Larg Berishës dhe Bashës, deputeti Agalliu: Grupet parlamentare u kthyen në vegla të kryetarit të partisë

12 Tetor 2024, 12:02Politika TEMA
Larg Berishës dhe Bashës, deputeti Agalliu: Grupet parlamentare u

Deputeti Arbi Agalliu, i cili u largua nga Partia Demokratike për të krijuar subjektin e ri politik “Djathas”, është shprehur se grupet parlamentare janë kthyer në vegla të kryetarit të partisë.

Ai theksoi se “nëse nuk bindesh ndaj tyre humbet mundësinë për të qenë në listën e sigurt”.

Deputeti theksoi se listat e hapura si një mjet bazik për të ofruar në partlament individë me integritet dhe me vlerë.

“Marrëveshja e 20028 eliminoi meritokracinë në partitë politike, hoqi mundësinë që qytetarët të zgjedhin deputetin e tyre, dhe ktheu grupet parlamentare në vegla të kryetarit të partisë, nëse nuk bindesh ndaj tyre humbet mundësinë për të qenë në listën e sigurt.

Kjo vazhdon edhe në një marrëveshje të disa muajve më parë ku u certifikuan listat e mbyllura.

Kërkojmë që deputeti dhe institucioni i parlamentit bazohet në etikën e komunikimit të deputetit me profesionalizëm, por të bazuar tek listat e hapura si një mjet bazik për të ofruar në parlament individë me integritet dhe me vlerë”, tha ai.

Pjesë e kësaj partie të re janë disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.

3 Komente

  1. A
    Arbeni

    Partia e malokut do shkoj në të sëmës,derisa të shkojë në zhdukje bashk me sali kakën.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amerikani

      Ore bubec , Po pse me keto mend e mbeshtetje qe ke ti ne Vlore ku rrezik , Po te jete gjalle as Seriani nuk ta jep voten , keshtu dhe me keta traperit si puna jote , do rrezoni Bermuden 34 vjecare , MAFIEN e kuqe me perpindeshin komunist ne krye , S. Berisha ? Po KY zhguall I rregjur ne krime e mizori , me ty , dukaqotin koqe , lazaratasin torollak , shkrimtaren nobeliste , dhendrrin e H. Xhafkollarit dhe , mbi te gjitha , me personazhi e antikitetit , D. Shehi ata fshin menderen . Vec ju kodoshet , si fraksion , me gjase , , jeni nisur per te bace kriminel Berisha .

      Përgjigjjuni
      1. t
        tornitori

        keep dreaming o Agalli......si Libra dhe si Jozi me Shehajn do perfundoni.....se nuk frymezoni dot askend.......qofsha i gabuar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje