Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve në të gjithë vendin për ndotjen akustike, duke theksuar se zhurmat e tepërta nuk mund të cenojnë qetësinë e qytetarëve dhe turistëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se zhurma nuk është argëtim dhe se askush nuk ka të drejtë të shqetësojë komunitetin apo vizitorët me muzikë në volume të larta.
Sipas tij, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë territorin për të evidentuar çdo rast të ndotjes akustike dhe për të ndëshkuar shkelësit, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Ministri theksoi se çdo subjekt apo individ që shpërfill rregullat dhe vijon të krijojë shqetësime me muzikë në nivele të papranueshme do të përballet me masat e Policisë së Shtetit.
Në të njëjtën kohë, Lamallari u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ndotjes akustike duke telefonuar në numrin 129, duke nënvizuar se bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për garantimin e qetësisë publike, sidomos gjatë sezonit turistik.
Ne kompleksin e banimit Kika 2, ku jetoj, lokalet nga ora 7 e mengjesit dhe deri ne oren 24 te mbremjes na shqetesojne me muziken e larte! Ja kam shprehur shqetesimin edhe te plotefuqishmit te zones! Me duket veprim shume antiqytetar dhe antikulturor! Askush nga klientet, besoj, nuk e do muziken ne lokal, vec mendjet e coroditura te pronareve qe kane iluzionin se terheqin njerez! Jepini fund permes detyrimit!
le te fillojme me fishekzjarret e pa mungueshme ne cdo mesnate.Kaq e veshtire eshte ti ndaloni?