Protesta e opozitës më 7 tetor, deputeti i PS: Në pushtet s’mund të vish duke dhunuar selinë e partisë kundërshtare

12 Tetor 2024, 10:28Politika TEMA
Protesta e opozitës më 7 tetor, deputeti i PS: Në pushtet

Deputeti i PS Xhemal Qefalia komentoi zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur tek hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, vizita e presidentit turk Erdogan si edhe tensionet e shkaktuara nga opozita.

Ai u shpreh se ndoshta është në traditën e partisë së PD që përdorimi i dhunës mund të ofrojë njerëz tek kjo parti, duke shtuar se kjo është shumë gabim sepse qytetarët duan të votojnë për atë subjekt politik që kryejnë detyrat dhe për ta çuar Shqipërinë në BE po punon PS.

I ndalur tek hapja e Xhamisë së Namazgjasë, ai u shpreh se përveç anës shpirtërore ka edhe një vlerë turistike.

“Besimtarët myslimanë e kanë pritur ndër vite të kenë shtëpinë e tyre siç u takon. Marrëdhëniet me Turqinë janë në nivelin më të lartë. Ky është një lajm shumë pozitiv dhe sot kam pasur mundësi që të takoj disa besimtarë dhe sot ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Xhaminë e re. Shpresoj që të jetë edhe multifunksionale siç edhe ka misionin e saj”, u shpreh Qefalia në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sa i përket kritikave dhe reagimeve kundër, ai u shpreh se më e rëndësishmja është që kemi një vepër të madhe në Tiranë. Ndërsa për deklaratat e kreut te partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se Turqia duhet të mbajë duart larg, shtoi se janë shumë të parëndësishme.

“Janë gjëra shumë të vogla në krahasim me veprën e madhe dhe fluksin e madh të vizitorëve që do të kenë mundësi të vizitojnë Xhaminë”, tha ai.

I ndalur tek vendimi për shtyerjen e seancës plenare, gjatë vizitës së Erdogan në Tiranë, tha se nuk ka shkaktuar një problem pasi është bërë edhe herë tjetër.

“Nuk përbën një problem është procedurë dhe patjetër që do të zëvendësohet”, tha ai.

1 Komente

  1. K
    Kroi Mbretit.

    Xhemal te keqen deklaro tani se nuk do te kandidosh me se na hap barkun kur jep intervista. Te duam shume.Te fala patronazhisti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje