Irena Gjoka, e konstatoi këtë mangësi të hetimit në dosje dhe ja la për detyrë Gjykatës të Themelit për ta zgjidhur në të ardhmen.

Nuk është cënim i hetimit, Znj. Kryetare, që të kërkohet që letërporositë drejtuar SHBA për lobimet të bazohen mbi kontratën e ligjshme të LSI-së me GSIS-në, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri dhe që çdo gjë të bëhet transparente sipas kësaj kontrate, si e vetmja mënyrë për të verifikuar nëse ka shkelje të ligjeve amerikane apo shqiptare dhe cili apo cila palë apo person është përgjegjës për këto shkelje nëse janë të vërteta, në SHBA apo në Shqipëri.

Keqpërdorimi i paraburgimit tim si mjet persekutimi politik dhe njerëzor, nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit, ku kundërshtarëve u është lejuar të intervistohen edhe nga mediat ndërkombëtare në burgjet më të largëta të Siberisë.

Po kështu, është një mashtrim që ju është bërë juve se gjoja jam lejuar të takohem me Z. Tedi Blushi.

Që nga Qershori 2025, asnjë takim shtesë nuk më është lejuar dhe pranuar me Z. Tedi Blushi, madje ende vazhdon i bllokuar në mënyrë të paligjshme numri i tij i telefonit, pavarësisht nga rekomandimi i Avokatit të Popullit.

Z. Blushi apo edhe Z. Petrit Vasili apo Z. Edmond Panariti, gjatë kësaj kohe kanë ardhur në vend të familjarëve të mi, me kërkesën time, duke sakrifikuar takimet me familjarët e mi.

Kjo është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e mia njerëzore, por edhe politike, si President i Partisë së Lirisë, të njohura këto nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe të rekomanduara nga vetë Avokati i Popullit zyrtarisht.

Unë nuk kam kërkuar të bëj mbledhje të Partisë së Lirisë këtu, siç e le të nënkuptuar përgjigjja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Klevis Qosja për ju.

Por të kem mundësinë që përveç katër takimeve familjare, siç do i paraburgosur tjetër në Republikën e Shqipërisë, të kem takime shtesë me deputetët e Partisë së Lirisë apo drejtues të caktuar të saj, siç ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Po kështu, ju keqinformoheni kur ju thuhet se nuk ka patur kërkesa nga ne për të dhënë intervista në media kur janë me dhjetëra kërkesat e gazetarëve të njohur për të më intervistuar.

Disa prej tyre kanë marrë leje edhe nga SPAK-u, por janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që ju ka gënjyer juve.

Ne do t’u vemë në dispozicion të gjitha kërkesat e gazetarëve dhe përgjigjet e SPAK-ut apo të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Unë Znj. Kryetare, nuk kërkoj asnjë trajtim të privilegjuar, por të drejta të barabarta si gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe po kështu garantimin e të drejtave të mia politike, ku kryesorja është heqja e pengesave të paligjshme të komunikimit telefonik me Z. Tedi Blushi, si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Lejimi i takimeve me depuetët, pasi siç ju keni konstatuar me të drejtë, ndalimi i këtyre takimeve ka qenë i paligjshëm dhe i parregullt nga Drejtoria e Burgjeve.

Në pamundësi për të ardhur dhe për t’ju takuar në zyrën tuaj, unë ju mirëpres në çdo kohë, nëse ju e gjeni atë për të biseduar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me standardet e paraburgimit, por edhe të vetë gardianëve dhe të punonjësve të burgjeve, që janë edhe më të vështira.

Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të paraburgosur, të cilët fatkeqësisht janë të shumtë që kanë humbur jetën për arsye shëndetësore apo që kanë vrarë veten, po për fat të keq kemi patur edhe raste të gardianëve që kanë bërë vetëvrasje.

Edhe njëherë, duke ju falenderuar për dërgimin e përfaqësuesit tuaj të Komitetit të Helsinkit në qelinë time dhe duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në bërjen publike të kësaj letre, me qëllimin e vetëm që përmes transparencës, të përgënjeshtroj të gjitha të pavërtetat që ju janë raportuar juve dhe Komitetit të Helsinkit nga autoritetet përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të mia, njerëzore dhe politike, të cilat m’i garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ju shpreh konsideratën më të lartë për ju dhe për Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

21 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Keshtu duhet e vuajne te gjithe spiunet e sigurimit te shtetit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Shyqyr qe nuk ka edhe macen me vete ne qeli , se mire ky qe ben si ben me tualet te prishur , po macja qe e ka mesuar me banje me vete atje te vila e Lalezit , ajo si do te bente !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Përjashta, nxirri përjashta President. Thyeje në mes më tbukrin e burgut. T'a marrin vesh e t'mos t'i shpojnë më bidonat 20kilsh. Me librat ç'a u bë e mbarove të tretin? Fillo të parin tani, kohë ke plot. Tani që u rregullua edhe drita e wc, shkruaji librat aty, se frymëzohesh. A di të shkruash? Nejse, ti shkruan Tedi. Kyçin e dorës mirë e ke? Apo s'ngre më kokë? Pesë prioritetet amanet. Na duhen për t'u integruar në Europë. Të ka marrë malli për shëtitjet në male? Po për larjet në pellgaçe? Domatet s'janë pjekur akoma. Berberi të çon të fala. Ka shumë klientë se u thotë jam berberi i presidentit. Kur rregullova kokën e atij, juve s'ju kam problem fare. Po poshtë si ia bën. Apo s'e rruan si Mona? Mirë bën se të mban ngrohtë. Do të shkruaj prapë por kam frikë se narkoshteti e merr vesh dhe më heqin nga puna si roje. Mbeç me shëndet se te ty i kemi shpresat.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shtepia me gjethe-te tera regjistrohen.

        O kurve e kuqe, te rente ne kurriz ty dhe femijeve te tu. Ne te gjithe librat e shenjte shkruhet " mos i uro tjetrit ate qe sdo te te bejne ty" Po sic duket ty te ha bytha qe te luash "bythqirje me Ramazonin"

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te Qifja Motren.

          Po ti o Bythqirje ,e di ça i ka bere Ky Kurve Shqiptarve. Motra Tju Qihet të gjithve që kane rrjep Popullin.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Te Qifja Motren.

          Do qe te sjellim va Vezë Rehas , Aty te ngordhësh Legen Hajdut Shkërdhat.

          Përgjigjjuni
        3. K
          Karma

          Mendohu, mendohu dhe reflekto or ish. Aq keq ta futen, aq shume sa po vuan do kesh haqe per te lare, kush e di i ke bere keq atij qe te ka bere mire, e te kane zene mallkimet e te pafajshmeve qe u ke kthyer kurrizin.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            More qelbësirë fshatar injorant korrnuto,po ti sikur nuk e kishe problem fare burgun se ishe trim i çartur dhe e kishe si pushime.Dorëzo gjënë e vjedhur more ndyrsirë ,po deshe të dalësh nga burgu se ka 10 vjet që të kam këshilluar.Ti se rruje fare. Tani qahesh si shkerdhatë ?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agushkari

              I like na trego kush ta çau farfallen

              Përgjigjjuni
              1. o
                o ilir o spiun,hidhu mbi tank

                Se je i forti lagjes ti qe te keput ne mes.... Perdor parfumin qe ka nxjer monika"picka"... Kush na ka udheheqir nje familje fshatare injorante hahdute dhe ky mut popull rri e shikon moniken te BB

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malet tona me te larta, ujrat tona me te pastra

                  Karma kthehet. U lave neper lumenj, u ngjite neper male e more ajer te paster meeee , e dole neper video sa u kenaqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qirjos palikaris

                    Sistemi qe ndertoi vet likja po I ha koken like llomarina

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkēlqimi dhe rēnia shokut Zylo

                      Meta dhe Berisha nxijn Shqipērin, si nē paraburgim apo arrest shtēpie.Kan njē synim nē jetē : tē hanē tē gjallē Edi Ramēn. Sekretari PL-sē Tedi Blushi izhte i pranishēm nē foltoren e PD-sē dje mbrēma para kryeministris, por as donte t'ja dinte se ka patur njē Ilir Metaj President Republike, kryetar kuvendi, kryeministēr dhe formues i LSI-sē, sot Partia Liri Berishēs.Nuk alarmohet OKB se tē ēshtē djegur llamba e tualetit dhe kērkon tē shētisēsh mē shpesh nē Jordan Misja.Kur ke patur kēto funksione tē larta politike tē kishe marrē masa qē kēto probleme tē korrigjoheshin, por mendoje veten mbret, dhe tani tē pret gropa nē Skrapar me ndihmēn e puntorēve tē bashkis ( si qen zgebs)

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bilushi Metës

                        O bandit. Çfar kujtove ti se burgu është vila jote tek Gjiri i Lalëzit?!

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          drejtesi e munguar

                          Qe Z.Ilir Meta,ngre nje problem te trajtimit te tij ne burg ka te drejte.Ai ,aktualisht eshte nje qytetar i akuzuar,i pafajshem.Diskriminimi nuk duhet te jete metode e punes te organeve ligjezbatuese. Komiteti i te drejtave te njeriut ka vepruar drejt qe ka marre takim por duhet te verifikoj dhe pretendimet e tij.Kushdo per inate personale apo politike,nuk duhet te fyej.Ajo qe i takon me ligj duhet ti jepet.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shvejku...

                            Na henksh mutin ti bashke me Ilir Meten.

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Lipja

                            ‘Të paskan hequr gjithë këto të drejta mor aman’,por ama mos u anko sepse vazhdon te kesh te drejten qe shqiptaret nuk e kane as jashte burgut,te mbash mikrofonin te koka krevatit dhe të na bësh zhurmë dhe të na bësh pis ne ‘deleve’ që s’kemi fuqinë të ndalojmë as ndalimin e mjeteve te propagandes që hyjnë ‘në burgun’ tend.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zylyfi

                              Po tani u kujtua ky cuni .Edhe ne fshat ne skrapar nga vjen ky cun halet ishin larg ta beje ne breke .Po tani qe zune vendet ne Tr shesin pordhe i duan tja ulaje nje dore dhe nga ku menderosin se ju kishte bere dhe maceve banja atje te ngordhin ta bejne dhe ta hane po populli si dalin parate per buke keta zdone ku ti shpenzojne .Atje lerini tju bjere leshi i kokes nga era dhe i ndonje gjejr tjeter maskarenjte .

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                xha abazi

                                turp te kesh o like floriri , turp.. pse keshtu si puna tende bejne burrat ? dhe cfare burrash pale , trima qe shqiperisw njehere ne 500 vjet i lindin , fiks sa ceshte periudha pas Skenderbeut. burgu dihet ato kushte do te kete.. perderisa ti dije aq bukur te merrje miliona euro , si ka mundesi qe nuk di cfare derexheje jane burgjet tona ,?? nejse. nuk ke faj. ti ke fituar imunitet per te patur sa ne shume vemendje , dhe kuptohet kete e ben qe te realizosh ate vemendjen qe kerkon...dhe mos u qyrravit lart e poshte shume tani , dhe perpiqu ta mbledhesh veten kto 10 - 15 vjetet ne vazhdim , se do vije dita qe do dalesh dhe ti ne gjyq...

                                Përgjigjjuni
                                1. x
                                  xha Braho

                                  Po mire, kane 2 apo 3 vjet qe na cane derrasat mediat e masmediat e anal-istat se Meta, apo Veliaj, apo Beqaj apo X apo Y jane ne QELI! Po nese me te vertete jane ne qeli, atehere cfare mut dritash kerkojne? Sipas fjalorit tone te gjuhes shqipe Qelija eshte nje biruc e eret me lageshti me shume pak sende dhe pa dritare apo ajrosje. Zakonisht keto lloj kthinash perdoren nga murgjit!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbeni

                                    Ankohet ky pis burre,ku qenbirqeni hajdut e i korruptuar se gjoja i jane shkelur te drejtat !Po ata mijra te burgosur te tjere mos trajtohen ndryshe o like muti ?Ti dhe familja jote e pjerdhur meritoni te denoheni me burgim te perjetshem per vjedhjen e miliardave qe i keni ber ketij populli.I quajte kokepalar ata 4 qe vrau sali maloku per bythen tende qe beje korrupsion ne zyren e D Priftit ku gjithe populli te pa me ze e figure qe ti do te merrje 7% nga HEC-i qe do ndertonte Agim rrapi ne Shushice te Elbasanit.Me vile ne Lalez ku edhe macet e tua kishin hale me vete,me shume apartamente ne Tirane prej mijra metra katror,me para ne Ofshore ose neper bankat e Qipros,Zvcres e Anglise,me floririn qe vodhe ne Kerrabe etj qe nuk dihen ku i ke fshehur or hale burre nga nje fshat i humbur i Skraparit.Po te tre femijet qe studiuan e studiojne akoma ne Londer ku i gjeten miliona paund qe shpenzojne atje.Po kazinoja ne qender te Londres se bashku me hotelin qe e administron nje malok ne emrin tend ku i gjete parate o faqezi ?Ke shume gjynahe per te lare ti qelbesire,prandaj aty te ngordhesh qen.Ty nuk te ka pjelle zagare beut,por nje cope fshatare nga nje fshat i humbur.Une te kam pare me 1991 me sandale plastike ne mes te Tiranes ty,ndersa me vone fillove te jetoje ne luks me parate qe vidhje ti dhe ajo qe nuk i rruhet pidhi.Jeni te shemtuar shpirterisht e fizikisht o Like hajduti.Ti edhe Zogji i matit vodhet floririn e shtetit dhe te dy jeni tradhetar te kombit.Prandaj ti duhet te paguash.Gjithashtu kam degjuar se ty o qelbesire te kane ber nder te kane dhene qeli me vete.Shume gabim kane ber.Ti duhet te ishe ne ato qelite me nga 6 veta brenda dhe tu merrje ere pordheve te shokeve te qelise o monster.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje