Pranoi të marrë mandatin e Salianjit - Andrea Mano tregon nëse do t’i bashkohet aksionit opozitar për 'mosbindje civile'

12 Tetor 2024, 12:51Politika TEMA
Pranoi të marrë mandatin e Salianjit - Andrea Mano tregon nëse do

Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit të demokratit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit, në një deklaratë për mediat theksoi se tashmë është në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë.


“Unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme.

Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”, tha ai për mediat.

Pyetjes se a do t’i bashkohet aksionit opozitar për mosbindje civile, Mano përgjigjet: Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD.

Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur, ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim, sepse një pjesë e enturazhit të vjetër politik që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues seksionesh dhe grupseksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie.

I pyetur nëse do i kthehet politikës pas mbarimit të mandatit si deputet, Mano u përgjigj: Sigurisht që po ndaj dëshirën time dhe vullnetin tim, për të qënë përfaqësues i qytetarëve të Korçës, një përfaqësi e cila pavarësisht përpjekjeve të mëdha në atë kohë nuk u rrit për shumë arsye por do ti kthehem jetës aktive dhe do përpiqem që atë proces që nisëm në vitin 2021 ta çojmë deri në fund.

 

2 Komente

  1. A
    Arian

    Më në fund i erdhi radha… Nuk e di pse por Aldon (siç e thërrasin shokët), e vinin gjithmonë prapa liste. Ka që në 2005 që kandidon për deputet dhe mezi i erdhi dita. Edhe të vetmen herë që e vunë në krye të listës (kandidat për kryetar bashkie) humbi përballë shokut të tij. Shkurt një “loser” më tepër në parlament.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Mos i u bashko po ta mbajti. Sa hap e mbyll syte iken per lesh arixhofke, shkon ne vrime ku ke dale.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje