“Rama na ka hapur luftë”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka pas përjashtimit nga seanca e sotme për shkak të tensioneve në parlament. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga salla e kuvendit, Noka tha se opozita sot është në ballë të aksionit pa ndalim kundër këtij regjimi.
Noka theksoi se kryeministri shikon të vetmen zgjidhje kërcënimin me burg të kundërshtarëve.
“Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën demokracisë po bën gjithçka ëpr t’i vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka ngarkuar populli opozitar. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë.
Tentoi të na likujdonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të arrestojë liderin e opozitës dhe tani po kërcënon me burg kreun PL, PR ka burgosur Fredi Belerin dhe tani burgosi Salianjin. Ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg. kushdo që i nxjerr të palarat ka një përgjigje; kërcënohet me burg”, deklaroi Noka.
Ai paralajmëroi se e njëjta panoramë si sot do të jetë edhe në seancën parlamentare të së enjtes, pasi opozita nuk do të ndalet në aksionin kundër këtij regjimi. Sipas Nokës zgjidhje është vetëm qeveria teknike.
“Ne jemi të vendosur, ne nuk stepemi. Ta harrojë Rama se mund ta likujdojë opozitën apo ta intimidojë. Sot është në ballë të aksionit qytetar dhe të hënën në 7 tetor kundër këtij regjimi.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Këta janë të denjë për të qeverisur median e krimin e organizuar dhe për të vjedhur. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Edhe të enjten kjo panoramë që patë sot është. Nuk ka kompromis me krimin e organizuar që është në parlament nuk ka kompromis me mafien e korrupsionin. Ne jemi në betejë. qeveria teknike është zgjidhje me një narko-qeveri nuk ka paqe, nuk ka zgjidhje”.
Sikurse ishte paralajmëruar, seanca e sotme parlamentare nisi dhe u mbyll shpejt për shkak të tensioneve mes deputetëve, pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Demokratët bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali. Ndërkohë, mes tensionit, kryetarja e Kuvendit njoftoi vakancën e krijuar pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe pak më pas mbylljes e seancës.
Ju te temes beni nje pyetje : Pse PS dhe Rama nuk pranojne qeveri teknike. Sepse humbin zgjedhjet me 100 %. Asnje here Rama nuk ka fituar zgjedhjet . Ne vitin 2013 qe ishte kulmi i PS mezi mori 65 vota. Si ka mundesi qe fitoi zgjedhjet 2017 dhe 2021? Se i vjedh dhe i manipulon. Me nje qeveri taknike PS mund ete mari jo me shume se 60 deputete. Rama do jete nue pushtet deri ne fund te jetes se tij biologjike. Zoti e ruajt kete vend nga diktatoret dhe sharlatanet
Opozitar ,ma hengsh ate kar.
Të fala nga plaku Mere Fisi! Këta duhen shkuar në litar me rradhë! Këta do luftojnë Ramen???? O pikaaa.... Pika!!!
"Opozitar" te jesh valle kaq i paditur ? Qeveria teknike zgjidhet vetem kur qeveria aktuale Ka humbur mbeshtetjen e shumices se parlamentit . Vendoset te shkohet ne zgjedhje te reja dhe krijohet nje qeveri teknike deri sa te mbahen keto zgjedhje. Rama Ka shumicen Absolute , perse duhet te terhiqet ? Shikoni beni ndonje pune tjeter se politika s'eshte per ju. Suksese per qeverine teknike
Ti qenke si Luli 7x7 = 42. Edi krijoi qeveri teknike ne 2017, dhe fitoi. Por keta Ministrat e Saliut nuk largoheshin nga zyra, flinin atje, aq te dashuruar ishin me postet qe moren. Ishte nje oficer Dritan qe u be Minister i Brendshem, ai ishte me tra.pi nga te gjithe. Me Flamur Noken nuk fiton dot as ne cerdhe e kopshte PDja, keta po tmerrojne kalamajt me vandalizma.
Qeverine teknike e ka ne dore vetem Rama,jua dha njehere,gjysmen e qeverise dhe kur humbet thatë na vodhi votat ku nderkohe ju kishit gjithçka ne dore edhe KQZ.Qeveria teknike behet kur ka krize politike,qe nuk ekziston ,por ne krize eshte vetem opozita
Rama tradhtoi elektoratin e vet dhe nqfts e ben perseri ta harroj voten e shqiptare.
Noka eshte njeriu me I pacipe, me I pallogjikshem, me kriminel, me hajdut qe ka Shqiperia
Dmth ju béni dhune per te fiksuar qéverine qe t'ju plotesoje deshiren haaaaa
E magjinoni ka mbet ai vend ne dore te keti lloj kafshe qe dhe mamaja e vet se voton me vjen turp qe jam shqiptarme kete lloj vemje!
Kerkojme zgjedhje dhe qeveri teknike..... qe te mos te dorezojme vjedhjet milionat Euro qe kemi . Vila apo Toka apo Dyqyne dhe Apartamente...qe i kemi trasheguar nga gjysherit qe hanin vetem buke misri....
Kerkojme zgjedhje dhe qeveri teknike..... qe te mos te dorezojme vjedhjet milionat Euro qe kemi . Vila apo Toka apo Dyqyne dhe Apartamente...qe i kemi trasheguar nga gjysherit qe hanin vetem buke misri....
Kerkojme zgjedhje dhe qeveri teknike..... qe te mos te dorezojme vjedhjet milionat Euro qe kemi . Vila apo Toka apo Dyqyne dhe Apartamente...qe i kemi trasheguar nga gjysherit qe hanin vetem buke misri....
Kerkojme zgjedhje dhe qeveri teknike..... qe te mos te dorezojme vjedhjet milionat Euro qe kemi . Vila apo Toka apo Dyqyne dhe Apartamente...qe i kemi trasheguar nga gjysherit qe hanin vetem buke misri....