Kërkesa e lir Metës për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në një kohë kur SPAK po kryen hetime intensive dhe të thelluara për çiftin e politikanëve, nuk do të ndikojë në hetimet e prokurorisë. Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në Report Tv thotë se ka hipoteza që ndarja është bërë për të shpëtuar pasurinë, por mund të ketë ardhur edhe nga qasja e ish-çiftit në lidhje me SPAK.
"Ka hipoteza se kjo është një truk që po bën çifti Meta, e kanë bërë më parë dhe të tjerët, por jo në këto pozita, për të mos ju goditur prona. Është një strategji për përftim. Kemi parë çifte që janë ndarë dhe kemi mësuar se është punë pronësie.
E këtë rast nuk besoj se ka një gjë të tillë, aktualisht ata janë akoma zyrtarisht bashkëshortë. Procesi i divorcit mund të jetë me vite mund të jetë dhe i shpejtë. Nuk ka rëndësi se kur bëhet.
Kur behën hetime ato njihen bashkëshortë deri në ditën kur divorcohen. Dihet se kanë qenë bashkëshortë dhe kanë funksionuar si të tillë. Ata janë akuzuar për gjëra që i kanë bërë kur ishin bashkëshortë"- tha Dervishi.
Sipas gazetarit, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të jetë bashkëpunuese, ndërsa Meta nga ana tjetër fshihet pas një shtategjie të madhe duke motivuar edhe partinë e vet se ai po sulmohet për shkak se ka bërë denoncime në SPAK.
Gazetari thotë se ne deklarimet në SPAK, të gjendur në panik dhe përballë provave të forta Meta dhe Kryemadhi kanë shitur njëri tjetrin.
"Ka një çarje prishje me njëri tjetrin për problemet që u kanë ndodhur kohët e fundit për hetimet e SPAK. Kanë të dy qasje të ndryshme ndaj SPAK, Monika duket bashkëpunuese, kurse Ilir nuk duket bashkëpunues.
Ai mendon që unë jam në SPAK, me kanë hapur probleme, sepse unë kamë denoncuar inceneratorët. Ai fshihet mbas një strategjie shumë të madhe, për të motivuar edhe partinë e vet dhe njerëzit vet. Kush nuk e mendon SPAK-un si unë është një baxhellë. Shkon shumë keq si shprehjeje, për një politikan ta përdorë këtë.
Kur futet në të tilla beteja nuk thonë kurrë arsyet e vërteta, mund të jenë krejtësisht banale. Ilir thotë unë u ndava me të pas deklaratës së Monikës në SPAK, çfarë ka ndodhur nuk e dimë. Diçka ka ndodhur. Të gjitha përgjegjësit financiare në shtëpi i ka pasur Monika ka thënë Meta.
Ajo mund të ketë bërë mbrojtjen e saj, se dimë çfarë ka ndodhur në SPAK. Në një panik të madh përballë provash të forta të kenë filluar të shesin njeri-tjetrin. Unë besoj se kjo është nuk besoj se ka diçka më pak se kaq.
Korrespondon gjëja, ai dyshon se ajo ka folur në SPAK më shumë seç duhet. Nuk mund të akuzojë publikisht Monikën. S’ka lidhje fare strategjia e divorcit me hetime. Është një marrëdhënie e krisur për shkak të SPAK-ut për shkak të deklarimeve. Nuk i shpëton Mete hetimeve të SPAK se duan të marrin partinë e Lirisë. Ka përgjegjësi personale për ato që ai akuzohet", - u shpreh gazetari Dervishi.
Për merakun e gjithkuj, Meta, Monika, Berisha dhe Mediu nuk arrestohen, sepse po të duan këta, na arrestojnë ne. Se kuptoni që gjyqësorin, drejtësinë e kanë këta, meta dhe berisha. Ku ka p.dh sone qe të jetë nën hetim, dhectë thotë se SPAK më ha munë me kryetarin që ishte e që është. Kryetarin e parë krajën këta e vebdosën nëbatë institucion, në darkë hanin ngjala se vilat në lalëz i kanë ngjitur, dhe Dum dunani që thotë meta, s’ka këllqe për të bërë detyrën. Në atë institucion janë harxhuar nga taksapaguesi miliarda, për të ngritur një institucion drejtesie, ku me trajnime, dieta e rroga të majme që marrin. Shqipëria ka dështuar në luftën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të politikës. Meta tallet me drejtësinë, e shoqja bën pjesë e komisionit ku Dum dumani shkon e jep llogari për punën tek një e hetuar për korrupsion të lartë shtetëror. Turp, më turp nuk bëhet,,,,
Jane srtategji donkishoteske te ketij sharlatani qe me pasurite maramendese te vjedhura shqiptareve te varfer, ka livadhisur familjarisht me monen dhe familjaret e saj , me bes trapin e xhensilen, me xhaxhon e xhixhen ,me lesh e li , ne gjithe bowen, kete e di dhe budallai. Prandin Ben trimin ky pirat, ky mamuth I korupsionit te padegjuar ne glob.Sekuestro, burg, bllokim trensaksionesh dhe ne banka KY eshte perfundimi I kesaj familje mafioze ,hajdute dhe vases, se bashku me xhixho ,vasili e Co.Hak pa mare dhe gjak pa lare nuk ka ne kete jete o fundrina te shoqerise.....