"Do vrisnin Baba Mondin dhe Pandeli Majkon": A mund të hakmerret vërtetë Irani në Shqipëri?

9 Shtator 2022, 19:50Politika TEMA

"Do vrisnin Baba Mondin dhe Pandeli Majkon": A mund të hakmerret

Nga Ylli Pata

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, dy kanë qenë tezat më të forta që kanë dalë në reagimet në opinionin publik.

Njëra ka qenë ajo e Baton Haxhiut, sipas të cilës Teherani do të hakmerret rëndë ndaj Shqipërisë me akte terroriste, dhe e dyta ka qenë ajo e krininologut Ervin Karamuça, sipas të cilit regjimi i jatollahëve ka shënestruar për të vrarë Baba Mondin dhe Pandeli Majkon.

Natyrisht që kjo deklaratë e Karamuçës kaloi direkt te seksioni i memeve, por gjithsesi nuk se ka pasur ndonjë qasje shteruese në lidhje me këto dy versione.

Faktikisht, prej ardhjes në Shqipëri të të gjithë grupit të opozitës së Iranit, apo muxhahidinëve siç quhet, Teherani dhe Tirana kanë pasur marrëdhënie të acaruara.

Vendimin për të pritur njerëzit që regjimi Iranian, jo thjesht i urren por i konsideron rreziku numër 1 i tij, e ka konsideruar si një aggression. Qeveria e Iranit prej kohësh ka hedhur në qarkullim një sasi të madhe parash për të financuar një propagandë kundër muxhahidinëve dhe kundër qeverisë shqiptare.

Përveç disa portaleve në gjuhën shqipe, të cilat prej vitesh prodhojnë propagandë anti-Tiranë, ka edhe njerëz që janë fiks në panelet e darkës duke sulmuar udhëheqësit e opozitës Iraniane dhe qeverinë shqiptare.

Siç tashmë dihet, Irani ka sjellë misione spiunazhi m shumicë, duke e kthyer Tiranën në një objekt të luftës së tij të kundërzbulimit.

Sulmi i fundit i hakerave ishte akti më i fundit i kësaj lufte, e cilaka vetëm një qëllim, të ndalojë muxhahidinët që të jenë aktiv në luftën politike nga Shqipëria kundër Teheranit.

Muxhahidinët e ardhur që nga viti 2014 në Shqipëri, kanë ndërtuar një kamp të madh në Manzë, ku përveç strehimit, ato kryejnë edhe një aktivitet të përditshëm opozitar kundër regjimit Iranian. Me anë të një rrjeti të fuqishëm kibernetik, muxhahidinët janë kthyer në ushtarë politikë kundër regjimit të ajatollahëve. 

Vetëm dy vite më parë, në Iran pati një rrjet shumë të gjerë protestash kundër krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve, në qytetet kryesore të vendit. Madje edhe në Qom, qytetin e madh ku ka edhe rrënjën e vet revolucioni islamik i vitit 1979.

Qeveria e Teheranit, por edhe partitë që përbëjnë regjimin klerikal të Iranit, e konsiderojnë “Këshillin Kombëtar të Iranit”, e cila ka selinë në Manëz të Durrësit në kërcënimin numër 1 të tyre. Kjo pasi, përveç partisë së majtë të Muxhahidinëve të Popullit që drejtohet nga Mirjam Raxhavi,  në këshill ka edhe parti të tjera politike opozitare që kërkojnë ndryshimin e rregjimit në Iran.

Opozita që mbështetet fuqishëm nga SHBA kërkon që të instalohet një demokraci liberale dhe shtet laik në Iran, edhe pse edhe ata janë besimtarë dhe duan të respektojnë traditën e vendit të tyre.

Përfaqësuesit e opozitës iraniane, pra bëjnë prej vitesh një aktivitet që në Teheran konsiderohet armiqësor. Brigada Qouds e cila drejtohej deri para se të vritej nga gjenerali famëkeq, Qazim Sulejmani, i vrarë nga SHBA në Irak, është një njësi depërtuese spiunazhi që vepron atje ku ka kundërshtarë të regjimit.

E financuar nga miliarda dollar prej naftës së mahe që ka Irani, por edhe nga narkotrafiku, ajo ka vepruar gjerësisht edhe në Shqipëri. Anëtarë të saj janë profesionistë të vërtetë të terrorit që kanë vepruar thuajse në të gjithë botën. Që nga Lufta e Ftohtë për llogari të KGB-së sovjetike-aleates dhe trajnueses së saj, sot ajo është një vegël e FSB-së së Putinit.

Njerëzit, metodat, por edhe paratë e Brigadës Qouds janë përdorur e përdoren vijimisht në Shqipëri prej vitesh. Madje, një pjesë e tyre janë hedhur edhe në mediat shqiptare, ku ka pasur disa herë akuza dhe fake news-e për muxhahidinët. 

Madje edhe nga media të mëdha në vend. Të gjitha këto janë pikasur dhe zbuluar nga inteligjenca amerikane, përkatësisht CIA, e cila ka furnizuar Tiranën me faktet e këtij aktiviteti. Ndaj edhe ka pasur disa herë largim ambasadorësh dhe diplomatësh, por edhe alarme për sulme terroriste në Shqipëri, të sponsorizuar nga Irani. Këto lajme mund të kenë qenë edhe të ekzagjeruara, por ka pasur të dhëna të sakta në lidhje me përpjekje diversioniste. 

Me një fjalë, Tirana zyrtare ishte në armiqësi prej kohësh me ajatollahët, të cilët përveç të tjerash nuk kanë asnjë marrëdhënie me SHBA që e cilësojnë e keqja e botës. E në këtë rast, rreshtimi i Shqipërisë, një aleate e ngushtë e Amerikës në këtë bosht nuk është veçse normale. Ndërprerja e marrëdhënieve me Teheranin, në mos sot do të ndodhte një ditë, pasi kishim të bënim me marrëdhënie antagoniste.

Por a mundet Irani siç thotë Baton Haxhiu të hakmerret ndaj Tiranës me sulme terroriste? Kapacitetet, shërbimi sekret Iranian i ka të plotë. Ai prej kohësh financon organizata të frikshme siç janë hejzbullahët në Liban, Hamasin e Palestinës por edhe grupe të tjera famëkeqe. Por një veprim direkt kundër Tiranës, thjesht nuk do të jepte rezultatin e duhur e do të shkatërronte reputacionin e rrënuar të regjimit klerikal.

Muxhahidinët e Manzës janë një grupim prej 3 mijë opozitarësh që janë persekutuar prej vitesh, ku një pjesë e tyre e kanë provuar në lëkurë dhunën e Iranit. i kanë vrarë familjarë e të afërm. Vetë shefja e opozitës, Mirjam Rajavi e ka provuar këtë dhunë pasi i kanë vrarë me sulm me raketa të shoqin Massud. Regjimi i ka sulmuar si ekstremistë, fanatikë, terroristë e pa ndikim, por fakti që i sulmon vazhdimisht do të thotë që i frikësohet atyre.

Muxhahidinët kanë qenë mjaft rezultativë për SHBA, pasi vite më parë arritën të gjenin provat se Irani po prodhonte armë bërthamore. Prova që ishin kyçe pastaj në vënien e sanksioneve të forta, të cilat e kanë dëmtuar shumë regjimin.

Megjithatë, nëse Irani guxon që luftën politike të brendshme ta sjellë në Shqipëri me akte terroriste, thjesht do të shpejtojë një ndëshkim të frikshëm nga SHBA dhe bota perëndimore.

Ndërkaq, sa për tezën e vrasjes së Baba Mondin dhe Pandeli Majkos, përveç memeve që ka prodhuar, është vështirë të mendohet se do të ndihmonte Teheranin në sulmet ndaj opozitës së tyre. Baba Mondi prej kohësh ka ndërprerë lidhjet me regjimin Iranian, që Kryegjyshata prej kohësh i ka pasur të mira, e këtu mund të ketë marrë urrejtjen e klerikëve të lartë të Iranit. Por vrasja e një kleriku të lartë do ta njolloste edhe më keq regjimin. 

Ndërsa për rastin e Majkos, ai përveç miqësisë me Rajavin, ku flet çdo vit në aktivitetet e opozitës iraniane, nuk se është një eksponent që rrezikon Iranin. Pasi ai nuk është as një drejtues i rëndësishëm i Tiranës, apo që është aktiv në ndonjë operacion sekret diversion ndaj regjimit të ajatollahëve. Të cilët më shumë se Majkon urrejnë Muhamet Bin Selmanin e Arabisë Saudite, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët janë tre shtetet që e kanë vënë në qoshe prej vitesh shtetin e madh që udhëhiqet nga një klikë fanatike klerikale…

TemA

7 Komente

  1. P
    Plehraaaaaaaaa arabe....

    Mjere kolotripida e baba Rrahi-mondit se cdo te heq..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ajatollah Bubuzheli

      S'do ishte keq qe tu conim nje liste me emrat e gjithe politkaneve e korruptuar te Shqiperise qe te na i hiqnin qafe kamikazet e Iranit se per A(SPAK)-un qelbesirat e politikes do vdisnin te qete.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agroni

        Bravo Ylli! Nuk e vendos Irani kush eshte me rendesishmi ne politike!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          po te kryheshin vrasjet ato do inskenoheshin si vepra te atyre te Manzes, jo te Teheranit o kazekar... mos bej analiza per gjera qe s'i ke kuptuar qe ne krye te heres do thosh i Gjati

          Përgjigjjuni
          1. R
            Remo

            Mos o zot , se mos ndodhet afer Edmond Dantesit edhe Likja me Monen , se atehere na mori lumi. Nuk e permendi kot malin me gropa Likja , ka dashur te thote malin e Tomorit po beri padashur nje lapsus , pune rakie kuptohet. Po edhe nese ndodh ndonje 'hata' se s'behet shaka me Iranianet , atehere ate Abas Aliun do ta largojme prej andej si 'non grata' per ne Iran , ne vend te tij do te ngreme nje statuje per Agush Liken tone , e gjitha e derdhur ne flori.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I merzituri

              Po me Pandin cpaten xhanem !?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liki

                Mos rreni o qen bir qeni, bektashinjte kane besimin e ngjashem me te iranianve jane te besimit shia dhe si do ta mbyste imamin nga feje e vete .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje