Krijimi i “Djathtas 1912”, Kulluri: Gati koalicion me partitë opozitare por pa Berishën

12 Tetor 2024, 15:23Politika TEMA
Krijimi i “Djathtas 1912”, Kulluri: Gati koalicion me partitë

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025, në spektrin e djathtë u krijua një parti e re “Djathtas 1912”.  

Pjesë e kësaj partie të re janë disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.

E ndërsa ftojnë partitë e djathta në një koalicion kundër dy partive të mëdha, kushti është pa Sali Berishën.

“Kush pretendon sot në spektrin e djathtë se ka një kandidat fitues për kryeministrin gënjen. Shifrat e 2021 e bëjnë të pamundur fitues. Qëllimi jonë është të plotësojmë atë vakum që nuk e plotëson dot opozita e sotme me gjithë përpjekjet që janë bërë për të dalë nga kriza, pra humbjet e njëpasnjëshme.

Nëse do ia arrijmë të gjithë partitë opozitare bashkë të marrim një votë më shumë se maxhoranca, e kjo është krejtësisht e mundshme, që tregon rënien e maxhorancës në 12 vite, ne besojmë që duhet të shkojmë drejt një kryeministri konsensual mes palëve. Një gjë është e sigurtë, e ta dini.

Ne ashtu sic kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modeline gabuar" tha Edvin Kulluri, dikur anëtarë i këshillit kombëtar të PD-së, kur drejtimin e kishte Lulzim Basha.

 

3 Komente

  1. T
    Turi

    Aha po nuk u distancuat hapur nga Berisha jo vetem i korruptuar por dhe vrases nuk keni per ta terhequr rreth vehtes elektoratin e ndershem demokrat dhe elektoratin gri.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Po kta kane qene ministra te Sales...ea Sala ikem kta...po ckuptim ka 1912? Po moret 3000 vota une e heq koken.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malecori

        Nje zgjidhje e drejte!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje