Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi disa ditë më parë se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese.
Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën.
I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Valteri tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë, është telefoni i Kryemadhit, i sekuestruar nga SPAK.
Sipas Valterit, çifti Meta-Kryemadhi do të dalin me akuzë nga dosja e cila po hetohet nga SPAK dhe do të përdundojnë në burg.
Valteri: Divorci dhe prishja e një familjeje është një gjë shumë e rëndë. 30 vite raport me njëri-tjetrin, nuk do t’ia uroja askujt një gjë të tillë. Sa i përket raportit politik, është një përplasje që ka sjellë dhe ndarjen familjare. Unë nuk e shikoj si një strategji për të fshehur paratë, pasi ata kanë para më shumë se sa e imagjinojmë ne.
Edhe nëse i konfiskohen ato prona që i kanë të deklaruara, janë 1/1000 e atyre që kanë. Telefoni i Monikës është molla e sherrit. Janë disa pazare, ku nuk kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.
Ai po hedh poshtë nënën e kalamajve dhe bashkëpunëtoren e jetës. Ka shumë gjëra që do dalin nga hetimi dhe Meta me Kryemadhin dalin me akuzë nga kjo dosje. Paska pasur krisma, para të padeklaruara, paskan gënjyer njëri-tjetrin.
Kjo do shërbejë si arsye për të shkuar në burg. Njëri do jetë në “arrest shtëpie”, tjetri në burg. Praktika ka treguar që gratë kanë qenë gjithmonë në “arrest shtëpie”. Meta ka qëndruar në një nga hotelet më të shtrenjta të Tiranës, 250 euro nata. Ka disa muaj që jeton në atë hotel dhe duhet parë se si i paguan këto para.
Ilir Meta është një i alkoolizuar funksional që bredh rrugëve të Tiranës. Buxheti i tij me miliona euro i jep mundësi të takojë disa njerëz. PL nuk merr asnjë mandat në zgjedhjet e ardhshme, është e shpërbërë. PL është një koorporatë që funksiononte me aksione.
Çdo person merrte shpërblime në bazë të votave që sillte. Pas zënkave të dy ortakëve që e shkatërruan këtë strukturë, kjo koorporatë ka shkuar drejt falimentit. A do të mbijetojë Meta politikisht? Jo! Edhe ai vetë e di që nuk do mbijetojë politikisht. Kjo shihet nga sulment që i bën SPAK, SHBA, nënës së fëmijëve apo kujtdo që mendon ndryshe nga ai.
Ilir METAJ te mbledhe menjehere besniklete tij.Hamit DURO,Nesim SPAHIU,Abdyl BRAHO,Adil GURI,Rustem ZYKO,Skender HEBIPASI,Engjell ZEQO,Skender OSMENLLARI,Enver BILBILI, Vladimir METANI,Mentor SPAHIU,Hektor DASHI,Perparim CARKANJI etj. dhe te disktoje me ta te ardhmen e partise Lirise.
Harrove Anastas Angjelin dhe Ylli Alushin...
. . . . Edhe Gjithë Kinën e Afrikanët e Zinj t"jà Fusin në Gojë e më Pas në Bithë të gjithve juuuuu Fëlliqësira Fecia e Kombit ????????????????????????????????????????????????
Kur ne mes jane shume para .....nuk i besohet asnjerit ...Agatha Christie
Kush ia paguan hotelin lluksoz me 50 $ nata?. Hajde pyetje hajde! Po ai hotel i Ilir Metës është or çun. Ashtu i ka ai gjithë pasuritë, të tundshme e të patundshme, nën emra të tjerë, por të besnikë të tij. Ç'hajdut është ai që vjedh dhe nuk di të fshehë?! Ndaj, formalisht edhe në këtë rast, në sportel të hotelit, formalisht ai e bën pagesën dhe më pas ato para i rikthehen përsëri atij. Hoteli dhe paratë të atij janë. Dhe të kuptohemi, për të jetuar ai aty nuk ka veç një dhomë si çdokush në hotel, por ai rri aty prej muajsh, dhe ka në dispozicion një suitë (apartament) nga ato të oligarkëve dhe sheikëve, me të gjitha komoditetet për një jetë mu si ajo në Lalëz. Tani t'i lëmë këto retorika mënjanë, sepse pavarësisht nëse shkon apo jo në burg, pyetja shtrohet a do t'i konfiskohet e gjithë kjo pasuri këtij palaçoje, që si posedues i të gjitha ofiqeve që ka ky shtet, i fundit President i Republikës, do mbetet në histori, turpi i shqiptarëve?
Nje pyetje kam per ket Halit Valterin: Sa vjet ka qene anetar i partise se Ilir Metes dhe a i ka sherbyer me zell dhe pasion kellires Meta edhe per perfitime personale? Apo ishte konseguent i vizionit te LSI- per nje Shqiperi Sociale dhe e Integruar ne BE? Me siguri qe eshte kjo e fundit qe e ka frymezuar! hahahahahahahahahaha
ku e rruan Nafije dybeku per burg, ajo deklaroi vete se nuk e rruante fare qysh kur leshelija me 14 maj 2023 e mori rrugen e mutit duke humbur ne menyre apokaliptike leshelike babaxhike ne 92% te teritorit, duke mos marre asnje bashki ne 61 bashki qe ka vendur, duke mos marre asnje keshill bashkiak nga 61 keshilla qe ka vendi por duke grabitur tinezisht, pabesisht disa keshilltare mjerane , trushplare nga foltorja e vicidolit.