Lulzim Basha i futet me kokë rajonit: Pas preshevës sot në shkup me axhendë diplomatike

11 Tetor 2024, 14:09Politika TEMA

Lulzim Basha i futet me kokë rajonit: Pas preshevës sot në shkup

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetja Oriola Pampuri, janë pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Pas takimit, Gashi u shpreh se biseda u fokusua për shqiptarëve në rajon, për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit Europian.

“Është kënaqësi që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot kam mysafir, mikun tim zotin Lulzim Basha, kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë. Biseduam për gjërat e përgjithshme që i kemi hallet ne shqiptarët gjithandejë, për zhvillimet në Maqedoni, në Shqipëri, për Procesin Eurointegrues të vendit tonë, për partitë e djathta për konceptet politike në përgjithësi. Mbi të gjitha ishte një bashkëbisedim shumë i këndëshëm, siç e kemi pasur gjithmonë me mikun tim Lulzim Basha” – u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Nga ana tjetër, Basha uroi kryeparlamentarin për detyrën e re, si dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me interesin Kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin e tij dhe të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin krah për krah përpara në procesin e integrimit europian.

“Faleminderit zoti kryetar! Është kënaqësi të ndodhem sot këtu në Shkup si mysafir i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe mikut tim Afrim Gashi. Bashkërisht kemi ndarë pikëpamjet tona për zhvillimet në rajon, për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë por edhe të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Dua ta uroj edhe njëherë zotin kryetar për detyrën e lartë që ka dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me objektivat politike, integruese të Republikës të Maqedonisë së Veriut, por edhe interesin Kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Dua ta përgëzojë atë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe t’iu uroj punë të mbarë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor shtetformues dhe aksionerë kryesor në procesion e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Proces i cili duhet të ecë pa pengesa përpara, si për fqinjin tonë, ashtu dhe për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë vendet e tjera të rajonit. Diskutuam natyrisht edhe për çështjet e tjera që na kanë lidhur edhe më përpara, ato të partive të djathta, partive anëtare të Partisë Popullore Europiane, dhe të perspektivës së fuqizimit të proceseve demokratizuese dhe integruese për shqiptarët në veçanti dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgjithësi. Kështu që dua ta falënderojë nga zemra për mikëpritjen, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të përhershëm në dobi të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht të ecjes përpara të Republikës të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian të vendit me gjithë reformat e brendshme. Dhe ta sigurojë për mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin tim, të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin krah për krah përpara në procesin e integrimit europian. Sigundër shpresoj që ta mirëpresim së shpejti në Shqipëri” – u shpreh Basha.

9 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    E morlulush ti ndrite shqiperine dhe pd tani do te ndrisesj rajonin .Pika qe ste bie more I pa fytyre , ne emerge te kujt I ben keto vizita , ke ngelur vetem nga qe je njepjelle e saliut .Yyyy idiot sta pjerdh me njei krijo ndonje parti ne Maqedoni osé ne Kosov se ne Shqiperi ste afrohet njeri .Qylaxhi .shkon per te ngrene qyl .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Balade.

      Dhjeve Korçe dhe Opare, tanithi erdhe te dhjeç Skrapare.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhevati

        E kam thènè dhe vazhdoj t'a them, "ti je ill nè ngritje ", te ti I kemi shpresat...Jo vetem perpara, edhe mbrapa...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sala

          ik more bole. njeri i pa afte

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            O Lul Bytha ! Dorezo kaseten me krimet Serbe ne Kosove dhe leri takimet pa vlere se nuk te qi me askush. Ti dhe Argita i keni bere nje sherbim shume te vyer Serbise prandaj mos ha mut duke u treguar patriot.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sala

              I teri car

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arti

                Gazetari meso qe emrat e qyteteve jane te pervetshem dhe si te till3 shkruhen me te madhe. Per Lulin ca te thuash, vaj medet ....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adriatik

                  Ky nuk ka parti.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Mire qe shkon, por si prezantohet!?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje