Do ta lejojnë Bardhi dhe Noka deputeten Jorida Tabaku të zhvillojë mbledhje në Kryesinë e Kuvendit?

9 Shkurt 2024, 10:54Politika TEMA
Do ta lejojnë Bardhi dhe Noka deputeten Jorida Tabaku të

Ditën e premte (9 shkurt) në ora 12:00 është njoftuar se deputetja dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane, deputetja Jorida Tabaku, do të organizojë një takim me disa nga shoqatat e mbrojtjes së natyrës për propozimet e bëra nga PS-ja për Zonat e Mbrojtura.

Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit dhe, siç kanë njoftuar deputetët e “Rithemelimit” ata nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë mbledhjeje normale në ambientet e Kuvendit.

Pyetja që shtrohet është a do ta lejojnë Noka dhe Bardhi deputeten Jorida Tabaku të zhvillojë mbledhje normale në ambientet e Kryesisë së Kuvendit?

A do të bëjnë të njëjtën sjellje ndaj Tabakut ashtu siç reaguan dhe bën ndaj deputetes Flutura Açka?

A janë parimor Bardhi dhe Noka në aksionin e tyre, apo gjithçka bëhet për të luftuar pjesën tjetër të opozitës dhe jo pushtetin e Edi Ramës?

A do të bëjnë teatër, siç kanë bërë gjithë këto kohë, apo nuk do duken nesër në ambientet e Kuvendit dhe gjithçka do kalohet në heshtje?

Se çfarë do bëjnë, ngelet për t’u parë, por, sido që të veprojnë, gjithsesi, e trupshme njëlloj do të jetë.

3 Komente

  1. D
    Demokrati

    Dhe mos harroni sonte ne oren 6 tek rrugica se ai burri sot ben te DYZETAT!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati i vërtetë

      Ha, ha, ha! E bukur kjo. Si të ka shkuar mendja bre demokrat? Me shku te Liria, për të 40-tat e Sa-lehut, për ngushëllim. Ha, ha, ha!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Pas komentit te Demokratit, te tjerat jane te teperta.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje