Alibeaj prezanton partinë e re politike: Ja 5 shtyllat ku bazohemi

12 Tetor 2024, 11:25Politika TEMA
Alibeaj prezanton partinë e re politike: Ja 5 shtyllat ku bazohemi

Është prezantuar sot partia më e re politike në Shqipëri. “Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.

Në prezantimin për mediat, Alibeaj, teksa lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të partisë së re, u shpreh se ajo është e bazuar në 5 shtylla themelore.

“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik.

Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë.

Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin", tha Alibeaj.

7 Komente

  1. P
    Pukjani

    Urime per levizjen tuaj pa dyshim do keni perfaqsues ne parlament dhe do te bindni nje pjese te elektoratit te djathte te ju votoje di se keni influence ne zonen e Mallakastres ku Kapllanaj ka pasur nje paraqitje te mire heren e kaluar

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Urime! Po Patozi me BD (Bindja Demokratike), a do t'u bashkohet? Nuk di pse u zhduk ai, por aso kohe (2017), mesa mbaj mend BD-ja, edhe pse dy muajshe, fitoi mbi 30.000 vota, po aq dhe FRD (Fryma e re Demokratike) e Bamir Topit. Në elektorat, i ashtuquajturi gri, ka shumë flukse që në pranvetë 2025, nuk do votojnë PS, PD, PL, PR etj, parti e sigla të konsumuara dhe pa të ardhme. A do bashkohet partia juaj e sapoformuar, në një front të madh ku të përfshihet gjithë spektri i ashtuquajtur "i djathtë", që nënkupton përjashtimin e partive të Saliut, Mediut, Dules etj, që tashmë janë të neveritura nga publiku i gjerë dhe njihen si parti e kryetarëve? Të presim e të shohim se si do perfomoni deri në zgjedhje.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Na lodhen idjotet e PD. Berisha i ka nxjere te gjithe nga binaret!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po gjumashin a e keni ne gjirin tuaj ?

          Përgjigjjuni
          1. p
            pap

            Po liri e familjes cfare do te thote?!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prifti homeseksual.

              Mos e kane fjalen per shthurjen e familjes ?.Per martesat brenda te njejtit seks ?

              Përgjigjjuni
            2. S
              Stape Pashi

              “Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin", tha Alibeaj.” Fjalë në erë. Votuesit të thjeshtë kjo frazë nuk i thotë gjë. Nuk e kruan që të kërkojë ndryshim.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje