“Do ishte e ndershme që në 11 maj të gjithë t’i thoshim Saliut ik”, Agalliu- Sulës: Berisha qëndroi “makinë me dy timonë” pas 2013-ës

15 Janar 2025, 15:48Politika TEMA
“Do ishte e ndershme që në 11 maj të gjithë t’i

Deputeti Arbi Agalliu, përfaqësues i Partisë ''Djathtas 1912'', pati një debat të ndezur me deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në studion e News24, në lidhje me mënyrën e funksionimit të PD-së dhe rolin e Sali Berishës.

Sula theksoi se në datën 11 maj do të ishte e ndershme që të gjithë të pranonin se ishte koha për Berishën të largohej nga politika, duke thënë: “Ishim të gjithë të bashkuar, i dhamë besimin dhe gjithçka.”

Ndërsa Agalliu reagoi duke theksuar se nuk mund t’i besonte një njeriu  që nuk kishte lidhje me të djathtën, duke pyetur: “Pse mos të ikë Sali Berisha?”

Debati u intensifikua kur Sula akuzoi Agalliun se po i shërbente kryeministrit Edi Rama në këtë mënyrë, ndërsa Agalliu insistoi se Sali Berisha duhej të tërhiqej që në vitin 2013, duke kritikuar rikthimin e tij.

Pjesë nga debati:

Sula: Në 11 maj do ishte e ndershme, të gjithë thoshim ik o Sali Berisha, të dhamë besimin, të dhamë gjithçka…

Agalliu: Po nuk mund t’i jap besimin dikujt që s’ka lidhje me të djathtën!

Sula: Po i shërben Ramës mor miku im!

Agalliu: Po pse mos të ikë Sali Berisha?

Sula: Pas datës 11, ke të drejtën e zotit

Agalliu: Po të tërhiqej që në 2013, jo të rrinte makinë me dy timonë!

 

1 Komente

  1. r
    robi

    Le te marrin shembull foltoristet dumbabiste nga akti i lavderueshem ne mbare boten qe bene kinezet vjet ne kongresin e tyre te Partise komuniste. Para gjithe botes nga salla e kongresit ata nxorren perkrahesh udheheqesin konservator qe kundershtonte reformat e presidentit aktual. Hu xhintao 82 vjecar u ngrit perkrahesh nga tribuna ku ndodhej para 2000 delegateve dhe pasi e cuan deri fund te salles i thane ; ik tani ne shtepi, koha jote ka mbaruar. Dhe keshtu i hoqen pengesen e fundit udheheqesit aktual vizionar Xi Xinping per te vazhduar reformat ekonomike per zhvillimin modern te Kines ne shekullin XXI. Dhe sot Kina ecen e sigurte ne rrugen e projektuar para 10 vitesh nga lideri reformator legjendar Ten Hsiao Ping duke ecur perpara drejt nje Kine demokratike me ekonomi moderne dhe rritjen e vazhdueshme te mireqenjes se popullit Kinez. Keshtu dhe imam haxhi dede sali fazllic Asad dumbaba me 40 hajdute duhet te hape krahun nje dite e me pare sepse me te ne krye foltorja e vicidolit nuk vjen kurre ne pushtet as me ndihmen e xhozit nga fluturimi planetar ne kerkim te votes se diaspores.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje