Në vijim të turit të komunikimit për “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Njësisë nr. 2 në kryeqytet mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe politikat sociale.
Ai theksoi se kjo kategori do të ketë prioritet në skemat mbështetëse të qeverisë dhe do të përfitojë nga rritja ekonomike që u reflektua edhe në rritjen e pensioneve.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se paralelisht me rritjen e pensioneve, qeveria po punon për thellimin e reformës në këtë sektor, duke krijuar mundësi të reja kursimi për qytetarët, ku shteti do të kontribuojë për pensione më të larta në të ardhmen. Në fokus do të jetë edhe rishikimi i kuadrit ligjor për pensionistët e vetëpunësuar, ata që vazhdojnë të punojnë, si dhe përmirësimi i trajtimit financiar për personat me aftësi ndryshe.
Sakaq Rama tha se nga janari i vitit 2027 do të ketë sërish rritje të pensioneve dhe kështu me radhë deri në vitin 2030.
“Për çështjen e pensioneve besoj që tanimë jemi në një fazë tjetër. Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet, faktin që ndërkohë që filluan të rriten pagat e filluan të vihen në vijë edhe investime pas një periudhe shumë të vështirë kur na u desh të lanim shumë borxhe, përsëri kur vinte puna tek pensionet dhe kishim të pamundur dhe ndesheshim në mënyrë të vazhdueshme me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi i pensioneve nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe ajo që unë ju kam thënë dhe kam përsëritur në të gjitha rastet kur pyetesha ishte që e vërteta na pengonte të shkonim tek pensionet, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritje.
Më në fund ashtu sikundër e kishim dëshiruar dhe ashtu sikundër kishim përqendruar të gjitha forcat për t’ia dalë, erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi dhe për këtë arsye duke filluar nga janari i këtij viti juve merrni pensione më të larta dhe për këtë arsye në çdo janar pensioni do të rritet për gjithë muajt në vijim të çdo viti dhe janarin e ardhshëm rritja do të jetë dyfishi i rritjes së këtij janari. Janarin e 2028-s rritja do të jetë trefishi i këtij janari, në 2029 katërfishi dhe në 2030 pesëfishi, për të arritur tek ajo shumë, e cila na jep mundësinë që të realizojmë objektivat që kemi shpallur për ju dhe në ndërkohë mbi bazën e një plani të mbështetur financiarisht nga buxheti dhe të planifikuar në buxhet, i cili nuk lëviz dhe thënë kjo, ne ndërkohë kemi diskutuar edhe për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve për të thelluar reformën e pensioneve, duke filluar të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për të gjithë ata që do duan të kursejnë më shumë për të pasur një pension më të lartë në të ardhmen, ku shteti do të fusi kontributin e vetë.
Po ashtu do të rishikojmë edhe skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata të që vazhdojnë të punojnë, pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa disa axhustime, të cilat përsëri shkojnë në favor të pensionistëve, në ndërkohë që kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë, që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është që sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet mbrapa atij që s’ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive dhe do ta korrigjojmë dhe këtë.
Por thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, është ndryshimi domethënës i ekonomisë tonë që na i jep këto mundësi, se të gjitha këto janë gjëra të drejta. Lajmi i mirë sot është që i kemi këto mundësi.
Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e Prodhimit të Përgjithshëm. E kemi marrë vendin me nën 10 miliardë euro në total dhe sot jemi në afro 27 miliardë. E kemi marrë vendin me të ardhura për frymë nën 3 000 euro në vit, sot jemi mbi 11.000 euro dhe vetëm nga 2024 në 2025-ën të ardhurat për frymë janë rritur me mbi 1000 euro në vit, që do të thotë jemi në kushtet kur, edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon, të adresojmë shumë çështje që duheshin adresuar, por s’mund të adresoheshin.
E kemi marrë vend me 2 milion e ca turistë, ndërkohë që sot jemi tek 12 milionë turistë vizitorë me pasaporta të huaja, ku hyjnë edhe ata shqiptarë që kanë pasaporta të huaja, patjetër, që vijnë në Shqipëri për pushime, po kështu kalkulohen në të gjithë botën. Pasaportat e huaja 12 milionë dhe në atë kohë kemi pasur 300-400 milionë euro investime të huaja mesatarisht, sot jemi mbi 1.5 miliard dhe prapë ka hapësirë për të bërë më shumë dhe prapë kemi plane për të bërë më shumë“, u shpreh Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët.
Zoti kryeminister. Per ata pensioniste qe punojne dhe shteti ju heq pensionin suplementar qe e kane paguar vete, ju eshte mbajtur nga paga, si do veprohet ? A eshte e drejte kjo ? Nje kontribut I dhene 25 vjet me radhe dhe nuk thuhet shyqyr qe kane mundesi te punojne dhe te shtojne te ardhurat pa I kerkuar gje shtetit, ju mbajne pensionin suplementar. Kjo gje te shikohet dhe te mos lejohet.
Si eshte puna me kete rritjen?! Nese rritja mbi pensionin eshte 20 mije viti i pare , pastaj behet 40 i dyti, 60 i treti e 80 mije i katerti? Pra ne total, kater vite 200 mije leke rritje ? Apo e kam kuptuar gabim?
Për pensionet e plota është 1600 lekë të reja shtesë për vitin 2026. Pra nëse kishe pension 25.000 lekë të reja në 2025, këtë vit merr 26.600 në muaj. Në 2027 do kesh 33.200. Në 2028 do kesh 38.800. Përveç rritjes së inflacionit. Kjo është rritje e bazës së pensionit. Nëse ke pension pjesor rritja ëdhtë 800 lekë të reja, 1600, 2400, 3200 vit pas viti
Falemnderit, tani po e kuptova. Pra 16 (shtesa) shumezohet me 2 ne vitin 2027,pastaj 16x3(viti 2028), dhe e fundit 16x4 ne vitin e katert qe do te thote 250 16 32 48 64= 410 mije me 2029. Edhe njehere falemnderit!
Mos ma vini re po une jam bythkuq patronazhist qe "punoj" ne administrate me nje rroge dhe bonuse notevole. Gruan dhe motren e kam vene ne sherbim te qivaçanës rripjellëse. Rrofte diktatura e karteleve. Rrofshin rilindaret trima dhe pederaste. Rroftë Edvin Don Peder Asta
I qete, me shkumë, por i qetë.
Po kanibalit Salmut Brrishes, do ti rritet.....pensjoni se ai edhe punon shume qe te jete e lumtur Argita me Xenin?
Jo atij nuk i rritet sepse e ka pensionin mbi 40.000 lekë të reja. Rriten vetëm pensionet nën 40.000
3200 euro rrogen te parlamenti. Ah se harrova qe jemi te Tema, fajin e ka Saliu, Saliu rriti naften, Saliu na vjedh ilacet etj etj.
Se ua ka lene mangut ai ne fakt.Me ca I paguan mercenaret protestave,bodyguardet,televizionet,jeten prej sheikesh te familjareve deri ke brezi kater,mirembajtjen dhe ruajtjen e e vilave dhe apartamenteve ne cdo cep te botes.Te paska hy qysh I vogel qe nuk i ndjen gjithe kto.
Kjo rritje 2, 3, 4, dhe 5 fish rritje vit per vit deri ne 2030 eshte spieguar nga you dhe te tjere qe do te behet per pensionet nen 220 mije leke (te vjetra). Po per pensionet mbi 220 mije leke, qe pas shpalljes tuaj bombastike ne Nentor dhe Dhjetor 2025 per rritjen pa permendur ndonje perjashtim te te gjitha pensioneve, papritur e papandehur, ne Janar 2026, kur erdhi koha te shperndahej rritja e parashikuar, konstatuat se parate e parashikuara per kete rritje "fantastike" nuk mjaftonin. Ne keto kushte menjehere gjetet zgjidhjen me te lehte, me te shpejte duke perjashtuar nga ky perfitim kategorine me te madhe te pensionisteve, ate me pensione mbi 220 mije leke. Dhe tani qe po flisni vazhdimisht per rritjet qe do te pasojne deri ne 2030, kjo kategori nuk permendet fare. Te lumte bytha, o Kryeminister!
Te kutia ne 7 pa 5 i ke pensionistet per partine, pa merak.
Po! Por ka edhe tavane të tjera (40000, 18000 etj). Këto nuk i zë në gojë fare. I bie që edhe për vite me radhë, deri më 2030 të mos përfitojmë asnjë lekë rritje apo kompensim. Kjo është e padrejtë! Duhet korigjuar sa më shpejt VKM 328 datë 30.12.2025, me të cilin u vunë tavanet. Propaganda është e njëjta me atë të vitit të kaluar, pa i përmendur tavanet apo kategoritë e përjashtuara.
Mashtrues … sikur i rrite rrogat tani në janar… hajdut
Zot kryeminister pse u hiqet e drejta e shperblimit{Pensionistit}, kur kam bere dy punesim duke paguar kontibutet shoqerore edhe ne shtet edhe si privat deri ne dhjetor 2014 .Kam punuar 12 vjet te fundit edhe si privat por nuk na japin konributin ndersa ato qe kane dale pension nga 2015 e ketej u jepet.Kjo eshte e padrejte.Kur beme kerkese dhe i pyesim pse ndodh keshtu na thone se keshtu ka vendosur qeveria e Edi Rames.Ndreqeni kete padrejtesi.Kush i mori kontributete mija per 12 vjet.?
Shoku Bojaxhi qe ben zhgaravina, pensionistet nuk jane aajoshtrese e shoqerise ku ti ke 13 vjet qe tall bythen, boll me shw, mer persiper qe te mos vjedhesh si ne Tunelin e Llogarase (Samir Manes) 50 milion euro nje dore, si neLotin e Unazes se Madhe qe e coptove ne 12 te tilla per Oligarket e tu ku 1km kushton 30 milion euro a thuase e gjithe kjo rruge eshte tunel dhe ura etj dhe pensionet rriten jo vetem per te perballuat rritjen e cmimeve ku 1 kg domate eshte 3500 lek te vjetra, por edhe per te rritur mireqeqinen e tyre te jeteses. Edepsez pensionistet ja dhane jeten e tyre Shqiperise qe t'a gezosh ti hajdut 2 metrosh me Lubi Ballukun e 400 hajdute te tjere, pensionisteve rimbursoju ilacet se kjo moshe me shume pi ilace dhe ka nevoje per trajtim falas shendetesor se sa hane ushqim. Je bere Pasha i Surrelit, por dihet fundi ...... me prerje koke.
Ptu maskara skizofren egoist Ska per pension per deputet ka dhe per qeveri dhe qerohu se po te ha dardha a te hongert mortja o budall megaloman psiqik
Perfituan nga 1800 apo 800 lek ne muaj me pak se gjysma e pensionisteve.Dhe me duket se kryeministri nuk e di fare cfare bene sig. Shoqer.edhe pensionistet ne takim nuk ja thane.Nuk e besoj se nuk kishte pensioniste qe nuk peffituan asgje.Te mos flisnin eshte cudi.ose i kane perzgjedhur per takimin.E verteta eshte se nuk marrin asgje me shume se gjysma e pensionisteve dhe nuk fo marn per 4 vjet me sa degjuam.Cudi s'flet njeri!!!!!!.
Besojeni Ramen, ka dhene prova vertetesie per sa thote...qe kur ate "Shendetesine falas" te premtuar sa erdhi ne pushtet e ka realizuar tashme plotesisht ne c'do spital rajonal te vendit!
Do na rritet aq shume sa nuk do te dime ku ta fusim .Ka mbi nje dekade qe po na e rrit
Mos degjoni ç'thote Kryeministri eshte thjesht demagogji . Ky Kryeminister per demagogji dhe mashtrim ja kaloi edhe Berishes. Rrofte Kryeministri mercenar dhe mashtrues!
Vetem prralla jan shum oak pensionist qe perfitojn rritja duhet te jete e barabart per te gjith fitojon aro qe nuk kan punu kurr te tjeret asgje pensionistat jan ato qe votojn per ty. Ban pak kujdes
une e kuptoj keshtu.... ne 2030 pensioni i nje bahcevani do jete sa 2 fishi i nje minatori, naftetari, metalurgu
Rritja behet ne kete menyre:-ne rast se ke pension te pjesshem urban atehere,nje pensionist qe merr psh.18 000 leke ne janar e deri ne fund te vitit merr 18 800,vitin pasardhes 19 600 vitin e trete 20 400 e keshtu vitin tjeter pasardhes 800 leke.
Rritja behet ne kete menyre:-ne rast se ke pension te pjesshem urban atehere,nje pensionist qe merr psh.18 000 leke ne janar e deri ne fund te vitit merr 18 800,vitin pasardhes 19 600 vitin e trete 20 400 e keshtu vitin tjeter pasardhes 800 leke.
Po për ata me pension 40.000 e sipër edhe vitin tjetër nuk do të ketë përsëri rritje ??? Apo me këtë grup pensionistësh nuk keni të bëni fare, derisa ata të ngelen nga fundi pamvarësisht kontributeve në sig shoq e sakrificës së tyre ??? Kjo është një padrejtësi e madhe!!! Ata anëtarë komisioni të këtij studimi ose janë të paaftë e debilë ose kështu e kanë patur orientimin.
Zoti Rama nga gjithë pensionistët me pension mbi 40.000 lekë është e sigurtë që do të merrni zero vota .
Ata pensionistë që u shpallën kulakë dhe nuk iu aplikua rritja e pensionit se merrnin mbi 40.000 (të reja) në muaj- do marrin rritje vitin që vjen? Në mënyrë paradoksale u quajt e pamerituar rritja për ta. Kur merrnit kontribute të larta prej tyre nuk u shkonte mendja tu merrnit më pak! Pensioni u doli në varësi të kontributit. Ju e quani të lartë me të drejtë mbi 40.000 por nuk është rezultat i mëshirës së qeverisë por zbatim i ligjit. Do vijnë votomet e rradhës, prisni të votojnë për ju? Apo ka marifete të tjera për ti rrëmbyer dhe kulakët kulakë do mbeten!!!
Shumë e drejtë! Qeveria duhet të korigjoi VKM - në famëkeqe, me të cilin diskriminoi rreth 40% të pensionistëve.
Aktualisht me shifrat qe përmendet pensioni m datat eshte ne nje gjendje shume te mjerueshme 17.500 lek.aktuslisht..a e kuptoni qe na keni imponuar vd kjen?a jetohet per ushqim ilace dhe pagesa e uje elektricitet?ky eshte krim
Po, bëre për oligarkët , bëre për deputetet, pensionistët po pret të vijë një covid tjetër që ti kapi flama vdekjepruse. Nuk të besojmë më, se e ke mbushur kupën, tani na je bërë më keq se Djalli Sali Berisha. Të besuam shumë, tani të urrejmë,je bërë armiku ynë!
Tani ndërrojmë stacionin kur në televizor del Edi Rama.
Mendoj qe te rishikohen edhe pensionet e jetimeve kur ndron jete njeri prind dhe aq me teper kur humbasin te dy prinderit. Deri me sot keto pensione jane simbolike dhe variojne ne pergjithesi 4.000 deri 5.000 leke per femije. Kjo ndodh per faktin se kur prindi humbet jeten i ri eshte e qarte qe nuk i ka vitet e punes ku per rrjedhoje korektohet pensioni. Ne se i ndjeri ka 18 vjet pune nga 36 vite pune pensioni korektohet me 50 %. Mendoj per kete kategori familjesh shteti i ka mundesi qe t'ju afroj nje penson te pakten sa per te perballuar shpenzimet e ushqimit dhe shkollimit qe shkojne te pakten 20 mije leke ne muaj per femije.
Dikur vinin 2 milion turista, sot vijn 12 milion! Dikur një pensionist blinte 5 kg mish në muaj, e pinte përdit kafe në lokal!( pa llogarit se me 2mij lek mbaronte pun tek mjeku specialit!) Sot një pensionist nuk blen më shum se 2 kg mish në muaj, kafen e pi turke në shpi!( se me shku tek mjeku specialist duhet të presë me muaj, nëse e " pret" shëndeti , dhe duhet të lej së paku një gjys pensioni!!!! Atëher nuk na mbetet të themi: Të dhjefsha turistat o z kryeministër!!!
Po ato 15000 leket qe mernim ne fundte vitit a do i marrim me ? Po qe se nuk u marrim ne ne 2 vitet e para dalim me humbje,flas per ne qe kemi nje pension me te vogel se 20000L.
Cmimet rriten cdo vit 10% . Qeveria merr taksa 10% me shume. Pensionet i rrit 5% pra nuk ka bere ndonje sakrifice...se asnje sherbin nuk permireson. Por po te ikesh deri ne Berat me helikopter kuotohet si shperdorohet e ku shkon leku.