Nga Klevis Hoxhaj
Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të mbahet më 15 tetor në Luksemburg.
Këtë e konfirmoi të premten, kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban deri në fund të vitit Presidencën e Këshillit të BE-së.
“Megjithatë unë mund t’iu them që kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë”, theksoi fillimisht Orban.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vuri në dukje rolin e Presidencës hungareze, e cila sipas tij ka nxitur dhe bashkërenduar që “pas disa ditësh të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE, një grup të tërë kapitujsh”.
“Kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen e thellë nga zemra për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne duke nxitur, bashkërenduar dhe bërë të mundur që pas disa ditësh të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE-në, një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë, ne do të hyjmë në një fazë integrimi e cila është vërtetë e përparuar, e avancuar”, shtoi ai.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e konsideroi si “momentin më të rëndësishëm” të marrëdhënies së Shqipërisë me Unionin.
“Tani qeveria ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të veta. E gjithë përpjekja, është përpjekja e të gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot. Lutem të gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, që këtë datë ta konsiderojnë moment historik të tyrin dhe të asnjë grupi apo individi të përfshirë në të”, nënvizoi kryediplomati shqiptar.
Nga Brukseli vijnë sinjale tejet inkurajuese, duke sjellë në vëmendje “padurimin” për të hapur negociatat për grupin e kapitujve themelorë me Shqipërinë.
“BE-ja pret me padurim të hapë negociatat për grupin themelor sa më shpejt të jetë e mundur me Shqipërinë. Presidencës së Këshillit të BE-së i takon të thërrasë një konferencë ndërqeveritare, ku BE-ja do t’i paraqesë Shqipërisë qëndrimin e saj të përbashkët për këtë çështje”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian për Albanian Post.
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi më herët pozicionin negociues të vendit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Union lidhur me hapjen e grupit të parë të kapitujve (Cluster 1) i njohur si themelorët.
“Me këto zhvillime pozititve nga BE-ja, vendet anëtare, Komisioni Evropian, Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësim në Union, sigurisht ky është një proces kompleks, dinamik me zhvillime shumë pozitive si në drejtim të progresit të Shqipërisë, por edhe në drejtim të BE-së”, u shpreh fillimisht ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.
Sipas saj, në javët që vijnë diplomacia shqiptare do të mirëpresë “vendimet e vendeve anëtare të BE-së si dhe Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u dakordësuan më herët për të hapur kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Shqipëria vendosi të hapë pesë kapituj të anëtarësimit (të ashtuquajturit bazat) më 15 tetor, duke ndarë rrugën me RMV-në, të cilën e kishte pikënisur në verën e vitit 2022.
“Mund të konfirmoj se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Këshillit miratoi një letër drejtuar Shqipërisë, duke informuar se BE-ja konsideron se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për negociatat për Cluster-in 1. Shqipëria është ftuar të paraqesë pozicionin e saj negociues me synimin për hapjen e këtij grupi”.
Kështu deklaroi për AP-në, zyrtarja në Zyrën e Shtypit të Këshillit të BE-së, Liis Jaansalu.
Ky grup përfshin disa kapituj – Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria si dhe kontrolli financiar.
Bëhet fjalë për kapitullin e parë nga 33 në përgjithësi që Shqipëria duhet t’i hapë dhe mbyllë për t’u anëtarësuar në Union.
Nuk ka logjike dhe nuk mundet kurrsesi qe Shqiperia me kete nivel korupsioni dhe hajduterije te beje perparim per tu pranua ne BE.
Real me vjen keq po vetem realist nuk qenke dhe nuk e thithrn fare politiken.Siperot shqiperia eshte nje shtet i respektuar boterisht vecanrisht BE ka ndryshuar teresisht .Amerika dhe be duan me shume se ne njerez te vene para drejtesise ata e dine se hajdute kriminele nongrata ka patur e duhet te me shume por be amerika kerkon te mari denimin kushdo qe shkel lugjin.Ne shqiperi shpresa eshte Spak por edge gjithe sistemi i drejtesise shembuli.po.e jspin me sale kriminelin me sale hajdutin ai ishte i pa prekshem por perendia e coji atje ku i takonte do japi llogari bela se eshte pkak por nuk ka cfare ben do merret pasuria do denohet.familjarisht e ka piskuar neperka ne gjuhe do vuaje familjarisht se familjarisht eshte krimibele eshte hajdute eshte nongrata. Ka mbaruar saliu dhe kushdo tjeter si au qofte i majte qofte i djathte.Do pergjighen.
Besoj jeton jashte...e ke vite pa ardhur ne Shqiperi...ose nuk ke njerez qe te informojne e as halle .
Po te shkojne komisioneret ke hipoteka...do thone dhe Afriken e ka shume Shqiperia....
Do te hapet kapitulli 1 nga 33 ne total!!! Ka ndonje rrot kari(vec i tredhuri/atheos Rama)qe beson se do te plotesohen detyrat e 32 kapitujve te tjere!? Shkencerisht eshte e pamundur nese meret parasysh se kemi te bejme me nje bourdhelo islamikesh me 90% sunite, shiite, tourkotsamides, kosovare, shpellare etj kesisoi njethundrake turkoshqipfoles.... gezuar ramazonin.