Meçe: Berisha si Hitleri që dogji partitë e kundërshtarëve! Sheh si shpëtim vetëm destabilizimin e Shqipërisë

12 Tetor 2024, 15:14Politika TEMA
Meçe: Berisha si Hitleri që dogji partitë e

Arben Meçe foli për protestën që mbajti opozita më 7 tetor, ku u tentua djegia e selisë së PS-së. Meçe e krahasoi Sali Berishën me Adolf Hitleri, duke shpjeguar se vetëm ky i fundit ka tentuar të fitojë duke sulmuar dhe asgjësuar kundërshtarët politikë.

“Protesta e Berishës nuk prodhoi asgjë. Aty nuk dështoi organizimi, por pjesëmarrja. Vendi nuk ka më opozitë, e cila dështoi edhe në protestë. Çfarë mbetet më pas kësaj?

Kauza që ata pretendojnë është e drejtës, i takon që të kundërshtojnë qeverinë, por mbajtësit e kësaj kauzës janë të shtrembër. Prandaj u bojkotuan nga qytetarët. Këta opozitarë kanë pikëpyetje në identitetin e tyre moral-politik.

Të gjitha protestat e organizuara nga opozita, kanë dështuar me radhë. Partitë që kërkojnë pushtet nuk bëjnë kryengritje të armatosura, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Nuk pranohet politikisht të sulmosh institucionet, edhe në Amerikë nuk ka ndodhur kurrë. As në Greqi apo Gjermani.

Edhe një lëvizje naziste nuk sulmon institucionet. Është e padëgjuar ndonjëherë. Sulmi ndaj PS, është e panjohur në botë. I vetmi që ka sulmuar institucionet e kundërshtarëve ka qenë Hitleri. Hitleri këtë ka bërë; asgjësoi kundërshtarët, me struktura sulmoi kundërshtarët politik.

Berisha tani ndodhet në dëshpërim. Shpëtimin e vetëm e ka destabilizimin total të Shqipërisë. Por edhe në këtë rast, Berisha nuk do të triumfojë. Por në qoftë kjo strategji në ’97-ën i funksionoi, marrjen e të drejtave në mënyrë të dhunshme, këtë herë do të dështojë”, tha Meçe në një intervistë në DritareTV.

2 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Sala hitlerian . Hitlerianuci i shqiperise / harram qumeshti gjise / harram qumeshti asaj nene / pizeveng doci sateme

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Hitleri ne javet e fundit te luftes ne Berlin mobilizoi femije 14-17 vjecare u dha nga nje pushke me te gjate se trupi i tyre doli nga bunkeri dhe i takoi , i perkedheli dhe i nisi ne mbrojtjen e Berlinit ne portat e te cilit po hynte me madheshti mareshalli legjendar Genadi zhukov me tanket ruse. Dhe perbindeshi i vicidolit kishte mbledhur me 7 tetor nja 200 femije rrugace nga gjithe shqiperia, drogmene , burgagjinj qe bashke me nja 800 trushplare me zor benin rreth 1000 vete. Dhe keta 200 femijet rrugace i thyen xhamat e reklamave dhe kenaqen shpirtin e perbindeshit te vicidolit ne ditet e fundit te Pompeut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje