Nga Ylli Pata
Firmosja zyrtare e caktuar për më 15 tetor e Shqipërisë me BE-në për hyrjen zyrtarisht me një këmbë në BE, është meritë politike e Presidencës hungareze.
Qeveria e Viktor Orban, e cila është një nga më të polemizuarat jo në kontinent por edhe më gjerë, ka bërë atë që realisht nuk e ka bërë asnjë vend europian, kur drejtonte semestrin e kryesimit të presidencës europiane.
Në fakt, për të qenë totalisht të vërtetë, drita jeshile u hap nga kroatët, të cilët në 2020 kur kishin Presidencën lobuan vendimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por si Kroacia, si Hungaria, dy vende anëtare të BE-së, përfaqësojnë historikisht një lidhje të vjetër dhe positive me shqiptarët. Një lidhje që nis nga Huniadi me Gjergjin tonë Kastriotin ishte një aleat besnik, morën përsipër vetëm të ndalonin furinë otomane të Muratit të II e më pas të të birit të tij, dinakut Mehmet.
Këto “lojra” gjeopolitike ndërmjet Europës së re të shekullit të 21 janë realisht revolucioni politik i kohës së sotme. Ku edhe pse me një fuqi specifike më të vogël, vende si Hungaria, Kroacia, Slowenia, por edhe Shqipëria kanë peshën e tyre në konstelacionin e Perëndimit.
Europa sot, nuk është ajo e shekullit të XIX, të cilën e kanë në kokë realisht shumë shtete të zhvilluara kur në presidencën e tyre e shtynin në axhendë rastin “Albania”.
Këtë nuk e ka bërë Hungaria, e cila me një nuhatje të fortë strategjike i ka marrë BE-së në 4 vitet e fundit komisionin e Zgjerimit. Komision që u kthye në një garë me “binjaken” e saj Austrinë, që e kishte pasur para Budapestit këtë post.
Oliver Varhelyi, ka qenë komisioneri më afër Ballkanit se asnjë më parë, e ka qenë jo vetëm me fjalë, por ka firmosur miliarda euro. Jemi në një epokë tjetër krahasuar me kohën, kur qeveria e Tiranës në 2009, thjesht për të protokolluar një kërkesë për statusin kandidat në kohën e presidencës çeke të BE, i jepte një kompanie si CeZ fuqinë më të madhe energjetike në vend siç është OSHE. Që rezultoi një bllof. E për t marrë ndonjë fjalë të mirë nga Franca për presidencën bleu 5 helikopterë ushtarakë nga AIRBUS, kur realisht italianët e Augusta-s por edhe amerikanët jepnin ofërtë më të mirë.
Por e gjithë kjo lojë e fshehur nën petkun e “lobimit” për të hyrë në BE kishte nën tavolinë manovrën e frikshme CEZ, CEZ-DIA, që rezultoi falementare për shtetin e për qytetarët.
Sot Hungaria është një shtet që natyrisht ka interesa në Ballkan, natyisht që është një nga investitorët kryesorë në Ballkan. Por është edhe vendi që e njeh jo me dhëmbë e dhëmballë, por që nga lindja këtë rajon. Hartat tona i ka bërë një hungarez i madh Franc Nopça, të cilin në fuqi shkencore na e solli kolegu ynë i madh Fatos Baxhaku. Por nuk harrohet Mbrëresha Geraldinë që Edi Rama e përmend shpesh me logjikën që godet më shumë në publik. Edhe pse është një fakt i sërës së parë.
Hungaria e Orbanit që është sot, pasi nesër mund të jetë edhe e ndonjë udhëheqësi tjetër, ka vendosur që të shtrijë investimet e saj në sektorët strategjikë të Ballkanit, duke nisur nga telekomunikacioni apo bankat. Nga Serbia në Maqedoni, nga Kroacia në Shqipëri, Budapesti është realisht më i fortë se Turqia në sektorë dytësorë të ekonomisë.
Në vija të trasha jemi në një aleancë të rikthyer të tandemit të vjetër mesjetar, edhe pse nuk ka paragon, por ngjashmëri po. E Hungaria e Viktor Orbanit, që shumë e quajnë djall e mjaft engjëll, po i bëhet avokat Ballkanit. Edhe pse kjo ka shumë hije përveç dritës, pasi mbron personazhe të errëta si Gruevski, ka aleancë me Putinin dhe miqësi me Kinën e Xi-së.
Po a nuk i ka bërë të njëjtat gjëra “Enveri Ynë” që mori vetëm armë, predha e specialist torturash nga Stalni?
Orban është sot një idol i të gjithë lëvizjeve të djathta në Europë e më gjerë. Madje Donald Trump e ka referencë. Para pak ditësh Orban ishte në Pontida, në manifestimin religjioz të Lega-s së Salvinit. Meloni dihet se e ka xhan së bashku me Le Pen. Dy ditë më parë, rban ju kundërvu sot Merkelit numër 2 të europës, bjondes që drejton BE, Ursula Von der Leyen, duke u sjellë si rivali i saj.
Pra jemi në një ekuilibër forcsh ku Hungaria, e cila ka një peshë specifike në NNATO, BE dhe më gjerë, është një lloj kujdestare e Ballkanit. Dhe ka marrë përsipër që të jetë edhe investiture e rëndësishme.
E mbani mend kur grekët kontrollonin të gjithë kompanitë e telekomunikaconit në Ballkan? Përse u shkrinë si sheqeri? Sepse siç doli nuk ishin reale!
Sepse Rama nuk eshte i majte
Nuk po I hap Orbani qe ka vetem celsat e kashtes ne EU.
Fiks, nuk di nga doli i majte Edi Rama. Edi Rama eshte me te "Majten" dmth me ata e Majta e Rolexit te Schlein, Soros dhe asaj pleres qe po i presin kokat kryebashkiakeve ne Meksike, por gjithsesi jo e majte. Edi Rama mburret me rritjen e cmimeve te pronave, ushqimeve, cdo gje, nderkohe qe pensionistat skan buke me honger. I vetmi i majte aty faktikisht eshte Orbani qe KUJDESET per popullin dhe VENDIN e tij e jo ta shesi me kampe emigrantes, Meku, feku e karlliqe te tjera.
Nje shkrim.. amalgame deshirash e idesh te perzjera me fakte historike... nje lemsh hamendesish.
Pershendetje Ylli, Shume informacion kishe e mjaft histori na kujtove dhe me vjen mire qe per te gjitha dukesh qe je i sakt. Keto informacione dhe histori duhen kujtuar se harohen shume shpejt, se pastaj duhet rilexuar pamfleti i Sami Frashrit "SHQIPËRIA Ç'KA QENË, Ç'ËSHTË E Ç'DO TË BËHETË"
Hungaria nje shtet modern duhet te jete krenare me Viktor Orban kete burre shteti vizionar qe eshte pike referimi per shume burra shteti ne gjithe Europen e shume me gjere deri ne Kine apo USA. Hungaria sot eshte nje shtet me zhvillim ekonomik te sukseseshem dhe Viktor Orban ky burre trim, i mencur e vizionar do ta coje me perpara .
Edi Rama ben një politikë mjaft të mirë duke afruar dhe ata që dje dhe sot Europa i ka shumë siklet për një qëndrim të tije ndajë pro Putin dhe kjo është dhunti e një politikani largëpames që më së fundmi po shperbleht atij dhe Shqipërisë dhe popullit tone. Kjo është një fitore pamvaresisht problemeve që ka ajo brenda vetvetes sidomos me shtresën e varfër të pensionistave që do të ishte për të një fitore përfundimtare.
Se eshte kurve e Vucicit, prandaj. Ushtar i Putinit. Ca idiotesish thua o Pate e mocalit Rilindjot? Ekuiliber forcash, thote.. Investiture O cope kellire e mbaruar.. ku i gjen keto palacolleqe? apo ti meson Ramut tradhetari i Baba Mondit
Orban, mik i Vučić-it, Dodikut, Putinit, Xi-së, Le Pen-kes, Ramës.
Pates i kane rene pendet nga koka
Se jan te dy rropqira prandaj
Ylli Pata po BIBE mbete, shko laj gojen se te bie era e bythes se Edit qe lepin non stop. Edi Rama nuk ka asnje bindje ideologjike te majte, por eshte pjese e rendesishme e LGBTQ dhe e levizjes Woke qe jane baza e te majteve ne cdo vend te Botes .Orban e takon Ed b.q. se eshe nje rrote karri magjar qe e tallin ne cdo mbledhje apo takim te BE.
Edi s'ka qenë kurrë i majtë as ka bërë politika të majta koqe kanari
Huniadi e kishte emrin Janosh, o koqe Pata. Ai edhe tre muaj eshte. Po pastaj? Do vazhdoje si me pare.
Huniadi e kishte emrin Janosh, o pallosh! Nga na e nxorre emrin Gjergj? Jo po Edi!
Orban po ben nje pune te mire ne Hungari por ndihma gjoja per Shqiperine eshte nga kerkesa per ndihme e Erdoganin dhe Putin. Pra Shqiperia po I vihet vula si nje shtet qe influencohet nga vende jashte EU dhe kjo gje nuk mund te pertupet lehte brenda dyerve te mbyllura te EU. Per pak muaj do te shihni vende te ndryeshme te vejne kushte dhe te ngrene serin kundra Shqiperise qe do te shfrytezohet nga Edi qe do te thote "Une dua por nuk duan keta. Me mire shtrengojme lidhjet me Turqine, Rusine e ndonje vend Arab se sa me EU qe nuk na do". Mos hyrja e Shqiperise ne EU vetem Edi Ramen nxjerre fitues se do ta kete me te lehte te shtypi e shkaterroje cdo kundershtar politike. Hajde te na project edhe motra Hungari qe mbase nje dite na del si motra Rusi dhe Kina kur ishte xhaxhi Enver.
Edi Rama i majte? Hahaha paska ngelur dhe nje idiot akoma ne qarkullim, te pakten ia dime emrin Ylli Pata
Orban është e sigurt se do e ndihmon Edi Ramën,meqenëse kanë mikun e përbashkët Vuçiq.
Oj Pate kape kete ketu poshte e mos fluturo me pras ne prapanice - Hapja e negociatave nuk nenkupton aspak nje kembe ne BE se me negociata te hapura me BE ajo Turqia e vellait Erdogan te te majtit tend Rama ka nga 2002...
Edi Rama e ndien veten mirë kur takohet me Orban-in, Vučić-in, Erdogan-in. Kur takohet me shqiptarë rri si mbi gjemba.
Rendesi ka qe gjiganti i nderuari z. Edi Rama ka mare ate qe kerkon per nje popull ... ne kete raste per popullin e vete qe shqiperia te futet ne EU me te drejta te plota.... Sa per Banken Hungareze OTP BANK ! dihet qe kjo Banke ne fillum i hartua nga ish Ministri i Finacave Anastas Angjeli ( qe ka probleme me FBI USA ne Boston ) dhe me grupin e tije Ciftelia e Jugut me ne krye Biznesmenin me te forte ne shqiperi ish Spiuni i Llazar Angjeli ish Drejtori ne Rep ushtarak 1990 Kimi tek Kafja e rremes..... ish Spiuni personal i Operativit te Repartit Ilir Dako dhe Triumf Dyrmishi ......qe ja shiten Francezeve pastaj e blen keta Hungarezet qe e kane edhe sote...

Ja ke fut kot asaj që the për Enverin e Stalinin o Patë! Shikoje mirë historinë.