"Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia", Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

12 Tetor 2024, 16:40Politika TEMA
"Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video në facebook nga fjala e djeshme në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u mbajt në Beograd.

Basha shkruan se konfliktet e ngrira po përdoren si një alibi për të shpëtuar nga llogaridhënia dhe sot Beogradi duhet të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Bajnskë, të cilët janë ende të lirë në Serbi.

Postimi i Bashës:

Është bërë praktikë e zakonshme e politikanëve të paaftë dhe të korruptuar që të fshihen pas retorikës nacionaliste.

Konfliktet e ngrira janë alibia për të shpëtuar nga përgjegjësia para qytetarëve dhe për t'i përdorur ata për interesa politike.

Nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Europës, do të monitoronin edhe zbatimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. Pse nuk e do Beogradi zyrtar këtë? A i interesojnë vërtet serbët në Kosovë?

Kosova është e pavarur! Ky është një realitet i pakthyeshëm. Pavarësia e saj është njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së, dhe është konsideruar në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në vend të përpëlitjeve për të ruajtur konflikte të ngrira, sot Beogradi duhet të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Bajnskë, të cilët janë ende të lirë këtu në Serbi.

3 Komente

  1. O
    O Luli o Lullishte

    Foli Luli , mbaroi iku Serbia vdiqe ...

    Përgjigjjuni
    1. d
      demir

      U ktheve me ne fund atje ku mund te duhesh

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Kur te flasesh per llogaridhenie per te tjeret duhet qe te japesh ti I pari pastaj te tjèret.çfar ke bere ti ? Ke mar raporte per dhimbje barku se te shkonin 7 nga gjyqet per vjedhje , vrasje , shitje te tokes shqiptare grekeve pasurimi me 5 Vila.Po ti je al I pa fytyre qe del dhe jep della pa ti kerkuar .Prandaj largohu sa me pare se je bere si vc publike qe dhjesin dhe kafshet antishqiptare .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje