Djegia e karrigeve, reagon Spiropali: Aktet e dhunës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi

30 Shtator 2024, 18:28Politika TEMA
Djegia e karrigeve, reagon Spiropali: Aktet e dhunës e kanë kthyer

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur keqardhje pas seancës së sotme parlamentare. Në një reagim në rrjetet sociale ajo u ndal tek karriget e djegura nga deputetët e opozitës. Sipas saj, djegia e tyre dëshmon nivelin e mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

““Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik”, shkruan Spiropali.

Kryeparlamentarja thotë se aktet e dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në skenë krimi për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese.

“Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë se seanca e sotme parlamentare nuk zgjati shumë për shkak të aksionit të opozitës. Demokratët dogjën karriget dhe nuk lejuan zhvillimin normal të seancës në shenjë proteste kundër burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

3 Komente

  1. L
    Leri fjalet drejtohu prokurorise

    Leri komentet...... por drejtohu prokurorise . Qellimi tyre edhe dhuna per te fshehur humbjen para kohe. Je kryeparlamentare drejtohu SPAK ut , nese nuk shkoni kam te drejte te mendoje qe ju jeni aktore e nje teatri rrugaçesh.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Nuk ka shtet sepse keto lloj kafshesh nuk duhet te jetojne ne shoqeri por vetem ne kafaz, si ai qe e hodhi dhe ajo qe e mbajti, akti eshte jashte cdo perceptimi njerezor por ndihmon vetem ata qe paraqisin shqipetaret si jo normal………

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Kot lodheni sa kohe te keni kta element qe nuk inspirojne Rama do beje qef...nuk gjen njeri te kete pershtypje te mire per Salianjin...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje