Karrierë me parti? Rama - të rinjve: Iluzion! Ndërsa ata që nuk janë për auditor merren me politikë, ata me arsim profesional bëjnë biznes

12 Tetor 2024, 11:04Politika TEMA
Karrierë me parti? Rama - të rinjve: Iluzion! Ndërsa ata që

Kryeministri Edi Rama është shprehur se prindërit duhet dekujaruar për të mos dërguar fëmijët e tyre në Universitetet, siç deklaroi ai, “kur nuk janë për atje”, por t’i drejtojnë drejt arsimit profesional.

“Jo se fëmija është më pak i zgjuar, por ka të tjera interesa dhe të shkojë në arsimin profesional”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit integrohen menjëherë në tregun e punës.


“Jo siç ata të cilët nuk janë për auditorë dhe fillojnë të thonë ‘të merrem me politikë të kap ndonjë gjë’,”- deklaroi kreu i qeverisë në podkastin “Flasim”.

Kryeministri theksoi se nxënësit e arsimit profesional, jo thjesht do të vendosen në shërbim të dikujt, por do të kenë bizneset e tyre.

“Ka filluar të ndryshojë mënyra se si funksionin administrata edhe për arsye të impenjimeve në procesin e integrimit, të konsolidimit të ligjit të administratës publike, kemi arritur një rezultat që mund të themi se ‘ka një pjesë për të qarë hallin, por ka një pjesë një administratën publike që është realisht për të qenë krenar.

Gjëja e dytë që ka filluar të ndryshojë dhe ne duhet të bëjmë më tepër dhe të bashkëpunojmë me Universitetit, për të dekurajuar prindërit të çojnë symbyllur fëmijët në Universitet, kur fëmija nuk është për atje, jo se fëmija është më pak i zgjuar, por ka të tjera interesa dhe ka një tjetër situatë, të shkojë në arsimin profesional. Ata të arsimit profesional, pjesa dërrmuese integrohen menjëherë në tregun e punës.


Siç ata të cilët nuk janë për auditorë dhe fillojnë të thonë “të merrem me politikë të kap ndonjë gjë”, këta të arsimit profesional do të kenë bizneset e tyre. Jo thjesht do të vendosen në shërbim të dikujt se janë elektricistë të mirë, hidraulikë të mirë, IT etj.,

dhe do të ndodhë hap pas hapi ajo që ndodh në arsimin profesional që e kanë shumë të rëndësishme, por edhe bazën e biznesit të vogël. Mendoj se jemi në udhëkryq”, tha Rama. 

4 Komente

  1. T
    Ton

    Te mos njihnim realitetin epo hajde. O njeri pa parti ne Shqiperi nuk ben karriere. Duhet filluar si patrinazhist.keshtu ka qene por eshte bere me keq.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Ramazoni was xhamose ka 30 vjet ne pushtet…ja kaloi enverit.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        Është interesante në këtë forum, shumë komentues, ose nuk e lexojnë fare shkrimin apo infornacionin e dhënë, ose dhe kur e lexojnë (kuotojnë ajo tjetër probkem ky), shohin kush e shkruan apo cili ç e ka thënë, dhe vrap në vartësi të preferencave, jo rrallë herë dhe të antipative personale, menjëherë dhe tek tastiera, të shkruajnë komentin e tyre. Në vend që të shkruajnë mendimin e tyre për problemin që shtrohet, sillen si 'e ëma e Zeqos në majë të thanës'. Në këtë rast Edi Rama, jo se është vetëm ai që e ka konstatuar, apo është ai i pari që e prek këtë fenomen, por sepse ka plotësisht (100%) të drejtë. Kush kupton, kupton! Kush do të mësojë, mëson!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Ti je nje hipokrit i neveritshem se kohe me pare se te ishe udheheqes i sektit te ripjelljes e ke thene vete, mos e moho se per te qene dikush ne politike Ai dikushi duhet te angazhohet ne njeren nga dy partite e medha qe jane ne Shqiperi. Meqenese ne PD ne fillimet e te ashtuquajtures demokraci te vune drune shoket e tu,bij te nomenklatures se kuqe atehere deri sa arrite te behesh udheheqes i sektit te ripjelljes nuk le gje pa bere. Gjeja e pare qe bere eshte shkaterrimi i PS i idealeve te saja dhe krijimi i sektit te ripjelljes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje