Meta në qeli prej tetorit, avokati: SPAK i ka mbledhur të gjitha provat, fokusi në dosje është hetimi pasuror

15 Janar 2025, 13:34Politika TEMA
Meta në qeli prej tetorit, avokati: SPAK i ka mbledhur të gjitha

Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbledhur të gjitha provat, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se mund të ketë një ndryshim të masës së sigurisë për Metën.

Petraj shtoi se fokus në dosjen e Metës, është hetimi pasuror.

“Jemi në kushtet që mendoj se SPAK i ka mbledhur të gjitha provat. Mendoj që mund të ketë ndonjë surprizë për ndryshimin e masës. Por mbetet për t’u parë.

Kemi hetimet, dëshmitarët, mbetet për t’u parë, hap pas hapi. Foksus i asaj dosjeje do jetë te hetimi i pasurisë. Pastaj mbetet se çfarë do të dalë nga elementët”, theksoi ai.

1 Komente

  1. D
    Dursakja

    Qënie pa vlerë (Ilir Meta) që i mori të gjitha postet në këtë vend. Turp për ata që e votuan për shumë vite!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje