"Djathtas 1912" - Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk flasim me parti imagjinare

13 Tetor 2024, 12:47Politika TEMA
"Djathtas 1912" - Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk

Edvin Kulluri një prej themeluesve të forcës më të re politike ‘Djathtas 1912' tregon vijat e kuqe me partitë e tjera.

Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës thotë se nuk ulen në diksutime me parti imagjinare.

Kulluri tha se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan.

Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo", tha Kulluri në një intervistë për Report Tv. 

Lini një Përgjigje