“Mos u zini për gardhe”, Rama dorëzon shtëpitë e reja në Zall Herr: Të pangopurve në qendër të Tiranës do t’ia marrim

9 Shtator 2022, 19:00Politika TEMA

“Mos u zini për gardhe”, Rama dorëzon shtëpitë e

Kryeministri Edi Rama ndodhej në lagjen e Zall Herrit ku dorëzoi çelësat për 199 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti i nëntorit 2019. Ai i bëri thirrje banorëve që t’i mirëmbajnë ndërtesat dhe mos ndërtojnë shtesa pa leje sepse do t’i konfiskohen, nisur nga vendimi fundit i qeverisë i bërë publik dy ditë më parë.

Rama: Është gjithmonë një moment i bukur në këtë rrugëtim aspak të lehtë të rindërtimit, kur vjen ky moment që të dorëzohen shtëpitë.

Është një moment kur e ndjen dhe e prek nga shumë afër. Në fund të ditës ato që mbeten janë veprat dhe ajo që këtu mbetet pas gjithë kësaj kohe janë dyert e hapura për 199 familje që nga sot kanë një shtëpi që kurrë nuk do të mund ta bënin dot vetë. Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje dhe mos vini gardhe e mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin. 

Ju takon juve që mos bëni shtesa siç bëjnë disa të pangopur në mes të Tiranës. Atyre do t’ia marrim shtetas dhe katet dhe në gjithë ato metra katrorë që janë ndërtuar jashtë lejes, ne do strehojmë përsëri familje që janë në nevojë për strehim. Ose do t’i detyrojmë që t’i paguajnë ato metra katrorë me çmimin real, plus edhe gjobën sipër.

Mua më ka mësuar kjo rrugë, kur përpiqesh të bësh diçka duhet edhe të përgatitesh të dëgjosh diçka. nëse s’do të të shajnë, mallkojnë, akuzojnë mos dil nga shtëpia. Nëse do të të thonë të gjithë “sa burrë i mirë”, mos fol e mos u duk gjëkundi. Atëherë je burrë shumë i mirë. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe përpiqesh t’i ndryshosh gjërat atëherë gjithmonë ka baltë për ty.

22 Komente

  1. B
    Bac u kry. Me mire prishet.

    Mbyti Kulaket gjikant! Pushteti buron nga gryka e pushkes gjikant. Jepi ec aty dhe kujdes thepin e pushkes gjikant. Mos lere borgjez te ngreje koke gjikant. Nese do ndihme ke Çuço Cuckold gati. Mjafton nje shkelje syri Delines ti dhe ja fut vrapit Çuço Cuckold…. Te le vetem per vetem ne dhome me shoqen tende te vjeter. Mbyti borgjezet o gjikant. Ler vetem Zamirin se ai eshte korrekt me pagesat…. Pyet Gazelin kur ishit ne opozite se ai ka mandat arketimet.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demagogu

      Shife si bon ky. Thua në mes të dites,.në mes të TR apo DR apo tjetërkund. Dhe se ditkan çfarë bëhet. Në mos të them se nëpër kulisa ju kanë thënë vetë jepi... Edhe ky si process është përsëri nje proces se si ata të përfitojnë. Ligjet janë të qarta. Shikoni mbi asnjë nuk po merren masa. Madje thuhet, "të falim" dhe ndjekjen penale. Dhe ky bon të paditurin. Ky ishte shteti i Edit. Kjo ishte "kryevepra e tij" Shteti i Rilindjes Rilindje e lodhur Edi IK! (Me gjithë Saleh-un dhe Liken)

      Përgjigjjuni
      1. p
        perfect

        ik o trap se ti more gjith tokat perreth bashkise dhe i bere pallate edhe duhet te denohesh me burgim te perjetshem

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Hallall kishin ndertu super lagje

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elson

            Pune e madhe u be me dorezimin e ketyre shpive respekte

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elsa

              Bravo qeveria Rama super pune kan bere gjithmone i kan mbajt premtimet

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dori

                Rama eshte njeri fantastik qe iu rri prane te gjithe personave qe kane nevoje per ndihme

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kevi

                  Ti gezojne shtepiat e reja ato banore dhe qofshin gjithmone te lumtur ne ato banesa

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Soni

                    Pune e paqme me kto shpi se i kishin merituar banoret e shkret vuajten boll

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tea

                      Ti gezojne shtepite e reja dhe mos pafshin me dite te tilla

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lali

                        200 familje nuk jan pak. Ju bekoft zoti

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qindshi

                          I gezofshi shtepite kush ka perfituar nga kto ndertesa

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iris

                            Megjithese jemi ne kohe krize ju nuk i late pas ndertimet e shtepive te reja. Ju pergezoj

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Turi

                              Ahahah shakat e kryeministrit e lezetojne mbledhjet qe ben

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Goni

                                Projekti i rindertimit projekti me historik qe ka ndodhur ne shqipri

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klajdi

                                  Pune e mire kjo ju lumt lerini ato tflasin pas kraheve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elma

                                    Rama do mbetet gjithmon mo i miri ne cdo aspekt se i ka dhen shqiperis nje energji teper pozitive

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alfred

                                      Ke bo nje gjo shume te mir qe po jua merr

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zio

                                        Jan me fat njerzit qe je ti ai qe ishe ne krye te qeveris kir ra termeti

                                        Përgjigjjuni
                                        1. O
                                          Oni

                                          Mesazh i qarte per ata te paudhet qe mendojne se do perfitojne

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Artan

                                            Analogji e bukur zoti kryeminister i sakte si gjithmone

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Agron

                                              Nje njeri punon nje jete per te patur nje shtepi.Keto familje kane qene me fat.Shqiperia mund te jete rast i rralle qe ka bere ndertimet ne kohe rekord .

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje