Erdogan pas vizitës në Tiranë: Konfirmova miqësinë e palëkundur Shqipëri-Turqi

13 Tetor 2024, 10:34Politika TEMA
Erdogan pas vizitës në Tiranë: Konfirmova miqësinë e

Në përfundim të vizitave në Tiranë dhe Beograd, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion, gjatë kthimit për në Turqi.


Ai e ka cilësuar vizitën në Shqipëri si konfirmim të miqësisë së palëkundur mes dy vendeve, ndërsa theksoi si mjaft të rëndësishme hapjen e xhamisë së Namazgjasë që do tu shërbejë 8000 besimtarëve në Tiranë.

Duke e cilësuar vizitën si jashtëzakonisht produktive dhe të suksesshme, Erdogan deklaroi se me kryeministrin Edi Rama ka shkëmbyer ide për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe çështjet globale, e veçanërisht për luftën në lindjen e mesme.

“Ne u përcollëm vëllezërve tanë në Shqipëri, përshëndetjet e kombit tonë të dashur dhe të afërmve të tyre në Turqi”, deklaroi presidenti Erdogan, duke shtuar se gjatë takimeve në vendin tonë u theksua vendosmëria për të luftuar bashkërisht kundër organizatave terroriste.

Presidenti tha se në Tiranë u bë hapja e Xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e ndërtuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Dijanetit.

Duke folur për stacionin e dytë të turit të tij në Ballkan, vizitën në Serbi, ku u mbajt takimi i katërt i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, Erdogan tha se u Nënshkruan 11 marrëveshje dhe u theksua qëllimi i përbashkët për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Presidenti turk bëri të ditur se gjatë takimeve në Serbi theksoi mbështetjen për procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në sigurimin e stabilitetit dhe paqes së përhershme në Ballkan.

3 Komente

  1. D
    Detari

    "të afërmve të tyre në Turqi" e ka fjalen per baballaret e skiptarve ku rrjedh sperma turke.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Sperma turke je ti kopil turku,qe te shkembeu turku,serbi e greku me rracen e paster shqiptare, e na i mbushen trojet shqiptare me korrozinj kopilash grekomane te sjelle nga stepat e anadollit si greke te lashte , e vjen e na shet mend si grek ti rrace mamluku??!!!

      Përgjigjjuni
    2. I
      I mallkuar nga historia

      Konfirmove vazhdimin e sundimit absurd islamist osmanlli turceli, qe vazhdon ne shekuj, me ndihmen e dylberit te vet piktorit sharlatan, pa din e iman, ne kete truall europian.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje